Sulejman Rexhepi ka nevojë millosheviqiane për një goditje fatale

Sulejman Rexhepi ka ardhur në pikun e kulmit ku nuk mund të durojë më. Por, nga ana tjetër edhe tërheqja vullnetare do te ishte e pashpjegueshme. Prandaj Sulejman Rexhepit i duhet nje inskenim rrebelimi, por që nuk ka me kë ta luajë. Bashkëpunëtorët e tij, tashmë lojalistë të verbuar, nuk janë në gjendje ta kuptojnë as lojën por as nevojën shpirtërore të Sulejman Rexhepit

Shkruan Mr. Zeqie Veseli

Sulejman Rexhepi në këtë çast si asnjëherë më parë gjendet në pritje të momentit millosheviqian të cilin po e ndjenë se do t’i ndodhë shumë shpejtë. Sllobodan Millosheviqi priste momentin që të braktisej nga bashkëpunëtorët dhe nga froni të largohej me intervenim të një force të jashtme. I duhej që popullit të vet t’ia krijojë një armik me qëllim që ai për kohë të gjatë të perceptohej si “shpëtimtar i kombit”! Pra Sulehman Rexhepi është në pritje të braktisjes nga bashkëpunëtorët. Nëse nuk do ta braktisin vullnetarisht ai do të provokojë vetë ndonjë rrebelim të mundshëm, sepse po ndodhet para një presioni të cilin nuk do të mundet që gjatë kohë ta durojë. I duhet vetëm një çarje e madhe dhe ai të ikë. Këtë gjë Sulejman Rexhepi e provokoi edhe vitin e kaluar kur në mbledhjen e Rijasetit të pranishmëve ua shau gratë dhe nënat, por që, që të gjithë pranuan që t’ju bëhet baba e burrë i grave të tyre vetëm e vetëm që t’i mbajë në postet e myftive.
Pra, asnjë nga bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit nuk ia duan të mirën. E lejojnë që të ngulfatet në llucin e veprave penale vetëm e vetëm qe ta ruajnë pozitën e tyre. Pra, atyre nuk u ha bytha fort për Sulejman Rexhepin por për postin e tyre që ua ka falur pa kurrfarë merite. Le të dalë një myfti, le të dalë një hoxhë, një profesor apo një bashkëpunëtorë i Sulejman Rexhepit dhe le të na thotë se si njëherë e diku, qoftë me një fjali t’i kanë dalur në mbrojtje Sulejman Rexhepit, ndërkohë që janë të publikuar e arkivuar mbi 3900 analiza, ese, komente e shkrime kundër Sulejman Rexhepit si dhe mbi 40 mijë komentime nëpër statuse të ndryshme të rrjeteve sociale.
Sulejman Rexhepi ka ardhur në pikun e kulmit ku nuk mund të durojë më. Por, nga ana tjetër edhe tërheqja vullnetare do të ishte e pashpjegueshme. Prandaj Sulejman Rexhepit i duhet nje inskenim rrebelimi, por që nuk ka me kë ta luajë. Bashkëpunëtorët e tij, tashmë lojalistë të verbuar, nuk janë në gjendje ta kuptojnë as lojën por as nevojën shpirtërore të Sulejman Rexhepit. Ata, për shkak të këtij lojaliteti të verbuar nuk pranojnë as ta lexojnë tekstin e një draft marrëveshje që po qarkullon në opinion me titullin Marrëveshja e Manastirit. Në këtë dokument Sulejman Rexhepi e sheh veten si shpëtimtar dhe ngadhnjimtar, si faktori kryesor i një takimi për unifikimin e myslimanëve të vendit si dikur kur e bënë të gjithë fraksionet shqiptare duke dalur me nje alfabet të unifikuar dhe me një unitet kombëtar të shenjtëruar pikërisht në Manastir.
Sulejman Rexhepit realisht i duhet nje rrebelim i brendshem, ndonëse nuk ka se nga kush ta presë. I duhet një përkeqësim fatal i situatës që të ketë një alibi për pranimin e sugjerimeve për reforma të thella në BFI me qëllim që të shpëtojë nga çfarëdo procesi gjyqësor të cilën ia garanton edhe Marrëveshja e Manastirit. Ndryshe, Sulejman Rexhepi është në prag të  përfundimit të karrierës që do ta përmbyllë në ndonjë nga burgjet e vendit. Por, a do të mund të shpëtojnë nga kjo përgjegjësi bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit të cilët i dhanë përkrahje dhe e ndihmuan në shumë vepra penale? Apo, rrebelimi i tyre do të pasojë në procese gjyqësore në cilësinë e dëshmitarëve kundër diktatorit të tyre që i detyronte në vjedhje e korrupsion me qëllim shantazhimi. Mbase do t’ju shërbejë si rrethanë lehtësuese, por ama nuk do të shpëtojnë pa u goditur nga drejtesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *