Sulejman Rexhepi barrë e rëndë për Ali Ahmetin

Kurrë nuk ka qenë kusht nëse Ali Ahmeti do ta përkrahte apo jo inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. Fundja, as që do t’ia ngulte ndonjë shqiptar nëse do të shprehte qëndrim kundër, sepse, është interes gjithënacional shqiptar që tokat shqiptare të jenë në NATO, deshti apo jo Ali Ahmeti. Kusht ka qenë ndërrimi i emrit të Maqedonisë, gjë të cilën me dokument e ka kundërshtuar Sulejman Rexhepi

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Lëvizjet e ndryshme frakcioniste si dhe ftohjet e raporteve të shumë “neutralëve” me BDI-në, nga analistë të ndryshmë shpjegohen pikërisht me faktin e përpjkjeve të Ali Ahmetit për ta mbajtur sa më pranë armikun e tij të dikurshëm që e luftoi nën pseudonimin “Zharko”, Sulejman Rexhepin. Zatën, afrimi i Sulejman Rexhepit me Ali Ahmetin solli për pasojë bankrotimin total finansiar të Bashkësisë Fetare Islame të uzurpuar nga Mulla Sula. Duke e derdhur buxhetin e BFI-së nëpër fushata zgjedhore, duke paguar vota për BDI-në nga 9000 denarë në zonën e Sarajit, duke ia sponsorizuar fushatat mediale, Ali Ahmeti te Sulejman Rexhepi ka gjetur një viktimë klasike, të cilën e eksploaton pa kurrfarë mëshire.
Megjithatë, kohëve të fundit është përfolur mjaft shumë për një ngrirje të raporteve të Sulejman Rexhepit me Ali Ahmetin, për shkak se ky i fundit, për sponsorizimin e fushatava zgjedhore, nuk i ka qëndruar në fjalë, meqë marrëveshja interne ka qenë që t’ia ndajë katër poste drejtorësh dhe katër zv/drejtorësh Mulla Sulës për t’i emërua vetë ai njerëzit e vetë. Pra, Mulla Sula sillet si aksionar i BDI-së, prandaj, thuhet se Sulejman Rexhepi për Ali Ahmetin është një barrë shumë e rëndë.
Sot, sikur është “përligjur” ajo ftohje e raporteve Ahmeti-Rexhepi, sepse, ky i fundit është parë në koktejin e organizuar nga Ali Ahmeti me rastin e marrjes së ftesës për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO. Me këtë rast, këtij procesi Ali Ahmeti sikur dëshiron që t’i dalë zot dhe të thotë se, falë angazhimit të tij personal, më në fund u sigurua edhe inkuadrimi i Maqedonisë në NATO. Por, me Sulejman Rexhepin në këtë koktej, Ali Ahmeti përçon një mesazh të tërthortë. Përmes Sulejman Rexhepit selam simpatisë Nikolla Gruevski!!!
Kurrë nuk ka qenë kusht nëse Ali Ahmeti do ta përkrahte apo jo inkuadrmin e Maqedonisë në NATO. Fundja, as që do t’ia ngulte ndonjë shqiptar nëse do të shprehte qëndrim kundër, sepse, është interes gjithënacional shqiptar që tokat shqiptare të jenë në NATO, deshti apo jo Ali Ahmeti.
Kusht ka qenë ndërrimi i emrit të Maqedonisë, të identitetit të vjedhur, të simboleve të këtij identiteti të “huazuar” nga antikiteti që nuk ka asgjë të përbashkët me sllavo-maqedonasit. Prandaj, mendjet e këthjellta maqedonase e kanë pasur shumë të lehtë rrumbullaksimin e këtij procesi, duke qenë të vetëdijshëm se Maqedonia mund të ekzistojë vetëm nëse është brneda NATO-s, qoftë edhe me ndonjë emër të pistë apo ofendues.
Ndërrimin e emrit të Maqedonisë së “Aleksandrit të Maqedonisë” nuk e kanë pranuar tash e dhjetë vite VMRO-DPMNE, Kisha Ortodokse Maqedonase, BFI-ja e Sulejman Rexhepit si dhe disa subjekte-individë të verbuar nga karriera dhe të shantazhuar nga ish-pushteti, të cilët, madje edhe me “deklaratë historike” janë shprehur që më mirë jasht NATO-s se sa të ndërrohet emri.
Një “deklaratë” e këtillë është nënshkruar edhe nga bekuesi i Nikolla Gruevsit, Sulejman Rexhepi, Zotëri zotëri Stefani, dhe nga përfaqësues të tjerë të bashkësive fetare të krishtere dhe hebraike. Se çka ka kërkuar Sulejman Rexhepi në një dokument të këtillë që është, mbi të gjitha, e rrezikshme për interesin nacional shqiptar, këtë mund ta shpjegojë vetëm Sulejman Rexhepi dhe Ali Ahmeti.
Nëse Ali Ahmeti sot u mundua që ta amnestojë Sulejman Rexhepin nga kjo tradhëti nacionale, pa dyshim që historia jo që nuk do ta amnestojë Mulla Sulën, por do ta vë në tapet të kritikave edhe Ali Ahmetin, i cili, edhe më tej pranon të fërkohet me një “Zharko” e tip të rrezikshëm, i cili, pa më të voglin kompleks flet për vetëveten edhe në memoaret e tij (le t’i lexojë edhe Ali Ahmeti, si miku i tij i luftës, Bardhhyl Mahmuti, në këtë link (https://javorja.wordpress.com/2018/05/28/dromca-memoaresh-kush-ma-prek-kombin-me-ka-share-fene/)
Nëse Ali Ahmeti është i frikësuar se mund të dështojë referendumi popullor për pranimin e inkuadrimit të Maqednisë në NATO me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, për shkak të kërcënimit të Sulejman Rexhepit me një bojkot të mundshëm, shqiptarët e ftojnë Ali Ahmetin të vënë bast se, thirrjes së Mulla Sulës nuk do t’i përgjigjeshin më shumë se nja 13-14 veta, pikërisht ata që i ka në grusht e që ju thotë natë e ditë “tet shantazhoj”! Koha e Sulejman Rexhepit ka mbaruar! Nga prizmi i sotëm, koha e Mulla Sulës paraqet kohen e vjetër të gurit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *