Sulejman Rexhepi duhet të vetizolohet nga budallallëqet e veta

Dija hallin vetes! A është shart ky? Mbase do të bëhej për të mençurit, por, meqë i dedikohet të pamendëve, atëherë, kjo u bëhet shart familjarëve, fqinjëve, shoqërisë – të përkujdesemi dhe t’ia dimë hallin abdalllit: ta izolojmë nga budallallëqet e përditshme

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

1.
Sulejman Rexhepi, bashkë me hajnat e tjerë të BFI-së së uzurpuar prej tyre, paskan donuar 10 000 maska “si kontribut i BFI-së për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin” (kjo fjali idiotike është nxjerrë nga teksti-informata e BFI-së totalisht të kolapsuar)! Tashmë opinioni i gjërë e di se në BFI punojnë nja “tre gazetarë”, doktora, magjistra, autorë tekstesh, redaktorë gjuhësorë, ndërsa publikojnë një “lajm” i cili i thyen të gjitha rregullat e lajmit si tekst! Kjo ndodhë mbase për faktin se aty, pas Sulejman Rexhepit, të gjithë sahanëlëpirësit e tij kanë kaluar tashmë në fazën e kolapsit intelegjent! Paramendoni, momenti se kur ndodhë ngjarja, nënvizohet në fund të frazës së lajmit!
Hajvanllëku i tyre del sheshit edhe në këtë fjali të frazës së parë belbëzuese “Institucioni publik nga sfera e shëndetësisë…”!!! Kanë qenë në një institucion, kanë donuar maska, por nuk dinë se ku! Meqë nuk dinë se ku atëherë, ia fusin një “institucioni” imagjinar, vetëm sa për të bërë tekst! O bilmeza, keni qenë në Institutin Publik “Drejtoria e Shërbimit për Punë të Përbashkëta në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”!
Këtij Instituti, Mulla Sula me bandën e vet ia paska dhuruar 10 000 maska “si kontribut i BFI-së për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me koronavirusin”! Po ku i mori Sulejman Rexhepi këto maska? Nga tiketat e ngjitura në kutitë e maskave vërehet se i ka donacion! I ka kërkuar për nevojat e veta (të BFI-së së uzurpuar) kurse i falë si donacion gjetkë! A donohet donacioni?! Te Mulla Sula edhe kjo bën vaki! Të paktën ta kishin treguar donatorin. Kemi maska të tepërta që na i ka dhuruar filan donatori dhe ne e pamë të udhës që t’ia falim një institucioni shëndetësor! Kaq! Është korrekte të tregohet donatori i parë dhe jo donacioni të kontrabandohet! Po cili ka qenë motivi i Sulejman Rexhepit për të kërkuar donacion maska për BFI-në? A nuk do të ishte tërësisht humane që ato maska të ruheshin për nëpunësit e BFI-së? A nuk do të ishte islamikisht në rregull që ato maska t’iu ndaheshin imamlerëve që edhe në të tilla raste po u shërbejnë xhematlinjëve tanë? A nuk bëri që ato maska t’ua jepte atyre imamëve të cilët Mulla Sula i ka emëruar “imamë kujdestarë të 700 xhamive në vend”! Fundja, i paska “koptisë” zemra Sulejman Rexhepit për ta ndihmuar ndonjë institucion shndetësor që edhe ata po e ndihmojnë në situata kur nuk po i punon mirë shëndeti, por, pse nuk e bëri këtë ndihmë, bie fjala, për stafin mjekësor të Dibrës! Mulla Sula le të dalë e le ta thotë publikisht se cilën pjesëtarë të familjes së vet po synon ta pynësojë në këtë Institucion ku drejtoreshë është në zonjë mjaftë e nderuar e dalur nga një formacioni ushtarak, të cilën dikur Sulejman Rexhepi e quante “grup kriminelësh” dhe, ikte prej tyre si prej jallit, duke u strehuar plazheve të Ulqinit!

2.
Ja që po imponohet edhe një herë pyetja: a është e vërtetë se në BFI-në e uzurpuar prej Sulejman Rexhepit punojnë tre “gazetarë”, doktora, magjistra, profesorë, autorë librash, redaktorë gjuhësorë, homoseksualë, narkomanë, pijanica dhe disa teologë shumë të nderuar dhe fatkëqinjë për faktin që detyrohen të bëjnë jetë feudi nën diktatin e Sulejman Rexhepit? Nëse ka në stafin e vet uzurpues ndonjë prej këtyre që u përmendën më sipër, atëherë – a e kanë lexuar urimin e “pronarit” të shpirtit të tyre që ia ka drejtuar Ilir Metës, Kryetarit të Republikës së Shqipërisë! Ia nisë me një “kompliment” idiotik, për të kaluar pastaj në gënjeshtër!
Për shkak të situatës së përgjithshme paska qenë i shtrënguar që ta vonojë këtë urim për ditëlindjen e Presidentit! Pordhë e ftohtë! Është shumë normale dhe njerëzore të pranohet se, për shkak të problemeve të natyrës sklerotike, mund të harrohet edhe data e lindjes së Presidentit, rrjedhimisht edhe urimi!
Mikut të ngushtë, mikut (dostit) të shtëpisë, njeriut të zemrës (jo mikut të bisnesit mafioz) gjithnjë i drejtohemi si mikut, si vëllait, si pjesëtarit të familjes, pa epitete, pa tituj, pa cilësime institucionale! Pale pastaj kur përpiqesh t’ia rreshtoshë epitetet dhe rrëshqet si thiu në akull, drejt e në m…
Kështu i drejtohet Sulejman Rexhepi, “vëllait” të vet, Ilir Metës: “Ekselenca e shtatmadhërisë së juaj, simbol i Nënës Shqipri”! Mundohet me shprehje të komplimenteve mbretërore! Gjithë ai stafi prej “intelektualësh” që vegjetojnë rreth tij si miza rreth fundbishtit të kalit, është dashur t’i tegojnë se fjala “Ekselencë” është fjalë franceze dhe se në shqip e kemi fjalën “Shkëlqesi”, ndërsa fjala “shtatëmadhëri” nuk ekziston fare (ndoshta është nisur nga fjala “shtatëzëni”)! “Shtatmadhori” quhet shtabi i përgjithshm i një ushtrie të një vendi, shtabi i një njësie ushtarake etj.! Pastaj, kur i drejtohet edhe me kualifikimin edhe më idiotik “Simbol i Nënës Shqipëri”! Çfarë simboli? Çka simbolizon ai! Simbol i unitetit apo i përçarjes së një populli, të një shteti! Simbol i diktaturës apo i demokracisë parlamentare! Simbol i mafiozitetit sekret, apo i tregëtisë së hapur! Çfarë simbli, o duduka? “Nëna Shqipëri” është emërtim i një skulpture gjigante, sa socrealiste aq edhe madhështore! Cili qenka ai simbol që e paska kjo skulpturë?
Në urim ditëlindjesh nuk ka kualifikime, cilësime, epitete. Ka vetëm urim, dëshirë, lutje për gjithçka të mirë e të bukur!

3.
Rrena e tretë e Sulejman Rexhepit për këtë fundjavë ishte lajmi që paska ndejtë në “Kabinet” me miq nga “esnafi”! Informatën e titullon “O Zot”! Po pse habitet Mulla Sula! Pse kjo habi kaq e madhe sa të klithë “O Zot”! Është e arritur e madhe kjo, apo, thjesht, është edhe një moment habitor që shpreh humbjen e të gjitha shpesave se një ditë do të takohet me “esnafët” sa duhet të falënderohet shkurt “O Zot”!
Rrenë e madhe se ai është takuar me esnafët! Është takuar vetëm me kryetarin e shoqatës së esnafëve i cili aty ka prezantuar më tepër si mik i një miku rishtak të Sulejman Rexhepit, te këshillat profesionale të të cilit ka varur jetëgjatësinë e vet!
Dhe, qenkan mbledhur për ta vuajtur dermanë e Covid 19. Me maska në fytyrë “vajtojnë” duke shterrur gota me çaj rusi!
Megjithatë, nuk e morëm vesh se çka ishte ajo fjalë “Një takim pune, a ndeje, me esnafët…” Çaji i rusit është sinonim i “ndejës”, por, me esnafët të realizoshë takim pune, sot, në këto momente të jashtëzakonshme është të pajtohesh me propozimin e Lëvizjes së Myslimanëve për Reforma në BFI të RMV-së, do të thotë që t’ua kumtoshë lajmin se, të gjithë qeraxhinjtë e dyqaneve të Vakëfit, për këtë kohë pandemie BFI-së nuk do t’i paguajnë asnjë qindarkë qera! Jasht kësaj pastaj, pa dyshim që kemi të bëjmë me matrapazllëqe dhe me përpjekje të Sulejman Rexhepit për manipulim të njerëzve të ndershëm si dhe të mbarë opinionit. Fatmirësish, truqet e Sulejman Rexhepit tashmë po deshifrohen e po lexohen shumë qartë, që kur ky person problematik ka marrur të gjitha vetitë e letrës së lakmusit!

Leave a Reply