Shkatërrimi i BFI-së mision i Sulejman Rexhepit

Pa dyshim, shkatërrimi i BFI-së është mision i Sulejman Rexhepit. Ndryshe nuk ka se si të kuptohet vesi i tij si i ushujzës (“pijavicës”) për t’u kapur në qafën e BFI-së e për t’ia thithur gjakun, prej nga nuk do të lëshohet përderisa nuk do të pëlcasë

Shkruan: Emine Zendeli

Raporti i insitucioneve shtetërore turke për sa i përket krimeve të Sulejman Rexhepit si dhe të kriminalizimit të BFI-së nga ana e tij, kishte identifikuar, veç tjerash, edhe nja 3000 (tre mijë) shkrime të llojeve të ndryshme që hedhin dritë mbi të bëmat kriminele të Sulejman Rexhepit. Pra, sot mund të flitet për rreth 3300 shkrime. Shtetet normale, nuk do të lejonin që të bëheshin as 30 shkrime, menjëherë do të intervenohej dhe, ose subjekti do të përfundonte në burg ose do të heshteshin kritikat!
Janë mëse 3300 shkrime! Le të bëjmë një matematikë të thjeshtë për të dalur deri te një e dhënë shokante, te një e dhënë që askush nuk e paramendon. Le të themi se këta shkrime nuk janë më të gjata se një faqe e gjysëm, që i bie gjithësesj 4500 faqe! Nëse ky vëllim faqesh të shkruara në format të vordit do të thyhej në format B5, formati i një libri të rëndomtë, sot do të kishim një libër prej 9000 faqesh. Apo, nëse këtë libër gjigant prej 9000 faqeve, do ta shtrinim në libra rëndom prej 200 faqeve, ja ku na del një kolonë prej 45 librave të shkruara kundër Sulejman Rexhepit! Një komplet prej 45 librave! Dhe, nuk ka qenie njerëzore, nuk ka makineri me intelegjencë artificiale që do të mund të shkruante brenda gjysëm dekade për një person negativ një komplet veprash prej 45 librave, të cilat, të radhituara në raft do të zinin vend në gjatësi prej fiks 1 metër.
Materia e këtyre 9000 faqeve në vete ngërthen shkrime që janë rrekur ta zbërthejnë profilin psikolgjik të Sulejman Rexhepit, që kanë bërë përpjekje ta kapin fillin dhe ta zbërthejnë tërë atë lëmsh gjigant të aferave të pafundme të Sulejman Rexhepit, si dhe ta lakuriqësojnë karakterin e tij që ngritet mbi veprimtarinë poliendrike të nëntokës kriminele. Prandaj ai na del herë si kriminel, herë si hajn, herë si gënjeshtar e herë si shkatërrues i të mirave të përbashkëta, herë si “boss” e herë si “gazdë”, herë si tradhëtar e herë si bashkëpunëtor i UDB-së, herë me nofkën policore “Zhiko” e herë “Zharko”, herë si antiislamist e herë si antihoxhë…
Shkrimet kanë zënë një gamë të gjërë faqesh e hapësirash nëpër mediat botërore, lokale e vendore, në mediat shqiptare dhe jo vetëm! Për Sulejman Rexhepin si i kriminalzuar kanë folur CNN-i amerikan, mediat italiane, mediat gjerman, mediat kosovare, maqedonase, mediat shqiptare por edhe ato turke e arabe. Sulejman Rexhepi është “prijësi” më kontravers dhe më i përfoluri nga të gjithë prijësit vendor, lokal e ndërkombëtar të botës. Të mblidhen të gjithë prijësit fetarë të botës, të konfesioneve të ndryshme, nuk do të bënin as një të njëqindën e aferave që i ka bërë Sulejman Rexhepi. Si të kriminalizuar, me rastin e shitjes së vizave të haxhit, e ka përfolur “shkurtimisht” edhe Raporti i Stejt Departamentit Amerikan.

Në historinë e islamit në këtë nënqiell, por edhe më gjërë në Ballkan e Europë, nuk flitet për asnjë okupator e diktator që i ka bërë kaq keq islamit dhe institucioneve islame. Sulejman Rexhepi do të ngelë si “kryqtari mesjetar” i cili pa mëshirë e ka shkatërruar Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, e ka shkatërruar vakëfin, i ka shkelur parimet islame, ka krijuar pozicion dhe terren që edhe varësit e tij të ecin gjurmëve të Sulejman Rexhepit pa kurrfarë dhimbje e trishtimi. Ta shkatërrojnë arkivin e të bluajnë dokumenta, të mos lënë gjurmë që në analet e historisë do të dukeshin si varri kolektiv i “satanistëve” që tentuan ta rrënojnë përdhe BFI-në. Ka krijuar një dyzinë “ushtarësh të djallit”, të cilët, në emër të “luftmit të ekstremizmit“, në fakt e kanë luftuar ekstremisht vetë islamin. Jo rastësisht sot kemi një BFI të falimentuar, një BFI të futur deri në fyt në borxhe nëpër banka e nëpër njerëz-bisnesmenë, që në fakt përbëjnë gropën më të tmerrshme e cila ditë për ditë po e gëlltit te poshtë BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.
Pa dyshim, shkatërrimi i BFI-së është mision i Sulejman Rexhepit. Ndryshe nuk ka se si të kuptohet vesi i tij si i ushujzës (“pijavicës”) për t’u kapur në qafën e BFI-së e për t’ia thithur gjakun, prej nga nuk do të lëshohet përderisa nuk pëlcet! Sot Sulejman Rexhepi është pikadoja e qindra artikujshkruesve, e qindra gazetarëve, shoqatave e intelektualëve të cilët e godasn deri sa ta plandin përdhe! Dhe, shih habinë! Suejman Rexhepi sikur ka vendosur që t’ju bëjë ballë këtyre kritikave e kritikuesve sa për t’u thënë se nuk munden t’i bëjnë hiç asgjë!
Bota normale e dëshmon një fakt shumë më racional se sa “trimëria e Mulla Sulës”! Së fundmi, zëvendës kancelarit austriak i doli një gjysëm afere shumë e vogël, gati e demantueshme, apo e zbërthyeshme si fare e pa rrezikshme. Megjithatë, brenda ditës shtetari austriak dha dorëheqje dhe, bashkë me të edhe vetë Kancelari Kurtz dhe, shpallën zgjedhje të paralohëshme. Asnjë personalitet në botë nuk do të pranonte që të bëhej cak sulmi, sepse, që në goditjen e parë do të kuptonte se qenka shndërruar në “pikado” ndaj dhe, sakaq lutet, që të largohet e të mos goditet. Përfolja e tij në histori do të ishte “nga ky vit në këtë vit ishte prijës i…”! Kaq! Kurse, për sa i përket Sulejman Rexhepit, tash e tutje nuk do të ketë historian, nuk do të ketë letrarë e publicist, nuk do të ketë politikan e shtetar (nga ata të pakorruptuarit) që do të merrte guximin për ta thënë qoftë dhe vetëm një fjalë të mirë për Sulejman Rexhepin! Sepse, çdo fjale të mirë karshillëk do t’ju bëjnë 9000 faqe që do të përbënin një komplet aktualisht prej 45 librave kundër Sulejman Rexhepit dhe “sulizmit” të tij. Një personaltet normal më lehtë do ta përqafonte një përfundim karriere faqebardhë se sa një përfundim karriere që do të krahasohej me akrobacitë e cirkuzantit në rolin e tradhëtarit, kriminelit, hajnit, rrënuesit…
Edhe vetë Sulejmn Rexhepi ka pranuar se, njollat në personalitetin e tij janë të pashlyeshme, se, nuk ka fuqi dhe kohë që dikush t’ia përmirësojë imazhin dhe ky të ik me imazh të mirë. Meqë, është i vetëdishëm se e ka katranosur për jetë, atëherë, ka vendosur që ta thithë edhe pak gjakun në qafën e BFI-së deri sa të plandet coftë përdhe! Zgjedhje kjo shumë e gabueshme dhe fatale për jetën islame në këtë nënqiell!
Kësisoj, Sulejman Rexhepi me muhybtë e vet po shndërrohet vetëvetiu në model legjendar se si nuk duhet të udhëhiqet një Instiitucion fetar. Ja pra, edhe nga kjo e keqe fatale, del një e mirë fatlume. Kjo histori e turpshme natyrisht që kurrë më nuk do të përsëritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *