Pse veçse Sulejman Rexhepi

Pse nga të gjithë liderët fetar në vend dhe në rajon, një ditë të burgoset vetëm një lider, Sulejman Rexhepi, edhe atë jo për vepra fetare, në Rrugë të Zotit, apo për nacionalizëm, por, thjesht, për kriminalitet dhe kriminalizim të Institucionit që i është besuar. Shumë keq, por, domosdo të ndodhë e të mbyllet një kaptinë e errët, e trishtë dhe shkatërrimtare për islamin dhe për myslimanët e vendit

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Në vendin  tonë, por dhe në rajon, më konkretisht, në vendet që na rrethojnë, gjithandej ka komunitete fetare të organizuara përmes Institucioneve përkatëse autonome dhe me liderë të tyre fetar. Kështu ka qenë historikisht, kështu është sot dhe në mote.

Një gjë nuk shtë fortë e qartë? Pse kurrë, asnjëherë, asnjë bashkësi fetare nuk është ankuar se është cak i shërbimeve sekrete të shtetit. Çuditërisht, teori të tilla të konspiracionit janë zhvilluar vetëm në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. Pse vetëm BFI-ja na paska qenë nën vëzhgimin e “syrit të madh” të shërbimit seket maqedonas! Kush e thotë këtë, përveçse bashkëpunëtori i këtyre shërbimeve, “Zharkoja” (Sulejman Rexhepi), i cili gjithësesi që i ka njohur të gjithë ata bashkëpunëtorë kolegë, të cilët kanë qenë të infiltruar në BFI nga ana e shërbimeve sekrete!

Pra, më herët nuk ka pasur probleme të tilla, në asnjë etapë të historisë së vet, siç nuk ka pasur e nuk ka në asnjë komunitet tjetër fetar. Të paktën, kurrë, asnjë komunitet nuk ka shprehur ankesa të ngjashme si të BFI-së. Në BFI shërbimet sekrete zunë fill bashkë me Sulejman Rexhepin, i cili, me gjasë, sa herë që ankohet nga “dora e zezë” e shërbimeve sekrete, kjo ankesë i del nga inati dhe xhelozia për degradimin e tij në raport me gjeneratat edhe më pehlivanë se ai dikur.

Janë shumë “pse” që pezullojnë mbi BFI-në dhe mbi vetë Sulejman Rexhepin!

– Pse vetë Sulejman Rexhepi arriti të bëjë pasuri përallore nga të gjithë liderët e tjerë fetar të vendit por dhe të rajonit?

– Pse vëtëm Sulejmn Rexhepit i ndodhi disa herë destabilizimi deri në përçarje i BFI-së?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepit i ndodhi dy herë që t’ia uzurpojnë zyren dhe të bëjnë përpjekje për ta shkarkuar atë nga posti i pamertuar i “reisit”, gjest ky i panjohur në historinë shumeshekullore të BFI-së!

– Për dallim prej liderëve të tjerë që gëzojnë autoritet, respekt e dashuri prej të gjithëve, pse vetëm Sulejman Rexhepit i ndodhin që t’i ngriten padi penale për vjedhje, korrupsion, nepotizëm e kriminalizim të BFI-së?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepit i kin bashkëpuntorët e ngushtë?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi nuk ndjenë nevojë për t’u rrethuar nga këshillarë, nga personalitete me pedigre kombëtare e ndërkombëtare, por kërkon të rrethohet nga marionetat, nga idividët pa personalitet e të degraduar e të degjeneruar?

– Pse vëtëm Sulejman Rexhepi paditet për vjedhje të ndihmave humanitare?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi paditet për vjedhje të të mirave materiale që vijnë nga aksionet financiare që formojnë buxhetin vjetor të BFI-së?

– Shypi vendor e ndërkombëtar është tepër i matur me çdo lider fetar, sepse, liderët fetar nuk pranojnë për asnjë çmim që të bëhet lëndë e aferave të ndryshme! Pse vetëm Sulejman Rexhepi mbanë epitetin “nëna e aferave”?

– Pse shkruhet ditë për ditë vetëm për Sulejman Rexhepin, pse komentohet vetëm ky njeri, pse shahet e urrehet kaq shumë?

– Pse organet e drejtësisë nuk merren me asnjë lider fetar në vend e në rajon, ndërsa Sulejman Rexhepit nuk i ndahen?

– Pse policia financire nuk ka hyrë deri më sot në asnjë komunitet fetar kurse në BFI futen si në oborr të shtëpisë së vet?

– Deri më sot, shtypi botëror nuk e ka trajtuar si shef krimi asnjë lider fetar në vend e në rajon, me përjashtim të Sulejman Rexhepit, të cilin, CNN e krahason edhe me shefin e ISIS-it, El Bagdadin?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi projekton rrenën “tentim për atentat” dhe kur i dalin të palarat familjare në shesh, sakaq e fsheh rastin shtat pash nën dhe?

