Sulejman Rexhepi kah të fryjë veriu

Krejt Turqia e di se Mulla Sulë vehabistit nuk i ha palla për trashëgiminë kulturore të periudhës osmane. Këtë qëndrim aksidental e ka vetëm sa për t’i nxjerrë shpenzimet e kurimit në banjot e Afijonit. Natyrisht, edhe mëditjet

Shkruan: Agnesa Ismaili

 

Kur Burmali Xhamia u shndërrua në problem ekzistencial për shtetin e Maqedonisë, meqë po organizohej një protestë nga e cila nuk kishte kthim mbrapa pa e siguruar lejen e rindërtimit të kësaj Xhamie, Sulejman Rexhepi, bekuesi i kriminelit Nikolla Gruevski, e neutralizoi duke premtuar se bashkë me shtetin turk do të arrijnë e ta sendertojnë këtë simbolikë islame për myslimanët e Maqedonisë. I duhej një fajtor që do t’ia merrte të gjitha mëkatet Sulejman Rexhepit. Ndaj dhe u mundua ta involvojë në loje shtetin e Turqisë. Ai e mendoi mirë, duke shpresuar se, Turqia, si trashëgimtare e mbretërisë osmane dhe, si rrjedhojë, edhe e kulturave te përgjithshme të kësaj periudhe, do të intervenojë edhe në rastin e Burmali Xhamisë, veprim ky që do ta bënte autoritativ Sulejman Rexhepin. Megjithatë, Turqia nuk u tundua nga papjekuria dhe djallëzia e Sulejman Rexhepit, duke vlerësuar se Maqedonia ka institucione përkatëse që përkujdesen për vlerat e pergjithshme të trashëgimisë kulturore. Në këtë rast, Sulejman Rexhepi, duke u ndjerë “i tradhëtuar” dhe i ngelur me gishta ne goje, e akuzoi Turqinë si fajtore se pse nuk po ringritet Burmali Xhamia. Nuk e kishte te xhamia sa te shpresat se Turqia do të kapet për karremin e Mulla Sulës dhe do të derdhë para të majme në BFI-në e uzurpuar dhe Sulejman Rexhepit do t’i dilte një fond ku do të kulloste gjatë. Megjithatë kjo nuk ndodhi por, ndodhi që Turqia shprehu gatishmeri për të finansuar ndërtimin e një qendre islamike bashkë me xhami që do të ishte më e madha në Ballakan. Gëzim i madh i Mulla Sules, i cili e përuroi dy-tri herë gurthemelin e kësaj qendre. Tri-katër herë premtoi data të përfundimit të kësaj qendre, nga etja e madhe për të pasur në dorë sa më shpejt buxhet nga donacionet turke për këtë qendër. Kur turqët e lanë me gishta në gojë, duke ia bërë me dije se ai nuk do ta marrë asnjë grosh nga paratë turke dhe se xhaminë në Fushë Tophanë do ta ndertojë vetë shteti turk, atëherë Sulejman Rexhepi do ta shtojë edhe më shumë mllefin dhe urrejtjen kundër Turqisë. Do të nisë një fushatë të tmerrshme kundër pushtetit aktual turk, duke ua sharë nënë e gra, motra e fëmijë në bark. Sakaq hetoi se turqët po përgatiten t’ia dridhin fronin e okupuar. Atëherë “guximi dhe trimëria” e Mulla Sules do të orientohet kah Arabia Saudite. Nuk mundet të gjendet në botë një mysliman normal të flasë aq keq e përçartur si Sulejman Rexhepi kundër mbretërisë arabe, arsimit, kulturës arabe. Tha se populli arab është pa kulturë, se universitetet e tyre prodhojnë ekstremista e terrorista, tha se nuk kanë kurrfarë respekti ndaj trashëgimisë kulturore.

Sakaq arabët do ta fusin në listën e zezë, duke ia bllokuar qasjen dhe akcesin nëpër fondacionet e ndrydhme arabe. Meqë tri vite rresht desh i dështoi haxhi, sepse arabët nuk dëshironin q’i japin leje asnjë myslimani që fluturon nën organizimin e Sulejman Rexhepit, atëherë çka bëri ky? Filloi t’i vardiset Shtetit Saudit. Njëmijë letra, qindra mijëra euro ryshfet e korrupsion për ta mohuar se ndonjëherë ka ofenduar Mulla Sula. Madje kërkoi edhe nga vetë gazetari që të deklarojë rrejshëm me shkrim se Sulejman Rexhepi në emisionin e tij nuk e ka sharë dhe ofenduar popullin arab, ndonëse inçizimi i atij emisioni kishte marrur dhenë dhe shihej fare mire disponimi antiarab i Mulla Sulës. Sulejman Rexhepi ra në dy gjunjë, duke u lutur me lotë krokodilli te pushteti saudit që t’i çojnë vehabistë t’i ushtrojnë imamët e Maqedonisë si të thërrasin në islam sepse na ngulfatën duke na helmuar me osmanizëm. Për ta vënë pikën mbi, Sulejman Rexhepi, në BFI-në e uzurpuar hapi filiale të vehabizmit duke ua krijuar një qendër shumë të fuqishme. Urrejtjen kundër Turqisë e në të mirë të mbretërisë saudite, e shprehu fuqimisht sidomos kur nisën që autoritetet e Ankarasë të akuzojnë sauditët sa kanë likuiduar në mënyrë barbare gazetarin e famshëm Xhamal Kashogin. Madje me letër, me të zezë në të bardhë, Sulejman Rexhepi, ju dha përkrahje sauditëve për këtë krim që nuk do ta kishte bërë as monstra vetë. Natyrisht, ky gjest prej abdalli i Sulejman Rexhepit do t’i iritojë tej mase autoritetet turke, të cilët tashmë në çdo event e injorojnë dhe nuk kanë kurrfarë respekti për të. Meqë ka ikur për t’u kuruar në llixhet e Afijonit ku po shoqërohet nga familjarët e tij si dhe nga hajni më i pafytyrë që e ka pasur ndonjëherë BFI-ja, Sulejman Rexhepi ia mësyu dy përfitimeve. Duke dashur të kursejë nga xhepi personal dhe shpenzimet t’ia mbulojë BFI-ja ai këtë mungesë absolutisht të paarsyeshme në punë, mundohet ta paraqesë si “vizitë zyrtare” në Turqi. Por, meqë shtypi shqiptar ia degradoi këtë udhëtim mafiozo-shëndetësor, Sulejman Rexhepi po insiston qofte edhe në një takim kurtoazie në Myftininë e Stambollit, me qëllim që ky udhëtim shëndetësor megjithatë të marrë karakter zyrtar. Në pyetje janë 8.245 euro, heeej. Dhe, edhe nga Stambolli ka dëshirë që ta përgëzojë Erdoganin dhe ta falënderojë që po përkujdeset për objektet kulturore e shpirtërore të periudhes osmane. Ndërkohë që krejt Turqia e di se Mulla Sulë vehabistit nuk i ha palla për trashëgiminë kulturore të periudhes osmane. Këtë qëndrim aksidental e ka vetëm sa për t’i nxjerrë shpenzimet e kurimit në banjot e Afijonit. Natyrisht, edhe mëditjet, me qëllim për ta lehtësuar arkën e BFI-së për nja 12 mij euro. Haram i qofshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *