Sulejman Rexhepi haxhilerët i përdorë “mish për top”

Ky shkrim mëton që t’i ndërgjegjësojë myslimanët e Maqedonisë dhe t’ia tërheqin vërejtjen Sulejman Rexepit që mos të tallet me prindërit, motrat, vëllezërit, fëmijët myslimanë që kanë vendosur sivjet të shkojnë në haxhillëk. Sulejman Rexhepi çdo haxhi e shikon si “tezgë të egër” të veten që e nxjerr në baltë e në gurishtë për përfitime personale pa kurrfarë detyrimesh ndaj shtetit dhe shoqërisë

Shkruan Suat Pajaziti

Se haxhi ka qenë një bisnes personal shumë profitabil i Sulejman Rexhpit kjo dëshmohet edhe nga këmbëngulja e tij që në këtë “aktivitet” ta ketë ekskluzivitetin vetëm ai. Madje, në këtë bisnes gjithmonë ia ka arritur që, nën pretekstin fetar, t’i vë në shërbim edhe organet e ndryshme shtetërore. Madje, nuk ka përtuar që t’i “prish” raportet me shtetin, madje edhe të kërcënohet me padëgjueshmëri qytetare, nëse nuk ia ndalin “rrjedhën” haxhilerëve nëpër organizime të haxhit privat. Vetëm Sulejman Rexhepit i ka shkuar ndoresh që të emërtojë haxhin si “haxh privat” dhe “haxh zyrtar”! A mund të paramendohet një shahadet, një namaz, një kurban zyrtar dhe privat?!?
Edhe sivjet, ishte shumë i zëshëm dhe shumë kërcënues për sa i përket organizimit të haxhit! Dhjetra qarkore e kërcënime ua ka lëshuar kompanive të ndryshme anekënd vendit që kanë regjistruar nijetlinjë për të udhëtuar për në vendet e shenjta myslimane. Çuditërisht, numri i atyre myslimanëve që kanë parapëlqyer të udhëtojnë me agjenci të tjera, pra jasht organizimit të BFI-së së Mulla Sulës, e tejkalon dyfshin e numrit të atyreve që janë paraqitur të udhëtojnë me firmën, fatkeqësisht, private të Sulejman Rexhepit.
Meqë, nga ky vit e tutje kuota e haxhilerëve në botë do të shtohet për miliona e miliona, dhënia e vizave hyrëse do të jetë tepër shumë e limituar, do të jetë aq sa do të parashikohet si kuotë në marrëveshjet paraprake të nënshkruara me Ministrinë e Haxhit. Këtu i buzëqeshi fati Sulejman Rexhepit dhe, si një skuth i çartur po i fërkon duart duke pritur që të gjithë agjencitë t’ia dorëzojnë haxhinjtë e regjistruar. Kjo pa dyshim që do të ndodhë, ndërsa për momentin në proces janë marrëveshjet për shitjen e vizave! Prandaj, jo rastësisht kanë kërkuar nga Ministria e Haxhit që të shyhet edhe për dhjetë ditë dorëzimi i listës me numrin total të haxhilerëve nga Maqedonia. Deri më 10 korrik Sulejman Rexhepi nuk ka arritur të regjistrojë më shumë se 280 haxhinj, fiks 660 haxhinj nga Maqedonia më pak se vitin e kaluar! Pra, në proces është pazarllëku me agjencitë private që duhet t’ia dorëzojnë numrin e haxhilerëve si dhe të gjitha paratë që ua kanë marrur në formë pagesash për udhëtim. Kësisoj, Sulejman Rexhepi, në vend se të dorëzojë listën me haxhilerë prej 280 sish sa ishin të regjistruar, ai me gjasë për këtë kohë ka arritur që t’i bind pronarët e agjencive për t’ia dorëzuar tërë “pazarin” dhe, tashmë në Ambasadën e Arabisë Saudite në Tiranë do të shkojë me një listë në total prej 800 haxhinjëve. Edhe nëse ka më tepër nuk është në gjendje që të rrezikojë e t’i marrë, sepse, nga Turqia ka arritur të sigurojë vetëm 800 vaksina.
Megjithatë, te haxhinjtë e regjistruar jashtë BFI-së së Sulejman Rexhepit, ka fillur një pakënaqësi e madhe! Gati të gjithë po refuzojnë të udhëtojnë nën “çadrën” e Mulla Sulës, dhe, që të gjithë po theksojnë se, sikur të donin të udhëtonin me “kompaninë” e Sulejman Rexhepit regjistrimin do ta bënin që në fillim. Pra, tashmë ka probleme të hapura në mes të “haxhinjëve privat” dhe “haxhinjëve zyrtar”! Më kot po i fërkon duart Sulejman Rexhepi, sepse, për momentin revolta ka arritur atë pikë sa, haxhinjtë më shumë janë të gatshëm ta tërheqin pagesën dhe mos të shkojnë në haxh se sa këtë ta bëjnë me firmen e Sulejman Rexhepit. Për më tepër ngase, “haxhinjtë privat” po detyrohen që të bëjnë pagesën resto që të arrihet shifra e caktuar nga Mulla Sula prej 4100 euro! Sepse, tashmë haxhilerët e regjistruar te kompania e Sulejman Rexhepit po rrijnë të gjithë sy e veshë për të kuptuar se me çfarë çmimi do t’i tërheq nga vetja “haxhilerët privatë”!
Ekziston mundësia që, këta haxhinj t’i degdisë dhjetra kilometra larg Xhamisë së Pejgamberit apo larg Qabes, me pretekst se janë paraqitur shumë vonë, arsyeja do të jetë se, sa më larg Xhamive vendosja është më e lirë, më e varfër dhe më skandaloze, për ç’gjë Sulejman Rexhepi do t’ua lë fajin “organizatorëve privatë”, ndërsa prej tyre do të fitojë para të majme. Pra, këta haxhilerë, në formë të hakmarrjes se pse kanë refuzuar që të udhëtojnë me kompaninë e Sulejman Rexhepit, ky do t’i ndëshkojë duke i përdorur si “mish për top” dhe, duke siguruar një përfitim personal të majmë!
Po flitet se këtyre privatëve Sulejman Rexhepi do t’ua shesë vizat e haxhit nga 700 euro, haxhilerëve të vet nga 500 euro, plus që asnjërit haxhi nuk do t’i presë kurbana, sepse, asnjë prej haxhilerëve nuk e sheh tek i therret kurbani i vet në Meke, madje as familjarët e tyre nuk kanë kontroll se ju therren në Maqedoni. Zatën haxhilerët e Mulla Sulës ka vite që janë pa haxh, sepse, Sulejman Rexepi nuk e ka dert haxin e tyre, por fitimin sa më të madh prej tyre. Pa fije turpi, nxjerrin një “letër qarkore” dhe nënvizojnë se sivjet qëndrimi në Arafat qenka 700 euro, nën tenda të kondicionuara! Qëndrimi ditor 700 euro nuk kushton as në hotelet me shtatë yje! Do me thënë se, edhe në këtë qëndrim Sulejman Rexhepi ua fshinë nga nja 500 euro haxhinjëve. Se e ka dert fitimin flet edhe fakti që tashmë i ka nisur për në Arabinë Saudite për të kërkuar vendstrehim dhe për të bërë pagesat dy nga personat më të diskutueshëm për momentin në Maqedoni: Irsal Jakupin, për të cilin zyrtarisht dihet se është i caktuar të futet në BFI për ta vjedhur haxhin dhe, një nga “myftinjtë” më të rinj dhe pa kurrfarë përvoje në organizim “institucional” të haxhit, Qenan Ismailin.
Myslimanët e vendit, janë të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm si dhe shumë të aftë për të bërë një llogari se sa është fitimi personal i Sulejman Rexhepit nga 800 haxhilerë aq sa planifikon t’i çojë sivjet. Sulejman Rexhepi gënjen kur thotë se haxhi është burim eksistencial i institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së së Sulejman Rexhepit, sepse, çdo vit pas haxhit raportohet se “sivjet BFI-ja nga haxhi fitoi 6000 euro, 7000 euro, 4500 euro, 15000 euro…” Me 6000 euro të sigurohet funksionimi normal i Medresesë?! Aq para Sulejman Rexhepi fiton nga shitja e 12 vizave! Prandaj, si asnj herë më parë sivjet organet gjegjëse të shtetit duhet të jenë syçelë dhe të pengojnë çdo përpjekje kriminale të Sulejman Rexhepit për ta kriminalizuar një nga shtyllat kryesore të fesë islame. Sulejman Rexhepit nuk i inereson as shahadeti, as namazi, sepse, të vetmet këto dy shtylla që nuk i sjellin kurrfarë përfitimi material. Kurse, fitrin, zeqain, kurbanët dhe haxhin e ka “supermarket familjar” ku harami ngulfat hallallin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *