Situata në Medrese do të degjenerojë edhe më rëndë, e di unë

Jam e sapodiplomuar! E mbyllur në shtëpi! Diploma ime nga Medresja nuk u pranua askund, në asnjë fakultet. Kurrë nuk na folën profesoreshat për këtë problem, as nuk na udhëzuan. Vazhdimisht janë ankuar se nuk po arijnë t’ia dalin me këto rroga të përgjysmuara nga Mulla Sula! Ato janë në gjendje të jenë edhe rrogtare e këtij farë “reisi”, vetëm e vetëm mos ta nervozojnë e t’ia prishin “bukurinë” e shëmuar prej vampiri gjakpirës

Nga S. Aliti, ish-medresante

Këto ditë kemi lexuar disa shkrime e prononcime për sa i përket situatës financiare në Medresenë “Isa Beu”, në Shkup! Profsorët si dhe personeli tjetër i kësaj shkolle tash e sa muaj me radhë nuk janë duke marrur rroga, honorare dhe as mëditje. Këtë situatë e rëndon edhe më shumë fakti që në kët vit shkollor asnjë nga medresantët e kësaj shkolle nuk i kanë shfrytëzuar benifitet që dalin nga participimi i tyre. Sulejman Rexhepi ua mori paratë ndërsa ua ktheu bërrylin! As nxënësit dhe as profesorët nuk e thanë qoftë edhe një fjalë në shenjë rrebelimi apo revolte. Do me thënë se janë të kënaqur me këtë situatë, do me thënë se janë shumë të lumtur nga kjo sjellje sadiste e Sulejman Rexhepit që po e ushtron mbi ta. Paratë që i japin si taksa fetare myslimanët e vendit për mirëmbajtjen e institucioneve fetare si dhe për zhvillimin e jetës fetare islame në vend, po përfunduakan në xhepat e familjes së Sulejman Rexhepit, në zhvillim të bisnesit turistik të fëmjëve të tij! Rreth 30 mij euro paskan kushtuar pllakat e pishinave që ua paska ndërruar kohë më parë, edhe pse pllakat e më parshme nuk u shfrytëzuan asnjë sezonë turistike! Festimi i ditëlindjeve, i ahengjeve familjare, festimi i dekoratave të blera, azdisja me muzikë të përnatshme si dhe zefet nuk pushojnë, por shtohen duke u bërë gjithnjë e më masovike! Kjo tërheq shpenzime të mëdha! Prej nga vallë këto para kur, dihet fare mirë se nuk ka rroga, ose ka rroga por me 35 për qind shkurtesë tash e një vit e më shumë! Të gjithë kanë krizë por jo edhe Sulejman Rexhepi si dhe dylberi i tij, Mustafa Dauti, i cili mezi pret të “shpërndajë ndihma” vetëm e vetëm sa për t’u fotografuar! Fshati që shihet nuk do kallauz! Si të dilet nga kjo situatë?Nuk ka dalje! Sepse, nuk ka masë kritike që do ta nxisnin Sulejman Rexhepin që t’i dorëzojë çeqet, bonot me vlerë si dhe paratë e donuara për BFI-në e që i mbanë në shtëpi për nevojat famijare! Mungon ajo masë kritike që do ta lëvizte protestën kolektive të profesorëve dhe të punëtorëve të Medresesë! Nga ana tjetër, edhe po të kishte masë kritike, nuk do të lëvizste asnjëri, sepse, sakaq do të vriteshin mes vete pjesëtarë të një familje! Sepse, Medresja është çerdhe e nepotizmit, aty është vëllai i Sulejman Rexhepit, aty është djali i tij, janë miqtë e tij, janë kushërinjtë, janë bashkëfshatarët e tij! Veç nepotizmit, Medresja është edhe çerdhe e korrupcionit, e vjedhjes! Aty janë “të enjturit” nga korrupcioni, janë të fotografuarit që vjedhin naft e mish, dhe, fare në fund, janë edhe të shantazhuarit: me gra e me vajza, me djemë e me prindër të punësuar në BFI e nëpër organet e saj.Thënë shkurt, tërë stafi i Medresesë Isa Beu në Shkup është në gjendje jo vetëm të punojë pa para por edhe ta durojë shkopin në prapanicë, vetëm e vetëm mos t’ia prishin terezinë “boss”-it të tyre, Sulejman Rexhpit. Asnjë prej tyre nuk do të merrte guximin të dalë nga kjo hallkë e fëlliqtë ku i ka futur Sulejman Rexhepi, sepse, dalja nga kjo hallkë që po ua shtrëngon qafën do të nënkuptonte protestë kolektive, ndërprerje të punës deri sa t’ju paguhet edhe centi i fundit i rrogave të tyre të degraduara në “pagesë sociale” të rëndomtë.Sot, të gjithë nëpunësit dhe punëtorët e tjerë të sferës së arsimit dhe të kulturës po i nivelizojnë rrogat si dhe po i rrisin në masë prej minimum 40 për qind! Vetëm “profesorët” e Mulla Sulës pranojnë që të punojnë pa para vetëm e vetëm që t’i trashet qafa “boss”-it të tyre, Sulejman Rexhepit. Do të bëhet edhe më keq! Këtë e di unë, si pjesëtare e komunitetit të nxënësve të kësaj shkolle, e cila, i kam dëgjuar këto muhabete e këto pakënaqësi nga profesoreshat dhe profesorët e mi! Guximi i tyre është që të qajnë para medresantëve. Aq! Përtej kësaj, do të thotë ta bëshë me nerva Sulejman Rexhepin! Jo, asnjë profesor nuk është i gatshëm për këtë përkeqësim shëndetësor të Sulejman Rexhepit! Atëherë – të ngelin besnik të “boss”-it dhe mos ta spiunojnë duke u ankuar tërthorazi e duke pritur se të tjerët do ta detyrojnë që t’ua ngrisë rrogat dhe t’ua japë në afat! Nëse vetë nuk angazhohesh për vete, nuk ke të drejtë nga askush të kërkoshë diçka për vete! Është turp, a! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *