Sulejman Rexhepi i bekoi bashkëpunëtorët e vet – le të përgatiten për azil gruevskian

Sulejman Rexhepi edhe një herë e përdori hipokrizinë e vet për t’u shitur “engjëll”! Por, a bëhet derri flutur?!

 

Shkruan Mr. Zeqie Veseli (PdH)

 

Në mnifestimin tradicional kushtuar ditës së lindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s., nën organizimin nën çdo nivel amatoresk nga Myftinia e Gostivarit, isha dëshmitare e gjallë e një pafytyrësie të Sulejman Rexhepit si dhe e një pamje të fytyrave të ngrira të dy rreshtave të parë, të njerëzve që dhunshëm i duartrokisnin uzurpatorit të BFI-së, Sulejman Rexhepit. Madje “mysafirët e lartë” nuk ngurronin të pëshpërisnin “more bre ky paska rrjedhur fare…”, “a është normal more ky farë skleroze…”, “ky duke folur gjatë mendon se e shtynë vdekjen…”! Thjesht, i torturoi dhe i përdhunoi të gjithë të pranishmit! Pesë minuta e 25 sekonda përshëndetje! Heeeeejjjj, “kryetari” kalon gjysmën e fjalimit duke përshendetur, sepse, nuk di të flasë, nuk ka se çfarë të thotë. Atë që e tha, në fakt, e formësoi në kajde të vulës së budallakisë së tij.

I përshndeti vetëm ata që janë të sojit të tij, ata që janë pak më ndryshe, i përshendet me belbëzime “e përshëndes profesorin… përfaqësuesin e Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, përshëndes… profesorin… doktor profesorin që përfaqëson…” Se kush ishte ky doktor profesor nuk e mori vesh askush, as të pranishmit dhe as opinioni i gjërë! Sepse, goja e xhindosur asnjëherë nuk mund ta shqiptojë emrin e “një engjëlli”!

Hafëzlerët dhe teologët që dinin gjuhën arabe rrëqetheshin nga përkthimi dhe interpretimi aq nonshalant i ajeteve kuranore. Çirrej i marri duke thënë se “Allahu i tha Pejgamberit” dhe, pastaj, një frazë të tërë alla-sulçe që nuk e gjenë askund në Kuranin Madhështor. Mulla Sula është dëshmuar që nuk di të lexojë Kuran, nuk e di mirë gjuhën arabe dhe nuk di ta interpretojë Kuranin ashtu siç duhet. T’ia përkujtojmë këtu ajetin 29 të Sures En Nexhm: Andaj, ti  (o Muhamed) largohu prej atij, që i kthen kurrizin Kuranit dhe, që dëshiron vetëm jetën e kësaj bote!”

“Nuk guxojmë që t’i nënshtrohemi askujt përveç Allahut xh.sh.”, thotë hipokriti i pashembullt në fytyrë të tokës, Sulejman Rexhepi! Pa dyshim, rrebelimi kundër Sulejman Rexhepit është farz, është islam, është veprim i shenjtë, sepse, vetëm kështu dëshmohet se ekziston një frikë e madhe nga Allahu Fuqiplotë, ndaj të Cilit nënshtrimi demonstrohet praktikisht sapo të heqësh dorë prej nënshtrimit ndaj Sulejman Rexhepit.

Të gjithë ata myslimanë që nuk i nënshtrohen Sulejman Rexhepit, të gjithë ata që e mohojnë veprimin e tij dhe nuk i bashkangjiten në hajni, në shkatërrim dhe devalvim të islamit, të gjithë ata Sulejman Rexhepi i shpallë armiq personl të tij dhe të padëgjueshëm. Që do të thotë se, nëse dëshiron të jeshë mik i Sulejman Rexhepit duhet të heqësh dorë nga nënshtrimi ndaj Allahut xh.sh.

“Kur unë ushqehem me këto dy parime, më besoni se në emrin e BFI-së dhe në emrin e myslimanëve të këtij nënqielli, askujt nuk i nënshtrohem, askujt nuk i frikohem, jam shumë i fortë…” pallamudë hipokriti Sulejman Rexhepi! Po çka ndodhë me Sulejman Rexhepin kur ai nuk ushqehet me këto parime?! Atëherë na del si macja e lagur, e nxjerrur nga ndonjë pusetë kanalizimi! Rrenë Sulejman Rexhepi, sepse, ai bëhet i fortë se herë që e korrupton ndonjë prej gjykatësve dhe prokurorëve, sa herë që i dërgon letra Sasho Mijallkovit, sa herë që e bekon Nikolla Gruevskin, Sulejman Rexhepi ndjehet i fortë sa herë që del nga dera e shërbimit intelegjent maqedonas! Sulejman Rexhepi, deri më sot, kurrë nuk ka pasur guxim që të dalë para drejtësisë dhe ta thotë të vërtetën, ta mbrojë të vërtetën. Sulejman Rexhepi është i vetmi “trim i madh” në botë që i frikësohet të vërtetës së oponentit të tij. Sulejman Rexhepi është “guximtari” më qesharak në botë i cili, nëse do të dëgjojë se oponenti i tij ëshë i ftuar në ndonjë emision radio-televiziv, do ta zbrazë tërë kasën e BFI-së duke i paguar radio-televizionet vetëm që ta anulojnë prezantimin e të vërtetës nga ana e oponentit të tij (natyrisht, Afrim Tahirit)! Më frikacak se Sulejman Rexhepi nëna nuk e bën më! Myslimanët e Maqedonisë, nuk mbajnë mend asnjë përpjekje të tij për ta tundur politikën maqedonase në të mirë të fesë islame në vend! Rrëmbeu e shiti, bashkëpunoi me shtetin në tjetërsim të vakëfit – prandaj ndjehet kaq i fortë, dhe jo se po u ushqeheshka me parime(!!!) Sulejman Rexhepi ushqehet vetëm me mish kurbani të vjedhur!

“Kam kënaqësinë që të them publikisht këtu se të gjithë ata, bashkëpunëtorët e mi, që janë në atë strumbullar, janë shumë stabilë, të paluhatshëm dhe të pakthyeshëm. Allahu i shpërbleftë, Ai i bekoftë.” E tha edhe këtë frazë boshe! Sulejman Rexhepi i bekoi bashkëpunëtorët e vet – le të përgatiten që të gjithë për azil gruevskian! I pafytyrë, tërësisht hipokrit! Por, pas kësaj lutje nuk ka më “gjuajtje shtrigash”, ë! Sulejman Rexhepi i ka shpallur më shumë se gjysmën e të punësuarve si armiq të tij! Ai ka keqtrajtuar nëpunës deri në çmendi, duke i kërcënuar se do t’i dëbojë nga puna si “spiunë të Afrimit”! Ai ua ka mbushur zyrat me mini-mikrofona si dhe me mini-kamera, të cilat i kontrollon nga shtëpia, madje i kontrollon edhe nipi i tij kopuk përmes tabletit që ëshët fjala e fundit e teknologjisë, e blerë me paratë e BFI-së, natyrisht! Elhamdulilah, më në fund e pranoi, pas përcjelljeve policore qenka bindur se nëpunësit i ka shumë të mirë por që paska pasur probleme kompleksive me trurin e vet! Do me thënë që të gjithë janë engjëj, ndaj dhe e luti Allahun xh.sh. që t’i bekojë! Këtë lutje nuk do ta bënte pa i verifikuar mirë, një nga një!

Sulejman Rexhepi thërret që t’i praktikojmë praktikat e Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.! Po sa i prakikon ato Sulejman Rexhepi? A mos ka qenë praktikë e Muhamedit a.s. vjedhja, rrena, tradhëtia, spiunllëku, kodoshllëku, shijimi i ideologjive partiake! Po çlidhje ka veprimtaria e Sulejman Rexhepit me praktikat e Muhamedit a.s.? A është praktikë e myslimanëve, siç është e Mulla Sulës që të vidhen kurbanët, të vidhen ndihmat humanitare, të vidhet vakëfi, të shitet vakëfi, të shiten diplomat, të blihen mirënjohjet, të dëmtohet buxheti i “bejtul mal”-it. Cila është ajo praktikë e Muhamediit a.s. apo e myslimanëve përgjithësisht, që të vidhen paratë e grumbulluara për ta lehtësuar një hall, siç ishte halli i hasanbegasëve dhe i vlonjatëve pas vërshimave apokaliptike! Këto janë praktika të Sulejman Rexhepit, të këtij farë abdalli që belbëzon duke e përmendur emrin e më të Dashurit të Allahut xh.sh. Sulejman Rexhepi ia beson vdekjen Muhamedit a.s. por, nuk i beson vdekjes se vet! Nuk i frikësohet vdekjes, ndryshe, do të rirreshtohej në taborrin e myslimnëve të urtë!

Sulejman Rexhepi, nuk përtoi që t’u drejtohet edhe partive politike, përfaqësuesve politik shqiptar, duke ju thënë se nuk do të dëshironte që t’ia përfaqësojnë vetëm identitetin kombëtar, nëse nuk ia përfaqësojnë edhe identitetin fetar. Pra. Mulla Sula e ka dert se po i thonë se “ky shqiptar është qafiri ma i madh”! Ai insiston në përfaqësim deklarativ, pa çka nëse do të bëjë veprime që nuk janë të denja as për armikun më të madh të myslimanëve e të islamit. Mulla Sula është shumë i vetëdijshëm se është i vetmi shqiptar që ka dalur binareve të fesë, prandaj, mundohet ta imponojë një çergë që do t’ia fshihte disi këtë mëkat!

Apeli më palidhje politik i Sulejman Rexhepit me të cilin iu drejtua politikanëve ishte që, mos të turpërohen por të ndihmojnë që të akreditohet Medresja Isa Beu (nëse e di Sulejman Rexhepi se çka është “akreditim i Medresesë”, publikisht do të pajtohesha që ta ekzekutoj veten në Bit Pazar) si dhe ta finansojë FSHI-në! Apel i përçartur, sepse, një njeri normal e di fare mirë se kjo nuk bëhet pa ndryshim të ligjeve të shumta dhe, ky ndryshim nuk do të arrihet kurrë pa koncensus etnik dhe pa marrëvshje politike të koalicioneve qeveritare. Sulejman Rexhepi thotë se “ja majkata! Bllagosllovinë e paska ba nana, e FSHI-në dhe Medresenë njerka”!

Jo, edhe FSHI-në dhe Medresenë i ka bërë nëna, por, atë nënë e vrau katili unikat në botë, Sulejman Rexhepi! Në momentin që ia ke vjedhur fitrat, zeqatin, kurbanët, në momentin që ia ke vjedhur mbi 500 mij euro nga shitja e vizave të haxhit, në momentin që ia ke vjedhur “institucionin e bakshishit institucional” me rastin e marrjes së dyqanit me qera, në momentin kur ia ke vjedhur vakëfet që gjeneronin mirëqenie të këtyre vatrave arsimore, në momentin që me paratë e Medresesë dhe të FSHI-së Sulejman Rexhepi dhe “dinastia” e tij bëjnë jetë superluksoze, bëjnë pallate, blejnë supermakina, blejnë restorante e kafiçe, rrafshojnë kodra të Allahut për bisnes-pishina – e pra në këtë moment i është “vrarë nëna” edhe Medresesë edhe FSHI-së, të cilat tani kanë ngelur nën mëshirën e njerkës së tyre – Sulejman Rexhepit.

Të shfytëzoshë përkujtime të shenjta dhe të gërvallesh si i përhanë e i përdalë, është njëjtë sikur të konvertohesh në diçka që është armik i atyre përkujtimeve. A ka kufi abdallëku i Sulejman Rexhepit?!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *