Sa më e lartë varfëria aq më të mëdha orekset e BFI-së së Mulla Sulës

Sulejman Rexhepi, edhe kësaj radhe, krye më vete, pa respektuar të paktën mendimin e shtatë myftinive të vendit, paska sjellë vendim që çmimi i sadakatul fitrit për vitin 2020 të jetë 150, 200, 300 den. Si asnjëherë më shtrenjtë, bazuar edhe në situatën e rëndë ekonomike, sociale e shëndetësore nëpër të cilën po kalojnë qytetarët, sidomos myslimanët e vendit

Nga Kadire Bajrami, ekonomiste

Tre muaj radhazi dyqanet, tezgat, “bisnese” të mbyllur, shumë punëtorë të larguar nga puna, shumë firma të falimentuar, as në periudhën e recesionit global, më vitin 2009, nuk ka qenë më e rëndë situata e mirëqenies. Gjithandej varfëri, gjithandej skamnorë, gjithandej njerëz në nevojë. Dhe, Sulejman Rexhepi, me të babziturit e vet, shkon dhe e ngrit çmimin e sadakatul fitrit në nivele stratosferike për situatën aktuale!
Nuk guxon të manipulojë Sulejman Rexhepi dhe ta paraqesë edhe BFI-në me të njëjtat probleme si dyqanet e Çarshisë së Shkupit, sepse, buxheti i sivjemë është hartuar dhe siguruar nga të hyrat e vitit që iku, që është llogaritur si një ndër vitet më të suksesshme ekonomikisht. Pra, buxheti i BFI-së akoma duhet të jetë plotë! Veçse duhet të kthehen ato para të vjedhura, të ngritura pa kurrfarë arsyetimi e leje nga xhirollogaria e BFI-së, si ai 1 milion euro i ngritur më 20. 01. 2020 nga Sulejman Rexhepi! Paratë duhet të kthehen, plus edhe ato që janë vjedhur për ta shtuar pronën e tundshme dhe të patundshme të Sulejman Rexhepit dhe, BFI-ja nuk do të ketë nevojë të jetë në nivel të lypësit të shpifët!
Veç kësaj, BFI-j zotëron me një shumë të madhe të bonove në vlerë nga çmimi i pronave të denacionalizuara; BFI-ja disponon me një numër të madh të dyqaneve, mi 100 të tillë, që të gjitha të lëshuara me qera dhe, asnjëra më poshtë se 200 euro! BFI-ja ka pasur rezervë një shumë të madhe të parave, ndryshe, nuk do t’i kishte hyrë ndërtimit të hotelit me 5 yje, edhe atë ekskluzivisht me paratë e BFI-së! Ku ngelën ato? Kush i vodhi? Nga u tretën! Si u krijua kjo gropë e tmerrshme financiare në BFI, të cilën tani Sulejman Rexhepi tenton ta mbushë me sadakatul fitër kaq të lartë!
A nuk po e sheh dhe nuk po e ndjenë Sulejman Rexhepi varfërinë që e ka pllakosur popullatë myslimane në vend?
Me gjasë, Sulejman Rexhepi punon me logjikën “Sa më e lartë varfëria aq më i madhë oreksi i babzitur i Sulejman Rexhepit, këtij falimentuesi të BFI-së!
Prandaj, çdo i dyti mysliman edhe sivjet sadakatul fitrin do ta derdhë në xhirollogarinë e humanistit më të madh shqiptar, Halil Kastratit. Nga ata që do të ngelin për të paguar, çdo i dyti do ta derdhë sadakatul fitrin në xhirollogarinë e humanistit tjetër të padiskutueshëm, hoxhë Elvis Naçit. Nga ata që do të ngelin, një përqindje e madhe e tyre sadakatul fitrin do t’ia japin të varfërve të vendit, një numër tjetër shoqatave bamirëse të vendit, studentëve, nxënësve larg familjes, jetimëve, bonjakëve.
E atëherë, çka do të ngelë për Sulejman Rexhepin?! Ky një herë ta publikojë dokumentin e zekatit që do ta paguajë për pasurinë e vet të hatashme, natyrisht, të jashtëligjshme! Apo, i vetëdishëm se është pasuri e jashtëligjshme, nuk do të paguajë fare! Ai nuk jep, ai veç merr, sa t’i dojë zogu i qejit. E ai “zog i qejfit” të tij është shumë i varfër…

Leave a Reply