Sulejman Rexhepi i refuzueshëm në çdo mexhlis

Dje, me rastin e orës komemorative kushtur të madhit e të devotshmit, z. Ruzhdi Lata, Kryetar i Komunës së Dibrës, në mesin e miqve, shokëve, simpatizantëve, bashkëpartiakëve dhe bahkëveprimtarëve, u duk, si gjeli maje plehu edhe Sulejman Rexhepi. Nuk u përfill nga askush, nuk e bënë hesapë për pesë pare, ndaj, sot, zi e më zi ka bluar në kabnetin e tij të uzurpuar kundër të ndjerit, si çdo herë tjetër! Ky është Sulejman Rexhepi, kallëpi i hipokritit më të fëlliqur

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë

 

Një batutë e njohur e kinematografisë shqiptare thotë “Gjini: Ndal! Marigoja ka lënë amanet: t’i hedhin dhe në varr ata që nuk i kanë hedhur baltë në fytyrë”! Në formë të tërthortë këtë batutë, dje dibranët ia përplasën fytyrës edhe Sulejman Rexhepit, sidomos mbas fjalimit të tij prej hipokriti!
Si e filloi fjalimin “kafka” Sulejman Rexhepi?! Po a nuk e di ai se në momente komemorative, në çastet e zisë, nuk ka “përshëndetje dhe urime”! Shfrytëzon vdekjen e një personaliteti që t’i përshëndesë e t’i vardiset atyreve që nuk ia fusin as qepën e njomë!
Sulejman Rexhepi, do të thotë se, meqë Ruzhdi Latën e ka pasur bashkëpunëtorë mbi 30 e ca vite, automatikisht kjo do të thotë se ai, pra Sulejman Rexhepi, po e njihkëka më së miri të ndjerin Ruzhdi Lalën! Absolutisht më mirë se çdo kush tjetër! Kjo do të thotë se ai, për Ruzhdi Latën di diçka më tepër se anëtarët e ngushtë të familjes së tij! Sulejman Rexhepi në pozitë e kryetrarit legjitim dhe ilegjitim të BFI-së është 20 vite, ndërsa dhjetë vitet e tjera ka qenë funksionar në policinë maqedonase. Pse e fyen Ruzhdi Latën për këtë periudhë, ë! Periudha tjetër, 2001-2006, ka qenë periudhë e vetëdijësimit dhe krenarisë kombëtare shqiptare, për të cilën kontribut të pamohueshëm ka dhënë edhe i ndjeri Ruzhdi Lata, ndërkohë që Sulejman Rexhepi këtë periudhë e urrente, i kishte nëpër plazhe të Ulqinit, e quante kohë e “kriminelëve dhe banditëve shqiptarë”!
Gati tetë vite Ruzhdi Lata nuk ka qenë nëpunës i BFI-së, por, ka qenë një nga kryetarët më të sukseshëm në historinë e Dibrës. Prej nga atëherë Sulejman Rexhepi po e njhihkëka aq mirë Ruzhdi Latën? Ndoshta nëpër duar e ka pasur dosjen policore që ia kanë sajuar gjatë përndjekjeve politike!
Po si e përshendet “të nderuarën familje të Latës”, ndërkohë që ish-bashkëpunëtorët e tij thonë se, për nja 4-5 vite po këtë familje e ka sharë ditë për ditë! Në këtë periudhë, Sulejman Rexhepi Ruzhdi Latën e ka kualifikuar si “lider i grupit të rrebeluar të Tetovës”, e ka quajtur “tradhëtarë”, “përçarës i trungut fetar e kombëtar”! Ndërsa në momentin përkujtues e vlerëson si kontribues vetëmohues në ruajtjen e unitetit fetar e kombëtar, patriot e luftëtar i denjë i çështjes kombëtare.
Po, kjo është më se e vërtetë, si të këtillë e kanë njohur edhe policia, miqtë e Sulejman Rexhepit, të cilët pastaj në bashkëveprim me Sulën lëshohen në sulm kundër këtij personaliteti, nisin skenarin e devalvimit dhe të njollosjes së këtij personaliteti të pamohueshëm kombëtar e fetar! 4-5 vjet Ruzhdi Lata ofendohej dhe njollosej nga Sulejman Rexhepi pikërisht në rrafshin kombëtar e fetar, sepse kjo ishte porosia policore sllavo-komuniste kundër nacionalistëve shqiptarë.
Pa dyshim, edhe Ruzhdi Lata jo që e ka dashur ndonjëherë Sulejman Rexhepin! Në çdo ndeje, në çdo takim me miq e me shokë, kurrë nuk e ka folur një fjalë miradie për Sulejman Rexhepin, gjithmonë e ka injoruar dhe nënçmuar si një spiun e element policor në krye të BFI-së!
Ruzhdi Lata kurrë nuk ka pranuar që të llogaritet si bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit, me asnjë çmim! Pranaj dhe, për ta injoruar tërësisht në bashkëveprim, del nga Institucioni tashmë të uzurpuar nga krimineli Sulejman Rexhepi dhe, futet në jetën politike, me çka, për një kohë të shkurtë fiton zgjedhjet për kryetar të Dibrës, i kandiduar nga Partia e Ali Ahmetit, BDI-së!
Ruzhdi Lata, të dielën e 25 nëntorit të vitit 2018 u varros në mënyrë madhështore, ashtu siç i ka hije personalitetit të devotshëm, i përcjellë nga miqtë e shokët anekënd viseve etnike. Kjo ceremoni do të mbahet mend për jetë e mot!
Kjo pamje madhëshore, injorimi i tërësishëm që ia bënë Sulejman Rexhepit dhe, plotësisht i bindur se një varrim të tillë nuk do ta përjetojë kurrë, i xhindosur nga ky fakt, Sulejman Rexhepi iku si ai me bishtin nën shalë, pa u vërejtur nga askush!
Sot, në kabinetin e vet, sërish ka nisur të flasë zi e më zi për të ndjerin si dhe për Ali Ahmetin, për të cilin thoshste se, përcaktimi i tij për ta kandiduar Ruzhdi Latën, e ka bindur se Ahmeti nuk i ka dy lidhje me mend! Hipokrizi e radhës kjo e Mulla Sulës, hipokrit që tani më e ka kapur frika se si do të varroset! Allahu xh.sh. në ajetin kuranor 84 të sures Et Teube, për këtë lloj hipokriti, si Mulla Sula, thotë: “Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje.” Vetëm përkujtoni të bëmat prej krimineli dhe hajni të madh të Sulejman Rexhepit, vetëm përkujtoni veprat e tij shkatërrimtare dhe zhvatëse të BFI-së, të vetmit Institucion fetar islam të myslimanëve të Maqedonisë dhe, sakaq do të kuptoni se si, ajeti kuranor i cituar më sipër, në rastin e varrosjes së Sulejman Rexhepit do të jetësohet plotësisht. Kështu është vullneti i Allahut Fuqiplotë, kështu do të bëhet, patjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *