Sulejman Rexhepi gjithnjë manipulon në emër të fesë

Sipas portalit kombëtar, “Portalb.mk”, gjatë muajit të Ramazanit, i vetëshpalluri reis, uzurpatori i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ka refuzuar tri herë radhazi që të paraqitet në Prokurorinë e shtetit. Sepse, paska qenë Ramazan dhe, me gjasë Sulejman Rexhepi që në ditën e parë të Muajit të Agërimit qenka futur në itiqaf! Po pastaj? Pasi të ikë muaji i Ramazanit, ku do të futet ai?


Shkruan Elizabeta Hasa


Institucionet e drejtësisë janë vende ku mbrohet e drejta dhe, përfshirja në një betejë për të vërtetën, pa dyshim që është xhihad! Nuk ka mysliman të sinqertë në botë që nuk lufton në çdo sekond për ta dëshmuar të vërtetë, për ta drejtuar të pavërtetën, për ta nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën, sepse këtë e ka amanet nga Zoti, këtë e kërkon edhe feja islame. Vetëm Suejman Rexhepi nuk pranon të dalë para drejtësisë, sepse, sipas tij, drejtësia nuk mund të mbrohet gjatë Muajit të Ramazanit! Sulejman Rexhepi paska pasur Ramazan ndaj dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë së shtetit me qëllim për ta zbardhur të vërtetën rreth akuzave që janë ngritur kundër tij!

Sulejman Rexhepi dhe Muaji i Ramazanit!!! E vërteta dhe drejtësia është mbi çdo muaj, mbi çdo ibadet. Për të vërtetën dhe drejtësinë është shpallur feja islame! Periudha në të cilët Sulejman Rexhepi ka shkelur mbi parimet islame është e Tre Muajve të Mëdhenj. Pse manipulon Sulejman Rexhepi në emër të fesë?

Sulejman Rexhepi pikrisht në këtë periudhë, kur nuk pyet as për Tre muajt e shenjtë, as për Ramazan, ka gabuar, ka mëkatuar dhe ka shpifur e ka gënjyer, ka vjedhur e ka zhvatur, sa ka mundur, aq sa nga veprimet e tij janë tronditur edhe organet e drejtësisë!

Për sa ka qenë Ramazan, Sulejman Rexhepi nuk ka lënë gjë pa vepruar! Nuk është dukur askund në teravi, nuk është parë në asnjë xhami, nuk është parë në faljen e Xhumave, është parë tek krrekoset nëpër iftare të pasura në sy të të varfërve, ka lejuar dhe ka përkrahur vjedhjen e ndihmave humanitare, është tallur me dinjitetin e myslimanit të varfër, e ka ofenduar atë, siç ka ofenduar çdo mysliman të vendit me deklarata e intervista nonshalante, përplot me gënjeshtra e mburrje të kota!

Sulejman Rexhepi gjatë Muajit Ramazan, i ka përcjellë edhe letër përkrahëse autoriteteve saudite në luftën e tyre kundër ermenëve dhe iranianëve. Ju ka shprehur përkrahje? Çka u duhet sauditëve përkrahja e Sulejman Rexhepit! Si do t’i përkrahë në luftën e tyre? Kur një subjekt është në luftë i ndihmohet ose me armë, ose me ushtarë, ose me logjistikë! “Njeriu që paska sjellë paqe gjithandej në botë”, pra Sulejman Rexhepi, ç’përkrahje do t’ju sigurojë arabëve, madje duke u thirrur ne emër të të gjithë myslimanëve të Maqedonisë së Veriut?! Nuk mund të jeshë manipulator pa pasur afinitete të gënjeshtarit, të spiunit dhe të tradhëtarit! Si guxon Sulejman Rexhepi që t’iu garantojë arabëve përkrahje në emër të të gjithë myslimanëve të vendit? Ç’ju hy në punë shqiptarëve lufta e arabëve kundër jemenëve dhe iranianëve! Shqiptarët janë edhe në Shqipëri dhe në Kosovë dhe, ata kanë autoritetet e tyre shtetërore që mund të flasin në emër të popullit! A e di Sulejman Rexhepi se ç’telashe u hapë shqiptarëve kur i vë në plan të parë interesat e veta meskine? Sulejman Rexhepi ka tejkaluar të gjitha normat e etikës, demokracisë, njerzillëkut; ka keqpërdorur respektin e institucioneve shtetërore, ka keqpërdorur  pozitën duke tejkaluar mbi instanca më të larta shtetërore dhe të thirrura për të dhënë përkrahje në emër të popullit të përgjithshëm! Politkat ekuivalente të shtetit të Maqedonisë së Veriut, të mirë me të gjithë, duhet të jenë norma për të gjithë faktorët relevant të vendit, ndryshe, jashtë këtyre normave është ekstremizëm, përkrahje e dhunës, e vrasjes! 

A nuk ishte Ramazan kur i bëri këto gafa Sulejman Rexhepi? A nuk është Ramazan ky muaj, në të cilën, Sulejman Rexhepi për të satën herë me radhë e turpërori popullatën myslimane në përgjithësi dhe, në veçanti shqiptarët e Maqedoni së Veriore!

Në Ramazan mund të atakohet Prokuroria që nuk merret me lëndët që i ka ngritur Sulejman Rexhepi, kurse, po kjo Pokurori nuk guxon ta ngacmojë Sulejman Rexhepin tani, sepse qenka Ramazan! Do me thënë, Prokuroria e Shtetit duhet të ketë respekt për Muajin Ramazan dhe për “ramazanlinjtë” e tipit të Sulejman Rexhepi, kurse ky, nuk ka problem se ia futë gafave rend me rend pikërisht në Ramazan, duke i mërzitur dhe zemëruar të gjithë myslimanët e vendit dhe më gjërë.

Sulejman Rexhepin thirre në dreka e darka dhe mos e thirr aty ku duhet të mbrohet e vërteta dhe të ngadhnjejë pafajësia, sepse te e para ia thotë si elefanti, kurse te e dyta – gjithnjë e ka “ramazan”! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *