Si i spiunon BFI-ja e Mulla Sulës aktivitetet e shërbimeve intelegjente

Sot, në faqen pamflet paçavar të BFI-së së Mulla Sulës, u publikua një informatë me një përmbajtje tepër pretencioze, që i kalon edhe kufijt e të vërtetës së mundshme

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Paramendoni, na u paskan takuar kordinatorët nacional si dhe funksionarë të shërbimeve intelegjentë të Kosovës dhe Maqedonisë. Arsyeja e vetme e këtij takimi, sipas dudukëve të BFI-së së Mulla Sulës, na paska qenë përshëndetja me “përfaqësuesit e BFI-së”, mburrja e BFI-së së Sulejman Rexhepit dhe respekti për tërë atë “kontribut” që na e paska dhënë në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm!
BFI-ja e Mulla Sulës na paska dhënë kontribut në luftimin e kësaj dukurie?! Më në fund, që të dy shërbimet intelegjente respektive na qenkan ndërgjegjësuar dhe paskan pasur nevojë për ta falënderuar BFI-në e Mulla Sulës, pa të cilën “kjo luftë” paska qenë e pamundshme!!!
A janë të vetëdijshëm këta të Mulla Sulës se çka flasin e çka hanë? Të dy shërbimet intelegjente na qenkan të kota pa rolin e BFI-së së Sulejman Rexhepit!?!
Le të na thonë vetëm një kontribut, vetëm një aksion në një luftë të tillë! Apo, kontribut e llogarisin ofendimin e Mulla Sulës që ua bën imamëve të Maqedonisë, para të cilëve e nxjerr “ekspertin antiterrorist” Agron gungshin të ligjerojë mbi “terrorizmin islamik”, siç e bëri në Strugë e në Ohër!
Apo, mendojnë se me një projekt të përgatitur nga ekspertë kombëtarë jasht BFI-së së Mulla Sulës, kjo BFI e ka kryer “misionin e vet me sukses”! BFI-ja e Mulla Sulës i shantazhoi të gjitha qeveritë perëndimore, të gjithë ambasadat, duke ju kërkuar financa për ta realizuar projektin e shkruar, në të kundërtën, do të heqin dorë! Që nga kjo shantazhë, BFI-ja e Mulla Sulës u bojkotua nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, meqë e panë mosseriozitetin e skajshëm të Sulejman Rexhepi dhe hajnat e tij!
A mund të na tregojnë këta të BFI-së së Sulejman Rexhepit, meqë na qenkan “të falenderuar prej qarqeve të shumta ndërkombëtare, pse nuk u pranuan, në fakt, pse u refuzuan që të përfshihen në Parlamentin Ndërkombëtar për tolerancë dhe paqë!

Sulejman Rexhepi e ka mbushur BFI-në me ekstremistë të dhunshëm, për të cilët, madje me emra e mbiemra, ka raportuar në “qarqe të ndryshme” (të gjitha këto mund të mbulohen edhe me fakte e dokumenta)!
Kontributi i BFI-së së Sulejman Rexhepit është zero dhe manipulativ, ndërsa pjesëmarrja e “të dërguarve” të Mulla Sulës nëpër forume të ndryshme është vetëm tallje, përqeshje dhe ofendim ndaj këtye organizmave të ndryshëm, sepse, të “delegoshë” hajna, kriminelë dhe analfabetë, në të tilla forume ku seriozisht debatohet mbi ekstremizmin e dhunshëm, është më tepër se tallje dhe përçmim të forumeve të tilla.
Krejt në fund, a e dinë këta “bilbila” të Mulla Sulës se, takimet dhe aktivitetet e shërbimeve intelegjente janë aktivitete që fare nuk publikohen, sepse janë interne, janë sekrete dhe paraqesin interes shtetër e nacional, pra, jopublik!
Kush lavdërohet me ndonjë takim eventual me “policinë sekrete”? Natyrisht, këtë lavd e përdorin vetëm kriminelët, hajdutët e paskrupullt dhe manipulantët, sepse kanë nevojë që ta kamuflojnë por edhe ta legjitimojnë veprimtarinë e tyre kriminale.
Nuk është hera e parë që lavatriçja e punëve të pista të Mulla Sulës, Mustafa Dauti, lavdërohet se po takohet me njerëz të shërbimeve intelegjente! Pse? Sepse Mustafa Dauti ka nevojë që të shkarkohet pak prej akuzave të vërteta që peshojnë mbi shpirtin e tij të zi e që flasin për një tradhëtar, për një spiun të shpifur, për një manipulator, për një hajn të pashpirt, për një antishqiptar e antiislamist.
Shërbimi intelegjent i një shteti është krenaria më e lartë e një shteti, e një populli! Nëpërkëmbja e kësaj krenarie përmes njerëzve të pistë, langaçë, hajna, gjyetarë e kriminelë, flet për synime antikombëtare e antishtetërore, flet për tallje me atë krenari që ushqehet dhe shtohet me seriozitetin në sigurinë nacionale. Takimet e Institucioneve që paraqesin krenarinë e shtetit me debillë që përfaqësojnë një Institucion, në fakt shpreh vetëm respektin e sinqertë që organet shtetërore e kanë ndaj institucioneve dhe jo ndaj “të dërguarve” plehër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *