Shaqir Fetai a ia tërheqi vërejtjen Sulejman Rexhepit për veprimet e tij haram?!

Me një lutje prej hipokriti, të publikuar në face book-un personal, Shaqir Fetai kërkon që nëse gabon diku menjëherë t’i tërhiqet vëmendja, ndryshe nuk ua bën hallall! Në fakt, gjestet e tij prej hipokriti, prej mynafiku dhe prej diletanti, na e tërheqin neve vëmendjen që ne pastaj t’ia tërheqim vërejtjen Shaqir Fetait për tërë atë veprimtari antiislame!

Po pse ka nevojë për këtë “vëmendje” Shaqir Fetai? Apo i është bërë kompleks, sepse kështu nuk ka vepruar kur ka qenë natë e ditë me Sulejman Rexhepin, nëpër vjedhje, nëpër shtabe ku planifikohej shkatërrimi i vakëfit, nëpër ahengje ku kërcehej e këndohej bashkë me pjevaçica, nëpër festime të gëzimeve personale të Sulejman Rexhepit, nëpër mbledhje ku verifikohej vjedhja e haxhit, fitrit, zeqatit, mostherrja e kurbanëve, vjedhja e parave të kurbanëve të paguar. Thjesht, Shaqir Fetai ka qenë dëshmitarë i mijëra veprimeve kriminale të Sulejman Rexhepit dhe, asnjëherë nuk arriti t’ia tërheqë “vëmendjen” Sulejman Rexhepit, ndërsa ky asnjëherë nuk ia bëri hallall. Këtë e vuan Shaqir Fetai, prandaj bën thirrje publike që t’ia tërheqin “vëmendjen” ndryshe nuk ua bën hallall askujt, ngjashëm si Sulejman Rexhepi! Në një veprim haram nuk ka as “tërheqje vërejtje”, as “hallallëk”, por ikje drejt e në burg!
Ja, po ia tërheqim publikisht “vëmendjen” me gjestin që po pret ta bëjë e që do ta nxjerrë krejt jasht rrugës normale, në po atë dhiarë të Sulejman Rexhepit! Po kërkon kurbana për Medrese, po kërkon edhe online pagesë, për të pasur të drejtën për përgjigjen perfide të mëvonshme, pasi të vidhen paratë: për herë të parë sivjet kemi pasur therrje online të kurbanëve!
Mish kurbani për Medresenë duhet të ketë rezervë për shumë vite, sepse në çdo vit janë therrur e paguar mijëra kurbanë. Nëse nuk ka, a ka kërkuar Shaqir Fetai raport se ku është mishi dhe të dalë e të tregojë publikisht se çfarë është bërë me kurbanët e myslimanëve derisa ka qenë anëtarë i rijasetit të Suleman Rexhepit! Nuk ka dalur, sepse Shaqir Fetai akoma është në udhën e Sulejman Rexhepit!
Është e qartë që Shaqir Fetai do të mundohet të arsyetohet se mishi i kurbanëve i është ndarë përmes “Hilalit” fukarave të Maqedonisë së Veriut! Le të tregojë Shaqir Fetai se, tri vitet e fundit, sa mish ka shpërndarë në territorin e Myftinisë së Gostivarit! Le ta nxjerrë listën e atyreve që u ka shpërndarë për tri vitet e fundit!
Kurbanët janë vjedhur, nuk janë paguar dhe nuk janë therrur. Në këtë haram Sulejman Rexhepin e ka ndihmuar Mustafa Dauti, i cili, tani më si ushujzë i ngjitet Shaqir Fetait. I njëjti prap do t’i ndihmojë të varfërit e Maqedonisë së Veriut?! Kurrë! I njëjti tani vetëm sa mund të vjedhë bashkë me Shaqir Fetain!
Shaqir Fetai, sikur të mos ishte duke e trasuar rrugën e Sulejman Rexhepit, do të dilte me raportin e pesë viteve të fundit ku do të dëshmohej vjedhja flagrante e kurbanëve, do të kërkonte ku është mishi i kurbanëve i dy viteve të fundit, i cili nuk është shpenzuar as 100 gram, sepse nuk ka punuar guzhina e Medresesë dhe, për ta dërguar amanetin në vend, si dhe për të qenë brenda dispozitave të kurbanit, do t’i thërriste të gjitha organizatat humanitare në vend, do t’i organizonte dhe sipas kapaciteteve, do ta organizonte dhurimin e mishit të kurbanit që vetë ato organizata humanitare ta bëjnë shpërndarjen sipas listave të hartuara në të cilat do të përfshiheshin të gjithë të varfërit e vendit. Madje, shpenzimet për shpërndarje nëpër vendbanime e shtëpi do t’i mbulonte vetë BFI-ja e Shaqir Fetait. Ndryshe, do të përsëritet vjedhja e mishit të kurbanëve, duke sjellë një kamionetë të vogël në oborrin e BFI-së, duke ftuar të varfër nga familjet e të punësuarve dhe, disa kamera për ta incizuar tollovinë si dhe për ta mbuluar vjedhjen. Mbyllja e aferës do të bëhej duke ua dhurar mediave edhe ndonjë pako me zhangël mishi! Çdo vit ndahen nga 100 pako për mediat dhe gazetarët, sa për t’i “korruptuar” kurse shpërndahen nga 7-8 pako. Pako e tjera përfundojnë në frizin e njërit prej “myslimanëve më të devotshëm” të BFI-së.
Tani, “vëmendja” iu tërhoq Shaqir Fetait, por hallallin nuk ia duam, sepse, nuk ka më hallall, i ka shpenzuar të gjitha hallallet për haramin e Sulejman Rexhepit! /Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/

Leave a Reply