Referendumi do t’i hajë peshkaqenët e korrupcionit në Maqedoni

Referendumi i 30 shtatorit po afron ndërsa, të gjithë aktorët e angazhuar në fushatë po gënjejnë sa po munden. Vetëm një mini-aktor i margjinalizuar tërësisht po e gënjenë vetëveten, sepse e di që askush nuk i beson as “të vërtetave” të tij e as gënjeshtrave të tij, ndaj dhe detyrohet të vetëgënjehet. Të gjithë thonë të votojmë pro referendumit, sepse me votën “po” Maqedonia do të inkuadrohet në NATO dhe në BE. Rrenë e madhe kjo, madje edhe e Sulejman Rexhepit, si gjithnjë

Shkruan Zeqie Veseli (PhD)

 

Referendumi i suksesshëm do të thotë mundësi për Maqedoninë që të fillojë t’i plotësojë kriteret kryesore për inkuadrim në strukturat euro-atlantike. Këtë fakt e dinë të gjithë! Kriteri i parë është lufta kundër korrupsionit, i dyti është reforma të thella në drejtësi dhe, i treti, liri në media!
Kohë më parë, strukturave më të larta qeveritare i është thënë nga strukturat ndërkombëtare vendosëse për euro-integrime, që fill pas Referendumit, të konstituohen organet e shëndosha të drejtësisë, të fillojë “oda speciale” e gjykimit në kuadër të Prokurorisë Speciale. Të korruptuarit e mëdhenj, përfshirë liderë politikë e fetarë, struktura politike, kulturore e fetare, të gjithë abuzuesit me pushtet, vjedhësit keqpërdoruesit e forëcës së pushtetit, të gjithë do të përfundojnënë burg.
Këtë fakt e ka kuptuar edhe Sulejman Rexhepi, sepse edhe atij i kanë shkuar selamet se fundin e ka të trishtueshëm. Prandaj, askush pa i thënë, kapet për bisht të aksionit qeveritar për të apeluar për një Referendum sa më të suksesshëm. Pra, Sulejman Rexhepi i imponohet pushtetit për të treguar se sa lojal që është kurse si kundërshpërblim kërkon që mos të përndiqet as ai dhe as gjyqtarët dhe prokurorët që i ka korruptuar me paratë e fitrit, të zeqatit, haxhit dhe kurbanit të vjedhura pa dhembje. Sulejman Rexhepi akoma shpreson se kështu, si përherë, edhe pas Referendumit, kungulli do t’i shkojë mbi ujë!
Aktorët politik të cilët janë angazhuar që publikisht të apelojnë për ta kaluar me sukses Refrendumin i cili e legjitimon dhe e legalizon Marrëveshjen e Prespës, janë të motivuar, nëse jo edhe të urdhëruar që, sakaq, pas Referendumit, të nisin me kapjen e “peshqëve të mëdhenj”, qofshin ata edhe peshkaqenë politikë e fetarë! Këtë proces, në rrafshin politik, nuk mund ta shtyjë vetëm Zoran Zaevi dhe Ali Ahmeti, pa u përfshirë edhe njëri prej aktorëve kyç në skenën politike të Maqedonisë! Menduh Thaçi është një nga oponentët politikë që më së shumti ka kërkuar që të ngulfatet korrupsioni si dhe kriminaliteti në Maqedoni. Prandaj, jo rastësisht, lideri me më pak deputetë dhe, rrjedhimisht me fuqinë minimale politike, z. Menduh Thaçi, urdhërohet të angazhohet fuqishëm për të kaluar me sukses Referendumi. Është një insistim gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar që Menduh Thaçi “të shkundet” dhe ta ketë të qartë se është forcë e pazëvendësueshmë politike që mund të radhitet në krah të forcave që e duan Maqedoninë si shtet të fuqishëm pro-europian. Atje me banditë, me terrorist, me hajna, me kriminelë, me të korruptuar, me nepotistë, me zhvatës, me keqpërdorues të pushtetit, nuk mund të shkohet, madje as që mund të paramendohet një hap në këtë drejtim pa u pastruar shoqëria prej tipave të Nikolla Gruevskave e të Sulejman Rexhepave. Po flitet se, në grupin e këtyre 80 mij përgjimeve të reja që kanë rënë në duart e prokurorisë Speciale, janë qindra “bomba” që flasin për pazaret korruptive, për hajni, për amoralitet dhe për kriminalitet të Sulejman Rexhepit, duke e keqpërdorur pozitën në krye të BFI në RM.
Maqedonia nuk mundet në NATO e as në BE pa u pastruar nga këta dukuri, pa u formatuar dhe pa e instaluar antivirusin që do t’i ndjek edhe në birë të miut të gjithë bartësit e korrupcionit, kriminelët dhe shefat e tyre që japin urdhëra duke keqpërdorur pozitat politike dhe fetare.
Maqedonisë i duhet një Referendum i suksesshëm për të dëshmuar se, po, nga ky çast Maqedonia është e gatshme për t’u shkarkuar nga të gjithë “bakteriet virusale” që po përpiqen që fuqishëm të metastazojnë në shoqërinë tonë! Për fat të mirë apo për fat të keq, bartës të këtij procesi janë urdhëruar që të jenë Zoran Zaevi, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi si dhe disa faktorë që tashmë kanë kalur “vetingun ndërkombëtar” të pashpallur për Maqedoninë. Lista e atyreve që duhet të procesuohen është e gjatë, ndër dhjetëshin e parë pa dyshim që është edhe emri i Sulejman Rexhepit. Çdo shfrenim ka fundin e vet, siç e ka fundin e vet edhe kjo hazdisje prej mafiozi i Sulejman Rexhepit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *