Roosevelt, presidenti që shpiku termin “100 ditët e para të qeverisë”

Franklin Delano Roosevelt-Presidenti që shpiku termin “100 ditët e para të qeverisë” dhe Themeluesi (The Founder) i Lidhjes së Kombeve të Bashkuara.

“….lideri botëror që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinë në -“100 ditë” –thënë ndryshe në pak javë… “

Nga Raimonda MOISIU

“Franklin Delano Roosevelt është Presidenti i 32 të i SHBA-së i zgjedhur në vitin 1932, dhe është Njeriu që shëndrroi Epërsinë dhe Veprimin në Princip. Presidenti që shpëtoi Kapitalizmin dhe Demokracinë amerikane në pak javë dhe me të erdhur në pushtet shpalli “Kompromisi i ri” (New Deal) –të quajtur ndryshe edhe “100 Ditët” në muajt e parë të administrimit të presidencës-ashtu sikundër pati premtuar gjatë fushatës së tij elektorale,- pra është Presidenti i parë i SHBA-së dhe lideri i parë botëror që eksperimentoi- ndryshimin në “100 ditë”-shin e parë të qeverisjes. Gjendja e mjerueshme dhe kushtet e vështira sociale të shkaktuara nga kolapsi ekonomik, (Depression Era), u dhanë demokratëve një fitore të sigurtë më 1932. Presidenti pararendës Hervert Hoover, pavarësisht programit ambicioz të masave për zbutjen e varfërisë e papunësisë nga ana e qeverisë federale, ai nuk morri në konsideratë ndihmën e mirëfilltë e të drejtëpërdrejtë për individët e dëshpëruar të prekur nga depresioni ekonomik, por strategjia e programit të tij ekonomik e social parashikonte të ngjallte besim e ndihmonte në të holla-bisneset dhe institucionet industriale të falimentuar, ndërkohë që jeta e amerikanëve sa vinte e varfërohej, papunësia dhe të pastrehët rriteshin nga dita në ditë.

Kështu, përballë presidentit Hervert Hoover, demokratët zgjodhën Guvernatorin e New York-ut, ideatorin e programit model për zbutjen e varfërisë, i programeve sociale, për pensionet e shtresës së të moshuarve, asistencë sociale për papunësinë, programe publike të guximëshme, të fuqishme dhe këmbëngulëse. Ai ishte Franklin Delano Roosevelt!

Roosevelt shtegëtoi cep më cep të Amerikës, me orar e pa orar në një fushatë elektorale energjike e historike. Populli amerikan, mbështetësit e tij e shihnin atë me qaforet shtrënguar rrotull këmbëve teksa lëvizte me karrocën e invalidit, i mbërthyer që në moshë të re, në vitin 1921, nga sëmundja e Polios.

Me përpjekje e sakrifica, sëmundja nuk e pengoi Presidentin e 32 –të të Amerikës të conte në zemrën e cdo amerikani premtimin e tij-New Deal—marrëveshjen dhe kompromisin e ri dhe të gjithë së bashku të punonin për kurimin e ekonomisë amerikane. Kështu në nëntor amerikanët i dhanë Roosevelt 22.8 milion vota -dhe presidentit Hoover-15.8 milion, -Roosevelt kryesonte Kolegjin elektoral; 472 përfaqësuesë për demokratët dhe 59 –ë të tillë për republikanët. Gjatë muajve të parë të Administratës së tij, të deklaruara e njohura si “100 ditët e para”, Roosevelt morri një pamje ekspansive të fuqisë presidenciale, pafutur aspak në grackë Kongresin, ai paraqiti urgjentisht legjislacionin gjithpërfshirës për emergjencën kombëtare – për rimëkëmbjen nga kolapsi ekonomik. Kështu që në seancën e parë të Kongresit, me një lëvizjë të matur e të zgjuar në një situatë të tillë kritike për vendin, duke patur parasysh premtimet në fushatë, ai bëri draftin dhe ngriti Kompaninë Federale të Sigurimit të Depozitave, duke jua garantuar depozitat bankare amerikanëve, të cilët i patën tërhequr ato nga bankat dhe i kishin qepur në dyshekë dhe jastëke. Ata iu bindën Presidentit të tyre me patriotizëm duke ridepozituar kursimet e tyre. Zgjeroi kompetencat e Bordit të Arkës Federale, ngriti Korporatën e Huazimit të pronarëve të shtëpive –për t’i ndihmuar ata të mos humbnin shtëpitë, miratoi Ligjin e Obligacioneve Federale, ligj i cili ju kërkonte kompanive të deklaronin informacionin e plotë financiar mbi huamarrjet dhe aksionet financiare të reja. Për të luftuar papunësinë, Roosevelt i kërkoi Kongresit të lëvrojë 500 milion dollarë për programet e ndihmës sociale, për të hapur vënde pune, duke përfshirë edhe Mbrojtjen Civile të Shoqërive Aksionare. Për të stimuluar industrinë, Roosevelt iu drejtua Kongresit Amerikan të miratojë Projektligjin e Rimëkëmbjes Kombëtare të Industrisë, edhe pse industria vetë fillimisht i rezistoi mundishmëm presionit, Roosevelt ushtroi kontroll në Wall Street, i ashpër me taksat dhe i rezistoi presionit për të nacionalizuar bankat. Me miratimin e Projektigjit të Nëpunësit Cvili –ai krijoi Administratën Publike dhe i detyroi liderët industrialë të miratojnë ligjet e praktikave të ndershme, duke i lejuar ata sipas rendit të vendosnin tavanin e cmimeve, pafrikën e ndonjë procedimi antitrust. Pagat minimale dhe orët e punës të vendosura sipas ligjit, dhe klasës punëtore iu dha të drejtën për marrëveshje kolektive. Përvec ligjit, ai ngriti Këshillin e Rimëkëmbjes Kombëtare të udhëhequr nga Gjeneral Hugh Johnson. Ky Këshill ishte përgjegjës për hartimin e një sërë projektligjesh në favor të biznesit. Edhe pse qeveria federale mundi të kryente reforma të thella progresive, si krahun e punës nga fëmijët në industrinë tekstile dhe industrive të tjera, në të njëjtën kohë ajo iu dha të drejtën edhe sindikatave të punëtorëve të përdornin legjislacionin për të fituar më shumë pushtet dhe të tërheqnin anëtarë. Roosevelt ishte i shqetësuar dhe tregoi interes për gjendjen e mjerueshme të fermerëve amerikanë dhe krijoi në bashkëpunim me Kongresin, Administratën e Rregullimit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në maj 1933. Progami i kësaj administrate kishte si qëllim të vendoste kufirin e prodhimit, subvecioneve federale dhe cmimet bujqësore në “barazi” me cmimet e fermerëve që patën gëzuar dikur, kohën kur bujqësia ishte në ditët e saj më të mira ekonomikisht.

Një qind ditët e para gjithashtu ligjësuan lindjen e Tennessee Valley Authority-një agjensi përgjegjëse për programet e përgjithëshme sociale brenda autoritetit të rajonit. Në përballje me kolapsin ekonomik që kishte mbërthyer Amerikën, Roosevelt vendosi të marrë në varësi cdo gjë Post-Kongres, biles e bënte me arrogancë packa se ishte i pafat në realizimin e marrjes në varësi të Gjykatës së Lartë. Ai po priste sa majtas –djathtas dhe nuk ishte nga ata që të falte. Sa morri mandatin në 100 ditëshin e parë- hidrocentralet, plehrat kimike për konservmin e tokës, kontrollin nga përmbytjet dhe pyllëzimi, duke marrë njëcerek milion punëtorë krahu, endacakët e të papunët , ata që rronin me asistencë sociale, dhe i detyroi të pastronin pyjet për të hapur toka për rrugë, ndërtesa dhe duke ndërtuar qytete e qëndra banimi. Me një shkathtësi e aftësi admiruese i bëri që të gjithë të punonin, duke vënë përfomancën mbi përkushtimin. Roozvelt më 5 mars 1933-dita e parë e plotë në zyrën e tij presidenciale, u zbavit duke dhënë një fjalim legjionit amerikan, thirri nën armë veteranët e liruar –krijoi një ushtri të tipit Musolini –për të mbrojtur bankat nga dhuna, anarshia dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë në vend.Ky akt sa befasues dhe i mahnitshëm i një lidershipi “të rrëmbyeshëm” dëshmoi “momentin final” të një politike modern amerikane: Roosevelt shpëtoi Kapitalizmin e Demokracinë në 100 ditët e para të Presidencës së tij.Populli amerikan e adhuronte Roosveltin për atë cfarë ai po përpiqej të bënte në ato “100 ditët”. Edhe pse nëntë milion njerës ishin akoma të papunë në 1934, Demokratët patën sukses të kishin epërsinë më të madhe, në të dyja dhomat e Kongresit amerikan. Të papunët ishin lojalistë ndaj administratës të Roosevelt, sepse ata vlerësonin vendimet e tij në caste dramatike. Katër milion prej tyre u punësuan nëpërmjet Projektligjit të Emergjencës për Rimëkëmbjen Kombëtare, dhe shumë të tjerë u trajtuan me fondet publike.Megjithëse kongresmenët dhe vetë Presidenti ishin në dilemë për koston e FERA—program punësimi nga Administrata e Punëve Civile, por ata e mirëkuptonin si domosdoshmëri projektin e punësimit. Roosvelt hoqi taksimin mbi të dhe në vitin 1934, pra vitin në vazhdim ai i bëri thirrje Kongresit të ngrinin Administratën e Mirëqënjes Sociale e Publike, dhe nga viti 1935 deri 1943-e, kur ky program po përshënditëte, u shpenzuan $ 11 bilion dhe u punësuan 8.5 milion njerës. Ndër komponentët e WPA-u bënë publike programet për projektin e Artit e Kulturës, Theatrit, Statusi i Shkrimtarëve dhe i Rinisë. Megjithëse u derdhën miliona dollarë në ekonominë amerikane nëpërmjet programeve federale, Great Depression vazhdonte ta mbante të mbërthyer Amerikën. Në fillim te vitit 1936 Roosevelt filloi “Second New Deal” ( “100 ditëshin e dytë të ndryshimit” )-dhe Kongresi vazhdoi punën dhe gjatë këtij kompromisi të dytë të ri, duke kthyer në ligje e projektligje më shumë programe. Presidenti Roosevelt kishte vullnetin për të bërë kompromise shumë më tepër se kushdo e në kohën e duhur. Për të dekretuar Projektligjin për numurimin e punës ai braktisi bazën liberale dhe përkrahu versionin konservator të tij:krijoi pensionet për të moshuarit, nëpërmjet taksimit të rrogës. Roosevlet dhe Kongresi Amerikan dekretuan: Projektligjin e “The National Labor Relations” (Marrëdhëniet e Punësimit Kombëtar”)-që do të thotë; Marrëdhëniet -mes Punëtorëve e Punëdhënësve, të Punës e Çështjeve sociale- i njohur ndryshe si Ligji i Wagner-it, ligj i cili rriste fuqinë e punës kolektive, Projektligjin për kontrollin e Energjisë Elektrike dhe Gazit për ngrohje, Projektligjin për Elektrifikimin dhe Zhvillimin e Zonave Rurale, Projektligj që coi energjinë elektrike në 9-ë zona rurale e ferma në Amerikë; Projektligjin për Taksimin e Shëndetit Mjekësor.

Por para mbarimit të “100 ditëshit të dytë”, erdhi viti 1936-ë-viti që shënoi mbarimin e mandatit të parë presidencial, pra viti i zgjedhjeve presidenciale dhe ky mandat ishte për Roosevelt-Një Fitore e Plotë! Ai bëri fushatë në cdo shtet-përvecse në Maine dhe Vermont, dhe e mundi oponentin e tij Alfred M.London, prej me më shumë se 10 milion vota. Edhe në mandatin tjetër pati ulje e ngritje dhe ndiqte të njëjtën politikë, sa të pasurit dhe biznesi i madh e quajtën tradhëtar, por Roosevelt ishte njeri që epërsinë e kthehu në princip. Shumë demokratë u përpoqën ta ndalonin për të mos fituar sepse e shihnin si njeri i paqëndrueshëm dhe i rrëmbyeshëm, duke e quajtur atë një “eksperiment-administrator i guximshëm e këmbëngulës”, por amerikanët e votuan edhe për mandatin e tretë e të katërt.

Ndërsa Amerika po përballej me Depression Era, ngjarjet në tërë globin po bëheshin më të pasigurta e të rrezikëshme për kombet e botës. Në Itali, Musolini dekretoi një projektligj për trainimin universal të ushtrisë dhe pushtoi Etiopinë, në 1935. Gjenerali Francisko Franco grumbulloi një forcë ushtarake rebelësh dhe filloi luftën kundër qeverisë spanjolle. Në korrik të vitit 1937-ë, Japonia pushtoi Kinën përsëri. Në vitin 1938 Gjermania e Hitlerit pushtoi dhe aneksoi Austrinë.Megjithë ndjenjën e fortë izolacioniste dhe lufta po përhapej anëmbanë botës, Roosevelt ndjehu detyrimin t’i vinte në ndihmë Anglisë dhe Europës Perëndimore. Kur sfidat ndryshuan ai ndryshoi kursin, duke deklaruar; “Marrëveshja e Re”, me “Të fitojmë Luftën” –Ishte një luftë e drejtë në kohën e duhur. Presidenti historik Franklin Delano Roosevelt mendonte se njëanëshmëria ishte shkatërrimtare.

Sulmi i befasishëm nga Japonia ndaj Pearl Harbor i dhanë atij pretekstin e duhur, për të cilin ai kishte nevojë dhe shkroi historinë; -Amerika hyri në Luftën e Dytë Botërore dhe e fitoi atë, e udhëhequr nga Presidenti më Popullor dhe Presidenti që shërbeu më gjatë në historinë presidenciale amerikane -Franklin Delano Roosevelt.

Lufta e Dytë Botërore do të bënte atë që nuk arriti ta bënte “New Deal; I dha fund kolapsit ekonomik –The Great Depression! Sidoqoftë Kompromisi i Ri ( New deal)-i njohur ndryshe “100 ditë”-shi -pati përmbushur shumë nga axhenda progresive e reformës që gjeti zhvillim e mbështetje për më shumë se një shekull. Më shumë se cdo gjë tjetër New Deal me Projektligjin për Numurin e Punës dhe Projektiligjet e tjera reformuese –profilizuan Amerikën modern të shekullit të 20 –të. Udhëheqja presidenciale nga Roosevelt edhe sot e kësaj dite ofron disa ide të dobishmëme për Shtëpinë e Bardhë dhe për këdo që është i intriguar nga misteret e lidershipit. Disa nga metodat e drejtimit të shtetit bazohen në metodat e lidershipit të parë botëror që premtoi ndryshimin në “100 ditë”dhe Themeluesit të Lidhjes së Kombeve të Bashkuara – Franklin Delano Roosevelt. /Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *