Qejfet moskovite të Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi duhej të ishte në një debat televiziv me oponentin e tij H. Afrim ef. Tahiri, por, duke premtuar se ky debat do të realizohet javën tjetër, Sulejman Rexhepi tregoi se gjendet në Rusi. Kësaj radhe nga skuqja turperuese Sulejman Rexhepin e shpëtoi Moska

Shkruan Diana Idrizi

Ndër ëndërrat e parealizuara deri me sot të Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, kanë qenë vizitat në Moskë dhe në Telaviv! Moskën e shkeli Mulla Sula, i ka ngelur vetëm edhe Izraeli.
Po pse ik për kot Sulejman Rexhepi në Moskë e në Çeçeni, ku Liga Islame paska organizuar konferencë! Sa i kushton ky udhëtim i kotë, i qejfeve moskovite, BFI-së së uzurpuar prej tij? Çka i hy në punë BFI-së ky udhëtim i kotë i Sulejman Rexhepit, i cili, jo vetem 10 mij euro sa i ka tërhequr nga arka e BFI-së për këtë udhëtim, por është në gjendje ta dëmtojë interesin kombëtar vetëm e vetëm që të takojë ndonjë arab për t’ia falur të gjitha sharjet e ofendimet që ia drejtoi popullit arab. Për këtë qëllim si link e perdor shoqëruesin e vet në Moskë, edhe pse fare mire e di se kush është profili i rrezikshëm i shoqëruesit.
Nga informata antipropagandë që e botuan ata të “departamentit” inekzistent për komunikim me opinionin, na kishin treguar se Sulejman kauboi qenka takuar me myftiun e Kajros, ndërsa në Grozni do të takojë edhe disa intelektualë!!! Ky është lajmi?!? Apo, kjo është dëshira e Sulejman Rexhepit që të takohet e të fotografohet dhunshëm me intelektualë (duke i tërhequr për krahësh si manjak), sepse u turpërua tepër shumë nga fotografimet me kriminelët ordinerë që i mbanë në bythë si mizat e kalit.
Pse harxhon kot Sulejman Rexhepi me prezantime nëpër evente ku prezenca e tij nuk çon kurrfare peshe dhe ku fjala e tij nuk dëgjohet përmes ndonjë kumtese apo fjalimi! Tashme organizatorët e dinë se Sulejman Rexhepi është një plak matuf e sklerotip përmes të cilit e nderojnë ekskluzivisht Institucionin fetar të Myslimanëve të Maqedonisë Veriore. Sikur të ishte diçka me peshë kjo Konferencë nga e cila do të përfitonin shqiptarët dhe myslimanët e Shqipërisë, edhe kryetari i Komunitetit do të shkonte në Moskë. Liderët racionalë nuk merren me ëndërra e me bredhje të kota që i kushtojnë tej masa Institucioneve që i udhëheqin. “Liderët” si tipi i Sulejman Rexhepit, të cilët i uzurpojnë institucionet për t’i shkatërruar e për të realizuar ëndërra moskovite, janë në gjendje që ta fikin arkën e përbashkët paçka se mund të stagnojë zhvillimi i jetës fetare islame. Po kush po e rruan për fenë xhanëm, Mulla Sula a? Kurrën e kurrës!
Rroftë Moska që ia hapi dyert Sulejman Rexhepit të veshur me bluzë të kuqe, si pionier komunist i Leninit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *