Shaqir Fetahu një bastard që refuzohet nga BFI-ja

Bashkësia Fetare Islame në RMV tashmë ka traditë në zgjedhjet e organeve të veta! Prijësi i saj zgjedhet konform Kushtetutës dhe rregulloreve përkatëse. Asnjëherë nuk ka pranuar dhe nuk ka duruar që të drejtohet nga “prijës” të caktuar nga UDB, e as nga “prijës” ta caktuar nga gjykatës maqedonasë. Nuk do ta pranojë e nuk e duron as një “prijës” bastard të tipit të Shaqir Fetahut të instaluar përkohësisht nga shërbimet e ndryshme antiislame


Shkruan: Mr. Eset Shaqiri


Rikolonialistët dështakë të fundit të BFI-së, të cilët dhunshëm erdhën në krye të saj derisa të kryen zgjedhjet e rregullta, po sillen sikur tashmë t’i kenë kryer këto procese prej nga duhet të dalin organet legale dhe legjitime të këtij Institucioni! Nga disa bashkëpunëtorë të deridjeshëm, sahanëlëpirësa, u dëbua Sulejman Rexhepi dhe kinse qenkan marrur vesh që tash e tutje ta drejtojë BFI-në Shaqir Fetahu! Kush ka vendosur për këtë bastard? Kush është në fakt Shaqir Fetahu, i cili, imponimin e vet nga strukturat antiislame dëshiron ta paraqesë si çështje tashmë të kryer dhe të “vulosur” nga dhjetra individë që po vikan dhe po ia urojnë “reisllëkun”! Vetëm një bastard i pafytyrë do të pranonte zhvillimin e një “piari” të tillë! Krejt myslimanët e Maqedonisë së Veriut e dinë që, sikur edhe tërë bota të rreshtohet e të presë në radhë për t’ia uruar “reisllëkun”, Shaqir Fetahu, si pikë e parë, nuk është i zgjedhur nga askush, si pikë e dytë ai është i imponuar dhunshëm në drejtimin e këtij Institucioni deri në zgjedhjet e rregullta, se vetë Shaqir Fetahu, për shkak të biografisë së tij me shumë elemente kriminale, nuk mund të jetë reis dhe, si ushtrues detyre ai nuk e ka të drejtën e konkurrimit por vetem të zhvillimit të procesit të zgjedhjes së reisit. Shaqir Fetahu tashmë njihet si sinonim i politikave kriminale që e falimentuan BFI-në.

Shaqir Fetahu abnormal

Shaqir Fetahu është një prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të Sulejman Rexhepit! Janë me qindra deklarata përmes të cilave ai vazhdimisht është mburrur me atë që është krah i djathtë i Sulejman Rexhepit. Ndërsa Sulejman Rexhepi ka qenë i kritikuar si spiun, si bashkëpunëtorë i sistemit komuniist, si udbash, si hajn, tradhëtarë, si shkatërrues i BFI-së, si vjedhës i vakëfit, për ç’gjë edhe në fund e larguan (vepra këto që sanksionohen me Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së), atëherë si ka mundësi që “pasardhësi” i tij të jetë Shaqir Fetahu! Sulejman Rexhepi nuk ka mundur të vepronte asnjë vepër penale sikur mos ta kishte përkrahje e Shaqir Fetahut, sikur mos ta kishte nxitjen, motivimin dhe ndihmesën e Shaqir Fetahut në tërë atë opus të veprave penale! Shaqir Fetahu nuk mund ta kamuflojë bashkëpjesëmarrjen në krim duke e prezantuar veten si “reis” të cilin po e uron dhe përkrah mbarë bota! Shaqir Fetahu edhe në këtë rast po kryen vepër penale, sepse edhe po gënjen por edhe po i keqinformon të gjithë ata që po i pranon në zyrë, duke mos u treguar se ai është kuadër politiko-partiak i detyruar që të vihet në krye të një procesi përfundimi i të cilit varet nga rezultatet e zgjedhjeve të pritshme politik. Nëse partiakisht do të tregohet i suksesshëm mund t’i buzëqeshë fati e të vazhdojë “drejtues i dhunshëm” (si dikur drejtuesit e dhunshëm të politikavë millosheviqiane në Kosovës), nëse jo atëherë vështirë se do të mbetet edhe imam në Çegran! Para një dilemë të tillë do të pranonte të gjendej vetëm një abnormal! Secili njeri normal e di se Shaqir Fetahu është një zgjatim i stërholluar i politikave piraterie të Sulejman Rexhepit në BFI! 

Shaqir Fetahu karrierist i verbuar

Një njeri që mundohet t’i bëj Bajram vetes ai nuk është i sinqertë as me vetëveten e as me rrethin, prandaj ai do të konsiderohet si abnormal! Vetëm një karrierist i verbuar si Shaqir Fetahu pranon që ta pasojë ish-udhëheqësin e vet të cilin e ka ndihmuar, përkrahur dhe motivuar në shumë krime dhe në kriminalizim të institucionit. Dikush mund t’i ketë premtuar amnesti me kusht të pranimit të kësaj detyre por, tërë kjo mund të jetë vetëm një lojë fëmijërore, sepse, dihet që, Sulejman Rexhepi nuk ishte i vetë në tërë ato krime që përfunduan me largimin e tij, se kishte përkrahje të gjërë, madje më së shumti nga Shaqir Fetahu! Shaqir Fetahu u bë vegël e djallit si në përkrahjen ashtu edhe në largimin e Sulejman Rexhepit, kurse nuk e kuptoi se vegla e djallit nuk mund të jetë drejtues i një institucioni islam i myslimanëve të RMV-së. Nuk mund të jeshë edhe djall edhe drejtues i BFI-së, më sa a mundi Sulejman Rexhepi! Bashkëpunëtorët e deridjeshëm të Sulejman Rexhepit, të cilët publikisht radhiteshin pas çdo paraqitje të tij publike dhënë përkrahje dhe duke i premtuar unitet në krim e në hajni, sot nuk mund të jenë pasues të tij. Ra kryeministri – bie tërë qeveria! Vetëm një karrierist i verbuar mund të mendojë se ka të drejtnën e “udhëheqësit”, kësisoj, duke e ofednuar rëndë tërë popullatën. Dhe, në këtë paturpësi, në këtë ofendim të poshtër që ia bën popullatës, a mund të pretendojë se ai mund të jetë “prijës”! Shaqir Fetahu duhet të përballet me drejtësinë, duhet të fitojë pafajësinë në sy të popullatës dhe tek pastaj të pretendojë që të konkurrojë në ndonjë post drejtues të organeve të BFI-së! Deri atëherë, ai do të ngelë e do të kundrohet vetëm si një karrierist i verbuar e i çmendur totalisht!

Të gjitha veprat penale të Shaqir Fetahut

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, ka mjft dokumenta, argumenta e fakte të cilat do ta kishin përligjur të qenurit teolog e jo më të lejojë që Shaqir Fetahu, ky lojtar naiv politiko-partiak, të jetë në krye të Institucionit të BFI-së. Shaqir Fetahu është një barrë shumë e rëndë e mbushur përplotë me vepra penale! Shaqir Fetahu thotë se Sulejman Rexhepi shkarkohet sepse ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së! Sa kohë e ka shkelur këtë Nen? Në sa pika e ka shjkelur këtë Nen? Sulejman Rexhepi nuk e shkeli këtë Nen vetëm në Ditën e Bajramit që, sakaq, në vend të tij të vie “i emëruari” politik nga shërbimet antiislame! Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI mbi pesë vite rresht ka shkruar, ka publikuar fakte e dokumenta, mbi pesë vite rresht ka tërhequr vërejtjen për faktin që Sulejman Rexhepi dhe feudët e tij (pra edhe Shaqir Fetahu) po e shkatërrojnë BFI-në! Shaqir Fetahu ka derdhur “lotë krokodilli” për tërë ato vërejtje që i nënvizonte vazhdimisht kjo Lëvizje kundër Sulejman Rexhepit. Sa herë që është shkruar për hajnitë dhe për zhvatjen e Sulejman Rexhepit, sa herë që është shkruar për vjedhjen e fitrit, të zeqatit, të vakëfit, të kurbanit, të haxhit, sa herë që është shkruar për keqpërdorimin e financave të BFI-së për pasurim personal, natyrisht që është menduar edhe në Shaqir Fetahun, si përkrahës i drejtëpëdrejtë i këtyre veprimeve. Këtë fajësi Shaqir Fetahut ia njohin të gjithë myslimanët e vendit, kurse habit përpjekja e tij idiotike që të tallet edhe më tej me këta myslimanë, duke i injoruar me do përkrahje që vijnë si shenjë gëzimi që u largua Sulejman Rexhepi dhe jo se u zgjodh pasuesi i tij! Askush nuk pret prej Shaqir Fetahut që ai të jetë nikoqir i mirë me “të ftuarit e tij” dhe me të dirigjuarit partiak, por, të gjithë prej tij presin që sa më shpejt t’i përgatisë komisionet përkatëse të nevojshme për të siguruar një zgjedhje legale dhe legjitime të reisit të ardhshëm.

Shaqir Fetahu bastard i politikave dështuese

Shaqir Fetahu edhe më tej është duke menduar se ka qenë pjesëtarë i një “strukture sekrete” e cila brenda dy dite ka arritur që ta çlirojë BFI-në nga Sulejman Rexhepi! Ai mendon se popullata myslimane e vendit është duke hëngër barë dhe nuk ka nga të angazhojë trurin për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Shaqir Fetahu mendon se popullata myslimane e vedit kur do të kuptojë se është imponim politiko-partiak do të tërhiqet dhe, duke u rreshtuar në radhë për shprehje të urimeve e përshëndetjeve, do ta gëlltisë edhe këtë turp, siç e gëlltiti Sulejman Rexhepin. Prandaj dhe, duke qenë kaq naiv dhe kaq i pacipë, ai shkon dhe organizon takim me gazetarët sa për t’i qerasur me bakllavë! Kur ata ia refuzojnë bakllavën dhe kur e pyesin se kur do të organizohen zgjedhjet, kur do të ketë përgjigje se pse u shkarkua Sulejman Rexhepi, ky përgjigjet se nuk do të flasë me “gjuhë rrugaçërie”, me “urdhëroni të ëmbëlsoheni me bakllavë” dhe se “po i analizojmë faktet dhe argumentet e pastaj do të dalim në opinion”! Do me thënë Shaqir Fetahu ”shkarkon” e pastaj “analizon”, sjellje kjo tipike gruevskiane: “burg e pastaj akuzo”! Përgjigje tipike e një bastardi të politikave të dështuara.Asnjë analizë për shkarkimin e Sulejman Rexhepit nuk është e plotë, e saktë dhe e realtë nëse në ato analiza nuk gjendet emri i Shaqir Fetahut si bashkëpunëtorë më i vjetër i Sulejman Rexhepit të cilit ia ka fshehur të gjitha gjurmët e krimit dhe të kriminalizimit të BFI-së! Nuk ka asnjë parti në botë që do të shkonte deri në fund në kompromitim dhe në konflikt me dejtësinë për ta mbrojtur Shaqir Fetahun nga faktet, argumentet që do të publikohen e që flasin për shpirtprishurinë e tij që ka vegjetuar në të njëjtët valë me shpirtprishuninë e Sulejman Rexhepit. Shaqir Fetahu mundet të “dalë i nderuar” vetëm nëse sa më shpejt vetëdijësohet, heq dorë nga vendime të ndryshme që pa dyshim do të trajtohen si vepra penale, sa më shpejt formon komisionet dhe e hap procesin e zgjedhjes legale dhe legjitime të Reisit. Ndryshe, do ta gëzojë historikisht epitetin e “pastruesit të dështuar të gjurmëve të krimit dhe të kriminalzimit të BFI-së”! Përgjegjësia penale do të jetë edhe më e rëndë, e papërballueshe madje për cilindo subjekt politik. Fuqinë kriminale, politike, juridike, partiake, të Sulejman Rexhepit vështirë se mund ta ketë dikush! Megjithatë – Sulejman Rexhepi u dogj, me të u dogjën edhe të tjerët, sado që mendojnë se kanë fatin e feniksit! Krejt në fund, Shaqir Fetahu strukturalisht, por edhe si kompozicion shpirtëror, është pjellë e politikave destruktive të Sulejman Rexhepit. Nga kjo hipotekë ai nuk mund të lirohet deri në ahiret, qoftë kjo edhe duke u prostituua me përgëdhelje politiko-partiake, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveç përshpejtim të falimentimit shpirtëror.

Leave a Reply