Sulejman Rexhepi i dërgon mesazh “Zotit”

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, është shembulli tipik që flet për atë se ç’synojnë në fund të jetës së tyre spiunët, tradhëtarët, kolaboracionistët antikombëtarë! Natyrisht, e synojnë rehabilitimin, qoftë kjo edhe si mastrubim shpirtëror. Ky soj qenie në trajtë amebe dëshiron të demonstrojë se nuk i frikësohet as vdekjes, se tërë atë tradhëti që e ka bërë në fund duhet t’ia justifikojnë dhe verifikojnë me këngë e valle të hedhura nga kategoria e qenieve të pamoralshme – atmosferë kjo tashmë e parë në festimin e ditëlindjes së 72-të të Sulejman Rexhepit

Shkruan Bedrie Pustina

 

Një njeri normal, një intelektual, një lider apo prijës, një personalitet me përmasa të aristokratit, pranon të shfrytëzohet ditëlindja e tij, apo një datë personale, për ta festuar duke ia përgatitur ahengun anëtarët e familjes! Aty ftohen miq e shokë të ngushtë. Një personalitet i këtyre përmasave, do ta shfrytëzonte ahengun e tillë për të evokuar qetësisht kujtime të bukura, apo edhe për të bërë një rekapitulim të të arriturave apo edhe të dështimeve, duke shpalosur projekt pë suksese të reja të cilat gjithësesi që do të përkujtoheshin e madhëroheshin nëpër evente të tilla familjare e miqësore.

Edhe një dështak në jetë, edhe një matrapaz, edhe një kriminel, edhe një hajn, një i pamoralshëm e i denegjeneruar deri në gjen, një tradhëtar e një bashkëpunëtor i shërbimeve antikombëtare, një idiot e një bastard, e synon një aheng të tillë, madje edhe më glamuroz, me miq e me shokë, duke ftuar vlera kombëtare me qëllim që t’i shtojnë madhështi në atë event publik!

Po! Soji i parë i njerëzve të mirë ahengjet familjae i kanë vetëm për famije dhe për rreth të ngushtë, pa potere e pompozitet, ndërsa soji i dytë i njerëzve të prishur, eventet familjare i kanë qejf me zhurmë, me imponim e me publikim të “aktivitetit”!

Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar që një lider, një prijës apo një njeri normal, gjithandej në botë, të bëjë atë çfarë ka bërë mbrëmë Sulejman Rexhepi, me rastin e 72 vjetorit të tij. Ditëlindja e një hoxhe të kalojë dhe të përcillet në opinion, të festohet me meze e me raki, të përzihen burra e gra, me këngë e valle tallava të opusit që përfaqësojnë antivlerën kombëtare dhe, tërë kjo përcjellë me zerin e bukur të Naim Abazit e të Mihrie Brahës. Çka flet kjo?

Soji i Sulejman Rexhepit, i cili një jetë të tërë ka kaluar në shërbime sekrete policore antikombëtare, i cili një jetë të tërë ka djegur e përvëluar famije shqiptare, i cili një jetë të tërë ka sharë, vjedhur, ka gënjyer e ka kryer turlifarë veprash antiislame, më në fund, ja që ka nevojë të rehabilitohet, ka nevojë për “ranimacion” shpirtëror! Natyrisht, gjatë veprimeve të tij imorale e kriminale, ka arritur të sigurojë edhe para të majme. Një antikombëtar si Sulejman Rexhepi, nuk e ka problem që atë sasi parashë të pista ta përdorë për ta manipuluar cilindo institucion kombëtar, cilëndo vlerë kombëtare, sepse, atij i duhet rehabilitimi dhe jo se e ka gajle liderin kombëtar e shtetëror, apo se i plasë bytha që do të njollose vlerat kombëtare. Ua mbushë gushën me para dhe i shndërron në lavazhë të shpirtërores së tij të katanosur, qoftë kjo edhe për një natë, me një këngë, me një të tundur të cicave të kërcimtares para turinjëve.

Sulejman Rexhepi ka para me ju dhënë edhe lopëve! Prandaj ai organizon koncerte famijare me këngë folklorike e patriotike, ndërsa, meqë këta ia prekin “shpirtin patriotik” ai u hedh në prehër nga një kartëmonedhë lejla, nga 500 euro!

Cila është logjika dhe cili është morali i organizimit të këtyre “eventeve familjare-publike” që i organizon Sulejman Rexhepi? Harami duhet të dalë prej dikah, duhet të shpenzohet disi, duhet të rrjedhë dhe të turpërohet para Allahut e para opinionit të gjërë! A i ka ndodhur një turp i tillë cilitdo teolog në botë, siç i ndodhi mbrëm Sulejman Rexhepit! Një natë për të blerë pak “patriotizëm”, për të përjetuar paaaak “ranimacion shpirtëror”, terapi kjo që i kushtoi mbi 15 mij euro, dhe, mbi të gjitha, me katranosjen e fundit të fytyrës së ndyrë.

Tërë bota myslimane e di që ato para Suleman Rexhepi i ka nga vjedhja e vakëfit, nga keqpërdorimi i pozitës, i ka nga aksionet nëpër pabet dhe kasinot e Ohrit, i ka nga vjedhja e mbi 400 mij euro që u grumbulluan për banorët e Hasanbegut që nga vërshima humbën gjithçka që patën, madje edhe pjesëtarë të familjes, atë pasuri e ka nga vjedhja e haxhit, nga shitja e vizave për në haxh, nga vjedhja e kurbanëve dhe nga mostherrja e tyre. Sulejman Rexhepi tashmë  ka pranuar haramin, e ka bërë kabull, e rëndësishme për te është që të ketë lekë për të blerë “patriotizëm”, per ta shkarkuar qoftë për dy-tri sekonda atë barrë të rëndë të biografisë së vet që i peshon mbi qafë; i duhet paaak aheng sa për ta rehatuar e qetesuar shpirtin e vet që e ka të trazuar nga të bëmat e tij të pamoralshme e kriminale përgjatë këtyre 72 viteve të jetës së tij. Me paratë që i ka është në gjendje që t’i përlyej të gjithë, çdo vlerë kombëtare. Nuk i bëhet vonë, madje e bën me kënaqësi, sepse, përderisa vetë ato vlera kombëtare pranojnë që të bëhen lolot e Sulejman Rexhepit, pse ky të mbajë llogari për ta!

Megjithatë, Sulejman Rexhepi i ka nja dy kokrra mend, e di fare mirë që nuk ka se çfarë të kërkojë para Allahut Fuqiplotë, e di fare mirë se është i zhytur deri në gushë në mëkat dhe se, nuk e shpëton askush, as prania e Musa Xhaferit e Izet Mexhitit, as Naim Abazi e Mihrie Braha. Këtë e ka kristal të qartë Sulejman Rexhepi. Por, organizon evente të këtilla “patriotike” për të tjerët, që ata të tjerët të krijojnë bindje se “sa i mirë” është Mulla Sula. Madje është aq i mirë sa respektin e të tjerëve e blenë me mish e me raki! Ka nevojë që t’i bind të tjerët se nuk është aq i keq sa vlerësohet te Allahu xh.sh. Mulla Sula është i bindur se edhe Allah xh.sh. i bë padrejtësira, se e ka marrur inat. Prandaj dhe, për inat të Allahut Fuqiplotë, Sulejman Rexhepi demonstron “fuqi dhe pafajësi”! Një njeri i keq nuk mund të ketë fuqi miqësh dhe të jetë i rrethur me miq të mirë! Nëse Sulejman Rexhepi perceptohet i keq atëherë të gjithë ata që ishin mbrëmë në atë “event” familjar janë të këqinj! Ky është qëllimi i Sulejman Rexhepit! Ose edhe ai patriot ose të gjithë janë spiunë, tradhëtarë e të prishur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *