Sulejman Rexhepi fabrikues i genjështrave të pakripura

Televizioni shtetëror shqiptar bën mirë që të ftojë në studio edhe ndonjë nga oponentët e Sulejman Rexhepit dhe ta dëgjojnë anën tjetër, tepër të errët e të trishtueshëm, për Sulejman Rexhepin i cili ju serviret shqiptarëve nga armiqtë e popullit dhe të shtetit, nga elementet prorusë, si “qengj i butë”!

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

I gjendur para trekëmbëshit që ia ka rezervuar jeta e kriminalizuar, sidomos pas Raportit të institucioneve përkatëse turke mbi veprimet kriminale të Sulejman Rexhepit dhe mbi kriminalizimin e BFI-së të cilën e ka uzurpuar duke e shpallur veten “reis” pa kurrfarë procedure paraprake, i gjendur para bllokadës dhe margjinalizimit nga ndërkombëtarët, i shtrënguar nga shantazhet që ia bëjnë mediat e vendit pasi që i ka mësuar që ta heshtin të vërtetën duke i paguar majmë, ky farë uzurpatori i BFI-së, më në fund, e gjenë mënyrën e deklarimit “të pafajësisë” së tij dhe të shpërfaqjes në një “engjëll” paçka që është komplet engjëll i zi!

Mediave shtetërore turke Sulejman Rexhepi deshiron t’ju bëjë karshillëk përmes medias shtetërore të Shqipërisë, duke dashtur që të përçojë mesazh se, sa herë që nuk të do Turqia, të do Shqipëria! Sekseri monstër, i paguar 5000 euro, ia gjenë mundësinë dhe, e dërgon në studion e televizionit në të cilën dikur, në kohën e komunizmit ateist, ishte drejtor i atij televizioni por që sot, askush nuk e trajton as si i denjë për të udhëhequr një media shtetërore, as si gazetar dhe as si intelektual! Ka arritur që me intriga të stoliset me “titull fiktiv” duke premtuar se do të bëhet sekser i tituve të tillë për shumë kë, veprim ky që do të gjenerojë përfitime të majme.

Me një përshkrim biografik të vjedhur, me një CV fund e krye të sajuar, me elemente patetikë, të pavërteta, me një biografi të fryrë e të luluar deri në përmasa të shundit e të kiçit, fillon emisioni i mëngjesit që paralajmëron se në studio do të jetë Sulejman Rexhepi. Paralajmërimi është me plotë gafa që flasin se mysafiri ka qenë i padëshiruesëm, i imponueshëm prandaj dhe i paeksplorueshëm fillimisht. Dhe, fillon t’i fabrikojë gënjeshtrat tamam si një i paskrupullt, i pangopshëm me prodhim të gënjeshtrave të shpifura dhe i pasinqertë në raport me shqiptarët dhe me institucionet kombëtare. Kjo nuk i bëhet fare vonë këtij farë “reis gnëjeshtari” sidomos kur është në pyetje kamuflimi i profilit të tij prej krimineli, fuksi dhe injoranti! Askush nuk e lavdëron atë, askush nuk pranon që të shpifë në llogari të tij, askush nuk e njeh se ka vlera, prandaj dhe, desh i doli shkuma gojës duke u vetëlavdëruar: unë, unë, unë…

Plotë 21 minuta e 18 sekonda me genjeshtra e me vjedhje të meritave të të tjerëve, plotë 21 minuta e 18 sekonda përpjekje të shkumuar për ta nxjerrë veten “figurë komëtare” mbi të vërtetat dhe faktet e pamohueshme madje mbi vetëdeklarimet e tij në memoaret e veta të publikuara që flasin për një figurë antikombëtare, për një kodosh të pashembullt dhe për jë luftëtar të paepur kundër vlerave dhe proceseve kombëtare.

I lakuriqësuar si antikombëtar dhe antifetar i pashemullt në hapësira gjithëkombëtare, Sulejman Rexhepi me sy të zgurdulluar kapsllëku mundohet që t’i përmbysë të gjitha faktet, argumentet, dokumentet tashmë të publikuara që flasin për të si për një kriminel të kalibit të Esko Bares.

Sulejma Rexhepi tash e katër vite është nën llupën e prokurorisë shtetërore, nën vëzhgimin e faktorëve të tjerë relevantë të drerjtësisë, të cilët janë duke grumbulluar të dhëna me të cilat po i verifikojnë dhe vërtetojnë të gjitha ato argumente që i përmbajnë paditë e ngritura kundër tij për vepra penale! Një kandidat potencial për të përfunduar prapa grilave si pasojë e veprimeve të tij kriminale dhe banditeske, a mund të jetë “vlerë kombëtare”? Në asnjë mënyrë, madje në rrafshin fetar një person i tillë futet në radhët e “ushtrisë së djallit” dhe, me këtë kualifikim margjinalizohet në komunitetin e kriminelëve dhe të mëkatshmëve.

Elementi që e ka zgjdhur vetë ai, pastaj edhe sekseri i tij, si dhe redaktori i emisionit që i duhet për ta justifikuar shpenzimin e atij minutazhi, ishte “Sulejman Rexhepi si iluminist”, si njeri që ka hapur 5 medrese për shkollimin e femrës shqiptare! Myslimanët e Maqedonisë së Veriut e dinë fare mirë se Sulejman Rexhepi nuk ka hapur asnjë medrese, se ka hapur pesë paralele të dispersuara të të vetmës Medrese “Isa Beu”! Dhe, këto paralele, nuk i ka hapur duke u nisur nga dëshira për të kontrbuar në arsimimin e femrave myslimane në vend, por, në fakt ka hapur pesë tezga për përfitime personale. Shkollimi i femrave shqiptare në Maqedoni është rezultat i ngritje e vetëdijes kolëktive tek shqiptarët për arsimim kombëtar! Sulejman Rexhepi e ka nevojë jetike këtë temë sepse, pikërisht ai dhe veprimet e tij kriminale kanë ndikuar që “Medreseja Ia Beu” të degradojë, të devalvohet dhe të përjetojë momentin e fundit të mbylljes së këtyre praleleve, siç është kjo e Shkupit! Asnjë nga këto paralele nuk është gratis apo me sigurim të fondeve nga Sulejman Rexhepi, prandaj, për çfarë kontributi të tij flitet këtu?

Sulejman Rexhepi nuk ka asnjë asociacion të femrave myslimane në Maqedoni, nuk ka asnjë femër të punësuar në administratën e BFI-së së uzurpuar prej tij, Sulejman Rexhepi merr më qafë femra myslimane të cilat i ngatërron me paralele ndërkohë që nuk ua siguron studimin nëpër fakultete ku dëshirojnë vetë ato! Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka pranuar të hapë një departament për gruan myslimane pranë BFI-së! Pra, nevoja për t’u prezantuar si dashamirë i shkollimit të femrës myslimane është vetëm ngutje për ta kamufluar falimentimin e organeve, institucioneve dhe të tërë BFI-së!

Le të mirret vesh njëherë e përgjithmonë: Sulejman Rexhepi kurrë nuk ka pasur as opinione, as pikëpamje, as analiza, as kollumne të veta, sepse, krejt bota e di që ai nuk di të shkruaj por, ai është mjeshtër për ta vjedhur autorësinë e huaj! Për të arriturat jetësore qenka dekoruar nga Presidenti Amerikan, Donald Tramp?!? Kur e thotë një gazetar një gjë të tillë ai dëshmon për injoancën e tij, për letargjinë e tij që bie nga gënjeshtrat e Sulejman Rexhepit si dhe flet për injorancën e tij në sferën e gazetarisë investigative! Presidenti amerikan e paska dekoruar Sulejman Rexhepin?!? Hajde rrenë hajde! Po, e ka të siguruar një dekoratë nga Ilir Meta falë tezgës së hapur në të cilën shet dekorata, por ama shet me pagesa të majme! Aq të majme sa, ajo “dekoratë” në fakt ndikoi në falimentimin fatal të BFI-së së Sulejman Rexhepit. Nuk i duhet titulli “reis”, i duhet vetëm kamuflimi i nofkave policore që i ka si bashkëunëtorë i UDB-së!

Sulejman Rexhepi e tha vetëm një të vërtetë! Tha:”unë si kryetar i BFI-së së Republikës Veriore të Maqedonisë”!!! Pra, ai dëshmon se është kryetar i një institucioni të një shteti që nuk eziston fare! Republika Veriore e Maqedonisë nuk ekziston askund përveçse në kokën e Nikolla Gruevskit dhe të ithtarëve të tij, siç është edhe bekuesi i tij, Suljman Rexhepi.

Sulejmna Rexhepi gënjenë katërcipërisht kur thotë se kam bërë përpjekje si në rrafshin kombëtar ashtu edhe në atë fetar t’i shërbej kombit tim, t’i shërbej fesë sime, t’i shërbej shpitit tim! Ai i ka shërbyer qejfeve të veta, ahengjeve të veta, pasurimit enorm të familjes së tij duke vjedhur prona të BFI-së nën mbrojten e garantuar të shërbimit sekret maqedonas, të cilës i ka shërbyer plotë dyzet vjet me nofkat “Zharko”, “Zhika” dhe “Sheriat”! A guxon të thirret njeru në komb e në fe, ndërkohë që së bashku me UDB-në ka luftuar me afsh të shpirtit “nacionalizmin dhe seperatizmin shqiptar”!

Sot, aty kur dikur ka punuar Sulejman Rexhepi, pra në shërbimet sekrete maqedonase, ka plotë shqiptarë, madje ka edhe teologë dhe, asnjëherë askush nuk ua ka kontestuar identitetin e tyre fetar e kombëtar! Megjithatë, ata kanë mision të përndjekin sidomos shqiptarët, sidomos në rrafshion kombëtar, politik, kulturor e arsimor, sepse në rrafshin kriminal, fatkeqësisht, ka plotë që stimulohen! I stimuluari, Sulejman Rexhepi, të gjitha përndjekjet e shqiptarëve dhe të myslimanëve i ka bërë nën identitetin e tij të pakontestueshëm kombëtar dhe fetar, kështu që, mjaft e dogji këtë kartë!

Sulejman Rexhepi mund të pretendojë se e përfaqëson “popullin e vet” gjithkund ku gjendet, por, është një e vërtetë tjetër e pamohueshme: populli shqiptar dhe mysliman nuk ndjenë kurrfarë kënaqësie të pëfaqësohet prej Sulejman Rexhepit, përkundrazi, ndjehet i ofenduar!

Shikojeni gënjeshtrën apo talljen e tij me vlerat kombëtare! Thotë, “gjithkund në botë ku kam prezantuar, ay ku e kam parë flamurin shtetëror kombëtar aty edhe jam ulur”! Ai flamur gjithnjë ka paraqitur vendin ku duhet të ulet përfaqësuesi i shtetit shqiptar dhe jo përfaqësuesi i shtetit maqedonas! Nëse është ulur, këtë e ka bërë vetëm sa për t’u tallur dhe për të ofenduar përfaqësuesit fetarë nga Shqipëria! Ose, krejt kjo gënjeshtër e Sulejman Rexhepit bëhet me qëllim për ta kamufluar potencialin e tij prej tradhëtari dhe antikombëtari të regjur!

Sulejman Rexhepit i bëhet qejfi nëse prezantohet si tolerant e kontribues në mirëqenie ndërfetare, sepse kjo ia mbulon frikërat si dhe lojalitetin që e ka pasur ndaj “pushtetit” që gjithnjë ka bërë diskriminim fatal në rrafshin fetar, madje këto diskriminime janë theksuar edhe nëpër raportet e ndryshme ndërkombëtare.

Sulejman Rexhepi gënjen kur thotë se derisa ai është “kryetar i BFI”-së, kurë nuk ka pasur raporte të këqia me bashkësitë e tjera porse gjithnjë kanë qenë raporte të mira dhe shumë korrekte. Rrenë e madhe, sepse, nëse nuk është rrenë atëherë është bashkëveprim i Sulejman Rexhepit me KOM-in në vënien e kryqeve nëpër sahat kulla si dhe në përdhosjen e xhamive, në rrënimin e tyre, në shkatërrimin e varreave myslimane që të gjitha këto nën emrin e maqedonizmit ortodoks! Për këto politika diskriminese dhe konfliktuale të KOM-it Sulejman Rexhepi viteve ’90 publikisht i ka ngrirë raportet dhe bashkëpunimin me KOM-in. Nëse tërë kjo paska qenë farsë e Sulejman Rexhepit, dakord, atëherë mund të flitet për “raporte të shkëlqyera me KOM-in”!

Nuk ka zog shqiptari që nuk e di se Sulejman Rexhepi me ultimatum ju drejtohet nëpunësve të vet por dhe përmes tyre, mbarë shqiptarëve dhe myslimanëve, që të jenë në shërbim të BDI-së dhe Ali Ahmetit, ashtu siç ka qenë edhe kryetari i KOM-it në shërbim të VMRO-së dhe Nikolla Gruevskit! Tani, pse rrenë Sulejman Rexhepi se ia paska tërhequr vërejtjen liderëve fetarë që mos të manipulojnë me fenë në shërbim të politikave? Sulejman Rexhepi verbërisht është i involvuar në politikë, gjithnjë duke shpresuar se do ta bëjnë ambasador në shtetet e Lindjes!

Sulejman Rexhepi thotë se i paskësh paraqitur kënaqësi sa herë që ka folur për fenë islame! Por, shtrohet pyetja se, sa Sulejman Rexhepi ka vepruar në jetën e vet sipas parimeve fetare islame! Sulejman Rexhepi është një shembull tipik i figurës propagandistike që futet në fe me qëllim që me veprimet e veta t’i iritojë të gjithë nga ajo fe që e predikon dhe që e zbaton në aparencë!

A e keni dëgjuar këtë genjeshtër të tmerrshme të Sulejman Rexhepit duke thënë: “Feja islame është e vetmja fe që ngërthen në vete myslimanë, edhe katolikët edhe ortodoksët”!!!

“Ne”, thotë Sulejman Rexhepi” e kemi bërë luftën e pakompromis për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut”! Kush “ne”? Ne, përfaqësuesit politik apo fetar?! Një është e vërtetë, Sulejman Rexhepi ka bërë luftë të madhe, madje edhe me dokument të nënshkruar prej tij që, Maqedonia assesi nuk guxon ta ndërrojë emrin qoftë kjo edhe me përjashtim nga euro-integrimet! Ky dokument është i publikuar, prandaj, kë dëshiron te gënjëjë Sulejman Rexhepi për angazhimet e veta të vërteta?!

Sulejman Rexhepi është i pacipë dhe shumë i rrezikshëm kur flet për “Luftën e BFI-së kundër “elementeve radikale dhe ekstremiste”, për ç’gjë madje paska shumë mirënjohje ndërkombëtare e amerikane! Sulejman Rexhepi dëshiron të thotë se paska zhvilluar luftë! Për ta zhvilluar atë luftë duhet fillimisht ta pranoshë armikun dhe forcën e tij, ta zyrtarizoshë ekzistimin e armikut, t’ia respektoshë kapacitetet luftarake, planet dhe strategjitë, prandaj dhe i shpallet luftë armikut! Kaq të fuqishëm paskan qenë radikalistët dhe ekstremistët shqiptar-mysliman që e paskan mobilizuar në fitore BFI-në e Mulla Sulës për ç’gjë paska pasur shumë mirënjohje?! Zatën, ky ka qenë synimi gjithmonë i Sulejman Rexhepit – për ta etiketuar shqiptarin dhe për t’ia devalvuar përpjekjet për realizim të çështjeve kombëtare. “Luftën që e ka bërë BFI-ja nuk e ka bërë asnjë bashkësi tjetër në rajon”, thotë Sulejman Rexhepi, duke mos u skuqur fare për këtë gënjeshtër shumë të rëndë për kauzën kombëtare. Në fakt, Sulejman Rexhepi nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet kundër “esktremizmit dhe radikalizmit”! Le ta numërojë vetëm një aktivitet, një luftë konkrete, një sukses në këtë drejtim? Sulejman Rexhepi me dokumente e me fakte të gjalla është dëshmuar si dashamirë i flaktë i elementeve provokativë madje edhe ua ka dhënë zyrtarisht hapësirën për të manipuluar në emër të fesë islame. Për këtë gjest të tij të trishtueshëm kanë folur e shkruar të gjitha mediat e vendit dhe më gjërë, sepse, për herë të parë Sulejman Rexhepi ka dalur transparent në luftë kundër islamit tradicional (!!!)

Po kur thotë që “unë këtë e kam thënë edhe para Kongresit Amerikan”!!! E pra, Sulejman Rexhepi nëse pritet nga ndonjë shqiptar mikëpritës i madh i Rrajcës në odën e tij, Sulejman Rexhepi në Maqedoni do të thotë se ka folur në Parlamentin Shqiptar, me çrast i vetmi kontekst i vërtetë në tërë këtë çështje është se ai ka qenë në Shqipëri!

Sulejman Rexhepi thotë se Allahu i Madhërishëm i ka thënë Pejgamberit a.s. se nuk e ka zgjedhur që me dhunë ta imponojë te të tjerët islamin! Meqë këtë të drejtë, për ta përhapur me dhunë dritën, të vërtetën dhe shpëtimin, nuk e paska pasur Muhamedi a.s., atëherë, prej nga të drejtën Sulejman Rexhepi që me dhunë e me shantazhe, me peshqeshe e me para haram për të, ta luftojë të vërtetën, duke e sponsorizuar me paratë e myslimanëve gënjeshtrën dhe shkatërrimin? Për çfarë parimesh flet këtu uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi? Nuk ka dhunë në islam, thotë Sulejman Rexhepi! Por, shtrohet pyetja, a ka përcjellje policore në islam, a ka fotografime, përgjime e inizime në islam me qëllim të ushtrimit të dhunës kundër atyre që nuk mund t’i fusësh “në islamin” tënd antiislam!

Dhe, Sulejman Rexhepi nuk përton për ta ekspozuar megallomaninë e vet, nuk ngurron për ta shpalosur kompleksin e vet prej tradhëtari fetar e kombëtar dhe, thotë: “unë kam njëqind, njmijë fakte me të cilat dëshmoj se islami nuk e njeh dhunën”! Vetëm ky i posedon këto fakte dhe askush tjetër!!!  “Gjithmonë jam unë ai që e kam luftuar më së tepërmi…”!Ky tash imponohet dhe duhet pranuar si fakt të kryer se Sulejman Rexhepi është vetë Kurani. Zot na fal nga ky mëkat!

Rrenën më të turpshme në këtë intervistë televizive Sulejman Rexhepi e thotë kur pyetet në raport me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë! Thotë se, asnjëherë nuk ka dashur të dalë para Komunitetit, sepse është institucion i Shtetin Amë, Shqipërisë. E vërteta qëndron në faktin që Sulejman Rexhepi këtë Komunitet asnjëherë nuk e ka llogaritur të denjë për zhvillim të jetës fetare islame! Në relacionet e fundit në Komunitet mund të hasen edhe dokumente të atillë që flasin se raportet në mes të këtyre dy institucioneve, pikërisht për shkak të kapriceve të Suejman Rexhepit, kanë qenë copë-copë.  Reagimi i Sulejman Rexhepit ka qenë mjaft ofendues dhe nënçmues, sado që përgjigja e Komunitetit ka qenë gjithmonë në frymën vëllazërore.

“Për fat të mirë, mos të them për fat të keq”, thotë Sulejman Rexhepi, në fjalinë përfundimtare përplotë me rrena e trillime! Thotë se Bashkësia e tij “islame” qenka me mjaft ndikim te të gjitha partitë shqiptare dhe joshqiptare!!! Falë këtij ndikimi, sipas Mulla Sulës, uniteti i partive shqiptare ne Maqedoninë e Veriut qenka në nivel. Sipas Mulla Sulës, nuk paska parti politike shqiptare që paskan hamendësime ndaj BFI-së së Sulejman Rexhepit dhe se qenka një bashkëpunim i mirëfilltë në mes tyre! E vërteta është se Sulejman Rexhepi është kundërshtar i të gjitha partive politike që nuk i binden dhe që nuk i nështrohen, si vetë ai, BDI-së së Ali Ahmetit, të cilin po e shfrytëzon për interesa meskine personale, për shtyerje të proceseve gjyqësore, si parti në pushtet, për legalizim të trojeve të uzurpuara, për legalizim të ngritjes së objekteve të egra, për legalizim të uzurpimit të pasurive shoqërore si dhe për shumë aktivitete dhe veprimtari të denja për t’u vlerësuar si kriminale!

Televizioni shtetëror shqiptar bën mirë që të ftojë në studio edhe ndonjë nga oponentët e Sulejman Rexhepit dhe ta dëgjojnë anën tjetër, tepër të errët e të trishtueshëm, për Sulejman Rexhepin i cili ju serviret shqiptarëve nga armiqtë e popullit dhe të shtetit, nga elementet prorusë, si “qengj i butë”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *