Sulejman Rexhepi ka një kusht për referndumin?!?

Të gjithë faktorët relevant shqiptar në Maqedoni, sidomos BDI-ja, por edhe mbarë Qeveria, tashmë Sulejman Rexhepin e llogarisin si një fije shkrepze e ndezur, e cila, si e tillë, nuk futet në kutinë e fijeve të shëndosha, por, hidhet për dhe, madje edhe shkilet me këmbë që, eventualisht, flaka e ndezur të mos shkaktojë ndonjë dëm

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Të gjithë partitë politike, pozitë e opozitë, tashmë kanë filluar fushatën sensibilizuese për ta arritur një sukses sa më të mirë në referendumin popullor, orgaanizuar për miratimin e Marrëveshjes së Prespës arritur në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, referendum ky që ia hap dyer shtetit për euro-integrime si dhe kyçjen e Maqedonisë në Paktin e NATO-s.
Të gjithë subjektet e ndryshëm, politik e jopolitik, qeveritar e civil, që të gjithë kanë marrur angazhim kombëtar e patriotik që ta ndihmojnë këtë proces dhe referendumi të dalë i suksesshëm. Nga ky proces e kanë përjashtuar veten vetëm VMRO-DPMNE-ja si dhe BFI-ja e Sulejman Rexhepit, bashkë me simotrat e tjera, me të cilët ka nënshkruar kontratë të inicuar nga Nikolla Gruevski që për më të madhin kijamet mos të pranojnë ndryshimin apo modifikimin e emrit të Maqedonisë qoftë ky edhe i vetmi kusht për inkuadrimin e shtetit në NATO.
Në një farë forme, Sulejman Rexhepi i ka tradhëtuar të gjitha partitë kombëtare, i ka djegur të gjitha letrat, prandaj edhe nuk ka se kujt t’i ngjitet në këtë aksion jetik për shqiptarët e Maqedonisë. Sulejman Rexhepi, deshti që ta fshijë këtë fajësi, deshti që ta demonstrojë “peshën” e vet në shoqërinë myslimane, duke apeluar kohë më parë deri në diasporën tonë që të dalin për t’u regjistruar dhe për të votuar masovkisht në referendum që do të organizohet një ditë më para në diasporë. Megjithatë, apeli i Mulla Sulës jo që nuk u përfill fare por, u përjetua si një provokim i cili e ngacmoi urrejtjen dhe mospërfilljen e pothuajse të gjithë diasporës. Fjala e Sulejman Rexhepit në diasporë është e papeshë dhe krejt e papërfillshme.
Sulejman Rexhepi është shumë i shqetësuar por edhe tepër i nervozuar se pse nuk po kërkojnë që ta përfshoijnë edhe atë në këtë fushatë. Po e pret këtë ftesë si momentum kur mund të faktorizohet sërish. Madje, ka zëra që flasin se Sulejman Rexhepi me disa të dëgjueshëm të vet është duke punuar në grumbullimin e një mase votash të cilët do të përkthehen si “vota bllanko” të Sulejman Rexhepit, të cilat edhe mund të digjen nëse nuk kërkohet ndihma prej “boss”-it!
Sulejman Rexhepi e di fort mirë se faktorizimi i një subjekti nuk mund të arrihet me hipoteka që i rrinë pezull mbi qafë! Pra, këtë moment Sulejman Rexhepi e koncepton si çast kur duhet të përfitojë si Maqedoni ashtu edhe vetë ai. Mulla Sula do t’i japë votat nëse Qeveria i premon se nuk do të aktivizohet asnjë lëndë gjyqësore kundër tij, sepse ndryshe nuk arrihet faktorizimi i tij!
Ky është kushti nëse i do Zaevi 200-300 votat që i menaxhon Sulejman Rexhepi aktualisht. Megjithatë, si forca numër një shqiptare në Maqedoni, BDI-ja, ashtu edhe Qeveria, tashmë Sulejman Rexhepin e llogarisin si një fije shkrepze e ndezur, e cila, si e tillë, nuk futet në kutinë e fijeve të shëndosha, por, hidhet për dhe, madje edhe shkilet me këmbë që, eventualisht, flaka e ndezur të mos shkaktojë ndonjë dëm!
Sulejman Rexhepi, edhe i përjashtuar nga çdo proces i shoqërisë mund të jetë i dëmshëm, por shumë lehtë i fikshëm dhe i shkelshëm. Ndryshe, i përfshirë në proces do të ishte shumëfish më i dëmshëm dhe, fatkeqësisht, me pëfitime personale. Atij nuk i intereson procesi, atij i intereson vetëm përfitimi personal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *