Rënia pingule e BFI-së

“Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa kurrfarë aftësi.” (Xhorxh Bernard Shou)

Shkruan Flora Kransiqi, psikologe

Tani e gjysëm dekade Bashkësia Fetare Islame në RMV po përjeton, fillimisht një zvarritje tatëpjetë, ndërsa tanimë një rënie pingule, si pasojë e degradimit, keqmenaxhimit, planeve shkatërrimtare dhe rrënimit total, me qëllim të zhdukjes së çdo gjurme të arsyes dhe shkakut që sollën Institucionin deri në këtë derexhe të mjerueshme.
Për momentin, askujt nuk i intereson gradacioni i shkatërrimit të këtij Institucioni sepse, të gjithë janë në shigjetim të “lubisë” e cila po e shtynë këtë gradacion drejt gravitetit të rënis pingule! Shaku i rënies është Sulejman Rexhepi ndërsa aryeja është synimi i tij patologjik për t’u shpërfaqur në: kleptoman, oligark, autokrat dhe, në fund, plutokrat. Kjo shpërfaqe e llojllojshme kërkon edhe kushte të përshtatshme, ashtu siç do të kërkonte një mikrob për t’u zhvilluar. Në rastin konkret, Sulejman Rexhepit i duhej një miqësi e mirë me organet e rendit dhe të gjyqësisë për t’u shpërfaqur në kleptoman; një miqësi e mirë me pushtetin për t’u shpërfaqur në oligark, një ngrirje e miqësisë për të nxjerrë kokë autokrati dhe, një fenomen natyror në shtet e shoqëri për t’u treguar plutokrat i pashembullt.
Çdo shpërfaqe e Sulejman Rexhepit në kallëp të maskave nëpër faza të ndryshme, ka peshuar me rëndesë atomike mbi Institucionoin e BFI-së, i cili, ndonëse i ka bërë ballë “goditjeve bërthamore” të Sulejman Rexhepit, asnjëherë nuk arriti të dekontaminohet por, të kontaminohet gjithnjë e më shumë me avansimin e “shpirtit” drejt së keqes.
Sulejman Rexhepi si kleptoman: – hajn, me nevojë të pakontrolluar për vjedhje permanente dhe të pamotivuar! Vetëm hera e parë është e rëndë, e frikshme, e trishtushme, e pamundshme, iracionale! Sapo të kalohet ky prag i të moralshmes drejt mëkatit, ku shemben të gjitha barrierat e turpit dhe ku “mikrobi gjenë shtratin e rritës së vet”, ateherë pra, vjedhja bëhet veprim normal dhe, marrin kuptimin e morales edhe vjedhjet e të tjerëve që i organizojnë dhe i kryejnë për “kryevirusin” që e mbronë rrënimin e vjedhjes si “normë njerëzore”!
Vjedhja është dukuria absolutisht më e shëmtuar që mund ta ngjeshë fuqishëm “dhëmbin shkatërrues” të çdo vlere humane! Me vjedhje nuk nënkuptohet vetëm plaçkitja e të mirave materiale, por, për shembull, me përjashtim nga puna kryhet vjedhja e jetës së paqtë, me vrasjen e njeriut, kryhet vjedhja e jetës së tij, me korruptim të gjyqësorit kryhet vjedhja e mundësisë për të fituar pafajësinë etj. etj.
Pra, ushtrimi i zanatit të vjedhjes Sulejman Rexhepit i është dashur për veprime të mëtejme shumëdimensionale. I është dashur vetëm një vjedhje që më pastaj të hapërojë drejt të vetmit mik që e pret në majen e piramides së fitoreve – drejt rezilit!
Sulejman Rexhepi si oligark: – Sulejman Rexhepit i është dashur që dikush t’ia mbrojë afinitetin e kleptomanit, dikush që do t’ia duartrokasë këtë “shkathtësi”, dikush që do t’ia mjegullojë duke ia interpretuar si “aftësi magjike e të madhit”! Natyrisht, kleptomaninë mund ta përkrahin dhe ta përqafojnë vetëm kleptomanët, kështu që, nuk ngeli asnjë sahanëlëpirës i Sulejman Rexhepit që nuk u bë kleptomanë i vockël! Sepse, krah Sulejman Rexhepit nuk mund të bëhesh njëlloj si ai, madje as në kleptomani. Dhe, ky grup kleptomanësh që e koncentroi në duart e veta psurinë e Institucionit, që arritën të drejtën për të ushtruar kontroll financiar mbi Institucionin për arsye vetiake dhe korruptive, ky grup pra, ky gjysëmrijaset, ia shtoi peshën e oligarkut Sulejmn Rexhepit.
Sulejman Rexhepi si autokrat: – Është hapi i radhës që vjen pas oligarkut! Tani, pasi i ka korruptuar të gjithë sahanlëpirësit, ka arritur “pushtetin absolut”, kështu që, tërë pushtetin e vet e ushtron mbi këta feudë, të cilët obligohen që edhe kur të pordhë t’i thonë “shnet”! Kjo u paraqet kënaqësi atyre, të vetmën kënaqësi. Tashmë janë të bindur se nuk janë nëpër detyrat e veta sa për t’i ndihmuar në “pushtet”, për për t’ia ruajtur “pushtetin” duke u shndërruar në pankarta me momot: “rroftë hajnia”, “duke u betuar në Zot, ia arrijmë t’i fshehim veprat e ndaluara nga Zoti”, “kush nuk është me ne, është me armikun”, “Duke thirrur në unitet, thërrasim në respektim të punëve tona të fëlliqta” etj. etj.
Sulejman Rexhepi si plutokrat: – Në situata të jashtëzakonshme, kur shteti e shoqëria gjunjëzohen para fenomeneve të ndryshme natyrore, në sipërfaqe del “më i forti”, “më i pasuri”, “më trimi”, “shpëtimtari” – pra, nënshtrohen edhe vlerat dhe, hajni, kleptomani, shihet si “shpëtimtar”! Është shumë e sigurtë që, kësaj radhe, si pasojë e katastrofës së përgjithshme që do të shkaktojë Covid 19, do të na pllakosë edhe një krizë e rëndë ekonomiko-financiare. Sërish “shpëtimtari” i BFI-së do të dalë të jetë Sulejman Rexhepi, po ky vjedhës i bonove me vlerë që, sakaq do t’i nxjerrë nga xhepi, nëse i ka ngelur edhe ndonjë. Nëse jo, do të ik bashkë me Covid 19!
Është sekret publik fakti që, Sulejman Rexhepi nga Qeveria ka marrur bono të ndryshme me vlerë dhe, që të gjitha i ka futur në xhepin e vet. Hera herës, si në këtë krizë ekonomike si pasojë e korona virusit, nga xhepi i vet nxjerr ndonjë bono dhe, në humbjen e të gjitha shpresave nga ana e të nënshtruarve të tij, nis e shpërndanë rroga! Pra, ja pse intimisht Sulejman Rexhepi i mbanë bonot në xhepin e vet, kuse, realisht dhe sinqerisht “nëpunësit” e tij mendojnë se “reisi” i tyre është aq magjik sa edhe rroga arrrinë t’ju sigurojë! Pas rrogave, ia bëjnë kabullë të gjitha vjedhjet, madje edhe kafshatën e tyre që ua nxjerr prej gabzherri.
Plutokratët janë maja më e fëlliqtë shoqërore që për ruajtjen e paprekshmërisë së pozitave të veta kërcënohen me anarki totale. Pra, atyre u intereson pasuria personale e familjare, ata pushtein e blejnë me paratë e vjedhura, ata çdo rrezik janë në gjendje ta kërkojnë në shoqëri dhe, nëse e do nevoja, për rehatinë e tyre, janë në gjendje që ta shkrumbojnë tërë shoqërinë. Prandaj, ky tip “pushteti” është po aq i rrezikshëm sa një virus misterioz (si ky i sotmi) që është në gjendje deri në zhdukjen e tij të shfarosë çdo gjë të gjallë! Ngjashëm si Sulejman Rexhepi. Por, një është më se e sigurtë: do të mposhtet dhe zhduket! Pa dyshim!

Leave a Reply