– Pse asnjë lideri fetar në vend dhe në rajon, nuk i kërcënohen bijtë e kombit, siç i kërcënohen Sulejman Rexhepit?

– Pse asnjë lider fetar në vend e në rajon nuk shpreh nevojë që të ruhet në çdo hap nga polcia e shtetit, siç e ka këtë nevojë Sulejman Rexhepi, i cili, edhe në wc në fund të oborrit shkon me eskortën e vet?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi nga të gjithë liderët fetar në vend e në rajon të ketë të drejtën të vjedhë pronën shoqërore dhe pastaj ta shpenzojë duke festuar ditëlindje personale, duke organizuar ahengje për qejf të vetin, me pevaçica e me meze dhe raki?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi nuk përjeton izolim miqësor e familjar, siç do të pësonte çdo lider pasi të provoheshin faktet që flasin për vepra hajnie e kriminale të tij?

Historikisht komunitetet fetare janë konsideruar si subjekt me shumë ndikim në shoqëri, prandaj dhe, gjithmonë kanë qenë në miqësi permanente me instancat më të larta shtetërore por edhe me faktorët ndërkombëtar. Është një rregull që, faktorët ndërkmbëtar që fiunksionojnë në një vend, të ndikojnë dhe ndihmojnë në formimin e sektorit civil, sepse, përmes shoqatave qytetare realizojnë shumë programe e projekte që janë në dobi të të gjithë komuniteteve në vend. Institucionet fetare nuk janë organizma aq të preferueshme për bashkëpunim me ndërkombëtarët.

– Pse vëtëm BFI-ja e Sulejman Rexhepit nuk ka asnjë shoqatë civile në gjirin e vet? Sepse, kontaktet me faktorin ndërkombëtar i do vetë ai, sepse, ndryshe si të mburret se ja, më duan edhe ndërkombëtarët!

– Pse që kur plasën aferat korruptive e kriminale, Sulejman Rexhep është i vetmi lider fetar kaq shumë i margjinalizuar dhe që nuk gëzon kurrfarë repekti prej tyre?

– Pse dikur BFI-ja ishte “odë e ndërkombëtarëve” kurse sot nuk vizitohet nga asnjë, ose, nëse vizitohet kjo bëhet vetëm për t’ia tërhequr nën rreshta vërejtjen Sulejman Rexhepit për sjelljet dhe veprimet kriminale me fund shumë tragjik, e që ky nuk i kupton?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi, nga të gjithë liderët e vendit dhe rajonit, e pati fatin që të futet në “listën e zezë” arabe?

– Pse vetëm Sulejman Rexhepi është i vetmi lider i mbushur me aq urrejtje sa që i jep vetës të drejtë për të folur me përbuzje për popuj, për kultura dhe civilizime të ndryshme?

– Pse asnjë lideri fetar në vend dhe rajon nuk i kërkohet largimi nga posti i liderit, siç ia kërkojnë këtë Sulejman Rexhepit, madje me dosje argumentuese prej qindra faqeve?

Natyrisht, mund të shtrohen edhe qindra “pse” të tjera rreth kriminalitetit të Sulejman Rexhepit dhe BFI-së së kriminalizuar? Një situatë kaq e palakmueshme do të kërkonte një zgjidhje. Deri te kjo zgjidhje ka dy rrugë: vetëtërheqje e plotë nga skena publike dhe, e dyta, detyrim nga populli! Në rastin e Mulla Sulës nuk mund të bëhet fjalë për tërheqje, sepse, është i bindur se asnjëherë nuk do ta përjetojë presionin e popullit mysliman, sepse e di fort mirë që populli mysliman çështjet fetare i lë në dorë të Zotit kurse çështjet kombëtare i merr në duart e veta.

E vetmja shpresë që popullata myslimane si dhe vetë islami të shpëtojnë nga kjo e keqe e turpshme dhe e mëkatshme është tek organet e drejtësisë, tek Prokuroria ku e presin dhjetra padi. Tash veçmë ia kanë hedhur njërin lak! Nuk do të ndalen së hedhuri derisa të vijnë te laku që do t’i rrije tamam për qafe!

Vërtet, pse nga të gjithë liderët fetar në vend dhe në rajon, një ditë të burgoset vetëm një lider, Sulejman Rexhepi, edhe atë jo për vepra fetare, në Rrugë të Zotit, apo për nacionalizëm, por, thjesht, për kriminalitet dhe kriminalizim të Institucionit që i është besuar. Shumë keq, por, domosdo të ndodhë e të mbyllet një kaptinë e errët, e trishtë dhe shkatërrimtare për islamin dhe për myslimanët e vendit, këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *