Sulejman Rexhepi garant i antikitetit të maqedonasëve gruevskianë

Këto ditë, nëpër disa portale maqedonase, po qarkullon një dokument i dalur nga arkivi i KOM-it, nga krahu i LSDM-së, i cili paraqet një qëndrim unik të Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Metodiste dhe Komunitetit Hebre në Maqedoni se, me asnjë çmim nuk do të pranojnë ndërrimin e emrit të Maqedonisë dhe as modifikimin e këtij emri. A flet kjo se në raport me faktorin ndërkombëtar, i cili vazhdimisht e ka nxitur dhe e ka përkrahur arritjen e një marrëveshje me kompromis në mes palës maqedonase dhe greke, Sulejman Rexhepi ka qenë në po të njëjtin taborr të politikave të interesit ruso-serb

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

Dy-tre ditë para se të nënshkruhet marrëveshja në mes të Greqisë dhe palës maqedonase për sa i përket ndërrimit të emrit të Maqedonisë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, jo që nuk do ta pranojë këtë akt por, do të shtojë se, përkrahjen për të anuluar këtë marrëveshje do ta kërkojë edhe nga BFI-ja e Sulejman Rexhepit! Pse ky shpëtim “nacional maqedonas” kërkohet pikërisht nga ana e “dyqanit privat” të Sulejman Rexhepit?
Do me thënë, shumica e popullatës ortodokse që përfaqësohet nga KOM-i i VMRO-së pa dyshim që do të ketë mundësinë për ta refuzuar çdo marrëveshje bilaterale për sa i përket emrit të shtetit të Maqedonisë, porse, megjithatë, pa shumicën absolute të myslimanëve të udhëhequr nga BFI-ja (Institucioni me kontinuitet historik, pra jo ajo e Mulla Sulës) vështirë se do të arrihet të sigurohet një shumicë absolute e cila, madje edhe në ndonjë referendum eventual, do të ngadhnjente mbi vullnetin e mirë dhe racional të qeverisë së LSDM-BDI-së! Prej nga një besim i tillë se këtë përkrahje do ta sigurojnë nga BFI-ja e Mulla Sulës, me të cilin insistojnë që sërish të ulen dhe ta aktualizojnë qëndrimin tashmë të arritur e të firmosur në mes të katër liderëve fetarë të Maqedonisë që i bën ballë angazhimeve shumë të sinqerta të faktorit ndërkombëtar për të mirën historike të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të stabilitetit të përhershëm të rajonit ballkanik?
Këto ditë, nëpër disa portale maqedonase, po qarkullon një dokument zyyrtar i dalur nga KOM-i, krahu i LSDM-së, e cila paraqet një qëndrim unik të Kishës Ortodokse Maqedonase, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Metodiste dhe Komunitetit Hebre në Maqedoni se, me asnjë çmim nuk do të pranojnë ndërrimin e emrit të Maqedonisë dhe as modifikimin e këtij emri. Ky përbetim i katër liderëve fetarë në Maqedoni është arritur më vitin 2007, pas një takimi sekret nën udhëheqjen e Nikolla Gruevskit, i cili, si besnik i qëndrimeve të arritura në këtë marrëveshje, më vonë do të bekohet nga ana e Sulejman Rexhepit!
Si ka guxuar të lëshohet në kët aventurë Sulejman Rexhepi! A flet kjo aventurë e tij e ulët se, Sulejman Rexhepi në fakt kurrë nuk ka qenë në anën e interesit kombëtar shqiptar por, gjithnjë ka qenë në anën e pushtetarëve maqedonasë, pavarësisht bindjeve të tyre politike anishqiptare! A flet kjo se Sulejman Rexhepi kurrë nuk i ka bërë hesap asnjë nga partitë shqiptare ndonëse kanë pasur legjitimitet absolut për t’i shtyer përpara proceset kombëtare! A flet kjo se në raport me faktorin ndërkombëtar i cili vazhdimisht e ka nxitur dhe e ka përkrahur arritjen e një marrëveshje me kompromis në mes palës maqedonase dhe greke, Sulejman Rexhepi ka qenë në po të njëjtin taborr të interesave ruso-serbe, të cilat tashmë ashiqare kanë nxjerrë kokë nëpër mitingjet e fundit anti-marrëveshjes! A flet kjo se Sulejman Rexhepi është njeri shumë i rrezikshëm i cili, në çdo moment, i jep vetes të drejtë për të folur në emër të popullit shqiptar (dhe popullatës myslimane) pavarësisht se mund t’ia ngulë thikën deri në palcë të shpirtit! A ka ditur Ali Ahmeti, si partner qeveritar i Nikolla Gruevskit, mbi këtë qëndrim patriotik maqedonas të katër liderëve fetarë në Maqedoni? Janë pjekur të gjitha kushtet që të gjithë faktorët relevant në vend t’i dalin përpara Sulejman Rexhepit dhe për zhele ta përcjellin për në “birën e dhelpnës”!
Dhe, meqë komuniteti i krishterë dhe ai hebre nuk çojnë ndonjë peshë, VMRO-ja insiston që sa më parë të ulet me BFI-në e Sulejman Rexhepit dhe ta kundërshtojnë marrëveshjen greko-maqedonase e cila bie ndesh qëndrimeve dhe vendimeve të firmosura në dokumentin e arritur qysh më vitin 2007 (http://fjala.mk/2018/06/mickovski-pas-takimit-me-zaev-refuzoi-marreveshjen-e-kapitullimit/) ! Kurse, jo vetëm opinioni shqipar por edhe mbarë opinioni botëror e di fort mirë se, më vitin 2007, shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë qind për qind pro euro-integrimeve dhe kyçjes në NATO të Maqedonisë, gjë që do të mund të arrihej vetëm me ndërrimin e emrit të shtetit. Kjo do me thënë se, shqiptarët më vitin 2007 qind për qind kanë qenë për ndryshime të emrit, për ndryshime kushtetuese dhe për stabilizim të marëdhënieve në mes të shtetit të Maqedonisë dhe të Greqisë. Atëherë, prej nga ky guxim sharlatantesk i Sulejman Rexhepit për të hedhur firmë në një dokument i cili bie ndesh qëndrimeve dhe interesit kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë?
Sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për ndonjë dosje të rëndë me të cilën e kanë shantazhuar Sulejman Rexhepin për ta hedhur firmën në dokumentin kundër çfarëdo marrëveshje me palën greke e cila ia mohon antiktetin sikundër shtetit ashtu edhe popullit maqedonas. Nënshkrimi i Sulejman Rexhepit do me thënë përkrahje e politikave gruevskiane për barokëzim të Maqedonisë dhe për antikuizim të popullatës maqedonase! Pranaj, jo njëherë është thënë se Sulejman Rexhepi është katastofa e kombit shqiptar. Ja dhe një fakt tashmë i dokumentuar! Në këtë aspekt, për qëndrimet aq të egra të Nikolla Gruevskit kundër çfarëdo marrëveshje me Greqinë, qëndrim ky që nuk e linte të qetë as BE-në dhe as NATO-n, faktorët ndërkombëtarë me relevancë e çuan në histori këtë “pisiveng”! Pas publikimit të këtij dokumenti, a do t’i bashkangjitet “pensionimit” të Gruevskit edhe bekuesi i tij, Sulejman Rexhepi, ky Fikret Abdiqi shqiptar i Maqedonisë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *