Si mund të jeshë shok me Sulejman Rexhepin

Cili është koncepti i Sulejman Rexhepit për shokun! Kush është kriteri që duhet të plotësohet për të qenë shok i Sulejman Rexhepit. Dy janë kriteret: e para – çfarë është në gjendje të bëjë shoku për Sulejman Rexhepin dhe, e dyta, a është në gjendje shoku të bëjë për Sulejman Rexhepin atë veprim që është jasht çdo etike dhe parimi fetar

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Çdo lidership që vjen në krye të një organizate, qoftë kjo edhe shtet, vjen falë angazhimit dhe punës së një kaste të përzgjedhur nga lideri formal. Kjo kastë nuk është asgjë tjetër përveçse një grup shokësh të ngushtë, me synime të qarta, me ideal dhe me koncept të qartë për perspektivën e shoqërisë dhe që hapërojnë së bashku, krah për krah, në të gjitha shtigjet përplot me sfida që bëhen burim i jetëgjatësisë së miqësisë së ngushtë të lidershipit.
A di kush të na tregojë se, me cilët shokë erdhi Sulejan Rexhepi në krye të BFI-së? Kush e solli! Kush janë ata shokë me të cilët e trasoi rrugëtimin deri në këtë post! Ku janë ata shokë që e ndihmuan dhe që e sollën në postin e Kryetarit të BFI-së? Cilat ishin meritat kombëtare e fetare të tij për këtë post; cilat ishin shërbimet paraprake që ia siguruan pa konkurrencë këtë post? Natyrisht, në bazë të rrëfimeve të atyre “shokëve” që e njohin qysh më herët, Sulejman Rexhepin e solli në krye të BFI-së, UDB-a jugosllave për shumë shërbime që ia kreu, e sidomos për besnikërinë e tij në luftën që ua shpalli “nacinalistëve dhe shovenistëve shqiptarë”. E sollën dhe ky ra si miza në tëlynë, mes miqësh e shokësh që i lidhte vetëm një interes: zhvillimi dhe avansimi i fesë islame! Sulejman Rexhepi, grupin e parë të personave që u imponuan si shokë të tij, i përdori si solucione acidike për pastrimin e figuës së tij, sepse, ai kishte nevojë për një pastrim të tillë, kishte nevojë për një kultivim fare të ri të personalitetit të Sulejman Rexhepit. Po ku janë sot ata “shokë” që e kultivuan dhe e shtynë lart e më lart Sulejman Rexhepin? Nuk janë askund, sepse ata kurrë nuk kanë ekzistuar për Sulejman Rexhepin, sepse Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë nevojë për shokë të ngushtë!
Për të qenë “shok” me Sulejman Rexhepin, duhet të plotësohen dy kritere:
1) Çfarë është në gjendj të bëjë shoku për Sulejman Rexhepin dhe,
2) A është në gjendje shoku të bëjë për Sulejman Rexhepin atë veprim që është jasht çdo etike dhe parimi fetar dhe, pastaj, si i tillë, i pistë, të zhduket nga sytë e Sulejman Rexhepit, duke u vetëshpallur “fajtor”!
Sulejman Rexhepit nuk i duhet një shok me parime të fuqishmë fetare dhe as me njohuri të thella islame, dhe as me armaturë të palakueshme morale, sepse, “më të ditur” e “më të fortë” se Sulejman Rexhepi nuk ka njeri as në vend, as në rajon e as në botë! Mund të jeshë shok i Sulejman Rexhepit vetëm nëse i ke ato cilësi që e çojnë ujin në jazin e Mulla Sulës: të jeshë bashkëpunëtorë i UDB-DBK-së, të dishë të vjedhësh, jo për vete por, nëse je shok i vërtetë, duhet të vjedhësh për Sulejman Rxhepin; duhet të gënjeshë për Sulejman Rexhepin, duhet të vrasësh për Sulejman Rexhepin, duhet të “palloshë” për Sulejman Rexhepin, duhet të punoshë në drejtim të gjetjes së modaliteteve si mund të fitojë sa më shumë Sulejman Rexhepi, si mund të pasrohet e të krijojë “dinastinë” e vet; duhet të dishë si të bëhesh çergë që t’ia mbuloshë pislliqet, duhet të dishë të shahesh, të bëshë veprime të natyrave spiuneske etj. etj. Pra, ai që pretendon të jetë shok me Sulejman Rexhepin, duhet t’i ketë të gjitha këto cilësi, siç i ka edhe Sulejman Rexhepi, por që i ka vënë në gjumë, ndërsa aktive duhet t’i ketë “shoku i tij”.
Te Sulejman Rexhepi nuk vlenë parimi “Shoku i mirë në ditë të vështira”, por, vlenë parimi i tij “Shoku i mirë vetëm ai që më sjell përfitime të majme”! Për Mulla Sulën, përfitim nuk është një këshillë e mirë, një udhëzim i mbarë e shpëtimtar, nuk është një fjalë freskuese, as një tekst intelektual në emër të tij, as një libër e as një komplet librash… Për Sulejman Rexhepin përfitim është vetëm paraja! E ke lekun –mund ta hashë me të kekun!
Sulejman Rexhepi e ka bindje fetare kriterin që, shoku duhet të jetë në gjendje të bëjë për Sulejman Rexhepin atë veprim që është jashtë çdo etike dhe parimi fetar! Shoku i Sulejman Rexhepit duhet të jetë në gjendje që ta rrahë babain, ta vrasë babain nëse ai ka qëndrime kundër Sulejman Rexhepit. Shoku i mirë i Mulla Sulës duhet të mos flasë me vëllain e vet, duhet ta spiunojë e ta dorëzojë në polici nëse ka qëndrime antisulë! Shoku i mirë duhet të heq dorë edhe prej nënës së vet nëse ajo është lodhur nga veprimet dhe kërkesat antiislame të Sulejman Rexhepit.
Nëse Sulejman Rexhepi e shpall për armik babain e një shoku, ky baba duhet të jetë armik edhe për shokun, të cilin do ta bindë se ia ka “respektuar” babain me vizitën ngushëlluse që do t’i bëjë pasi t’i vdesë.
Sulejman Rexhepi është e vetmja qenie njerëzore në botën bashkëkohore i cili kurrë nuk ka investuar në ngritjen apo ruajtjen e një dostllëku! Prandaj ai edhe nuk ka dost, nuk ka shok! Nuk e kundërshton asnjë njeri i cili shpreh dëshirë për të qenë shok me të, porse kjo dëshirë ka koston e vet. Duhet të dëshmohet se është “dëshirë e sinqertë” vetëm përmes vjedhjes, rrenës, shantazhit, vrasjeve, likudimeve, linçimeve që do t’i bëjë në emër dhe në të mirë të Sulejman Rexhepit.
Sulejman Rexhepi është i vetmi “lider” në botë që nuk ka shokë, por bashkëpunëtorë, madje edhe për të qenë bashkëpunëtor i Sulejman Rexhepit duhet ta plotësoshë të vetmin kriter – të dishë të shndërrohesh në mashë të tij. Ndryshe, nuk je i vlefshëm as për pykë të sajit!
Prandaj, kohëve të fundit, të gjithë “bashkëpunëtorët e tij” janë bërë me nëna e gra të përlyeme nga të sharat e Sulejman Rexhepit, sepse nuk po dinë ta mbrojnë e ta nxjerrin nga situatat e palakmueshme ku është zhytur pas dhjetra aferave të njëpasnjëshme që e kanë goditur e që e kanë trullosur deri në maje të abdallëkut.
Pra, Sulejman Rexhepi ka ngelur pa shokë, pa dosllarë, pa bashkëpunëtorë, pa mend! Vërtet, kush po e mban edhe më tej në pozita të uzurpatorit të BFI-së?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *