Sinjalet konfuze për fatin e kryeprokurorit!

Nga Mero Baze /

Ndërsa në javën që vjen Kryeprokurorit të Shqipërisë i përfundon mandati, shumica në pushtet ka dhënë sinjale të paqarta për zbatimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një prokuror të përkohshëm. Mosuftja në kalendarin trejavor e seancës për zëvendësimin e kryeprokurorit, mund të jetë një çështje taktike që lidhet me vendimin përfundimtar që shumica do të mbaj edhe ndaj Klement Zgurit, por kjo mund ta përkeqësoj situatën në prokurori, duke rritur politizmin e saj, pasi mund të duket si një sinjal për të toleruar shkeljen e ligjit kushtetues.

 

Shkaku kryesor i qëndrimit konfuz të shumicës,  besoj se është qëndrimi i ndërkombëtarve në Tirnaë. SHBA, BE dhe OSBE, i kanë qëndrimet ndryshe nga opozita dhe shumica për të dy çështjet. Ata janë të vendosur për shkarkimin e Adriatik Llallës dhe e konsiderojnë dhunim të ligjit mos shkarkimin e tij dhe po ashtu janë të mendimit se Klement Zguri, edhe pse është zgjedhur në kundërshtim me ligjin, gjë që e thotë dhe raporti i ODIHR për zgjedhjet, është po ashtu shkelje ligji shkarkimi i tij.

Pra Ndërkombëtarët në Tiranë janë për shkarkimin e Adriatik Llalës dhe për mos shkarkimin e Klement Zgurit. Shumica në parim ishte për shkarkimin e të dyve, kurse opozita për mos shkarkimin e asnjërit.

Dilema  e shumicës për të gjetur një zgjidhje mes qëndrimit të saj dhe atij ndërkombëtar, duket se po krijon idenë që kryeprokurori mund ti mbijëtoj mbarimit të afattit të tij ligjor. Kjo duket se ka rritur fanatizmin politik në disa qarqe të prokurorisë duke vazhduar të bëjnë politikë.

Një rast tipik është treshja e prokurorëve nga Tropoja që gjykojnë dosjen Tahiri, të cilët janë duke bërë gjithjë ditën politikë duke prodhuar lajme “konfidenciale” dhe jo duke bërë punën e tyre të hetimit. Saimir Tahiri hetimi i të cilit shpejt dhe me transparence, ka rëndësi politike për vendin, nuk është thirrur asnjëherë në prokurori përveç ditës që shkoi me këmbnguljen e tij dhe  ku tre prokurët që duket se janë thjesht ushtarë të Berishës, nuk i bën asnjë pyetje, por i thanë “na thuaj ndonjë gjë çdi ti”.

E njëjta skenë u përsërit me arrestimin e Sotës, duke e bashkuar dosjen e tij me çështjen Tahiri, për të krijuar idenë se ai nuk po mbahet, pse si ka ndaluar policies, apo pse ka transportuar pare të paverikuara ende, por se ju gjetën patentat e familjes Tahirit në makinë.

Edhe më politike duket situata me zonjën Gjebrea, ndaj së cilës kanë rrjedhur informacione spekulative vetëm që të mbajnë politikisht gjallë çështjen.

Në një vend, që nga një anë kemi një emergjncë për tu hetuar dhe gjykuar me transparencë një ish ministër dhe nga ana tjetër që kemi tre prokurorë që në jetë, më shumë kanë lexuar qytetarin digital të Berishës se sa ndonjë ibër, apo dosjet që kanë përpara, një prokuri pa një kryprokuror që të marr përgjegjësinë e depolitizimit të institucionit, do të ishte një minë me sahat për vendin.

Shpresa e vakët e Edi Ramës se Llalla do të prekej nga Vetingu para javës së parë të Dhjetorit tashmë ka rënë dhe ai duhet të marr vendimin politik që i takon. Nga vetingu mund të ikin dhe tre prokurorët që po bëjnë politikë gjithë ditën, por kjo nuk do të thtoë që ata të tolerohen duke u tallur me një dosje kaq të ndjeshme për opinionin publik dhe politikën.

Qëndrimi i paqartë ndaj mënyrës se si do të zëvendësohet kryeprokurori e bën dhe më të madh keqpërdrimin politik të organit të akuzës dhe fut në konflikt shumicën, me SHBA BE e OSBE të cilët kërkojnë urgjent shkakrimin e Adriatik Llallës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *