Sulejman Rexhepi këto ditë shiti rreth 900 viza arabe për në haxh

Me BFI-në e Sulejman Rexhepit sivjet do të udhëtojnë vetëm 317 haxhilerë. Me qëllim që ta kamuflojnë këtë turp, këtë të vërtetë fatale për Sulejman Rexhepin, ai ka preferuar që t’i përfshijë nën ombrellën e vet edhe 360 haxhilerë që kanë qenë të gatshëm të udhëtojnë përmes firmave të ndryshme private. Megjithatë, në bazë të listës dhe në bazë të të dhënave të sektorit përkatës të MPB-së, shihet se janë marrur 1227 viza dalëse, që do të thotë se, Mulla Sula ka shitur plus mbi 600 viza të tjera të haxhit, gjithësej diku rreth 900 viza. Ky është një krim mirë i organizuar dhe i realizuar nga dy-tre persona më të besueshëm të Sulejman Rexhepit, për sa i përket organizimit të vjedhjeve së haxhit të sivjemë

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Mori fund “odiseada” e regjistrimit të haxhinjëve nga Maqedonia. Kurse, se çka do t’ju sjell ky haxhillëk, kjo mbetet të shihet dhe të analizohet pak më vonë. Një është e sigurtë: Sulejman Rexhepi, për sivjet, haxhilerëve ua ka siguruar një “ferr”, një katrahurë e cila nuk do të harrohet asnjëherë dhe që, sipas të gjitha gjasave, do të përcillet edhe me sjellje konfliktuoze në mes të haxhilerëve. Fundi i këtij obligimi për haxhilerët e Maqedonisë që do të udhëtojnë me BFI-në e Sulejman Rexhepit do të jetë çast kur do të vie në shprehje (mos)durimi i haxhilerëve. Është mirë që haxhilerët ta dijnë këtë fakt dhe, që tani të bëjnë nijet të jenë sa më të durueshëm, sa më pak të provokushëm dhe, mundësisht, të kenë më shumë lekë me vete, sepse, haxhilerët e Maqedonisë do të jenë të fundit që do të kthehen në vendlindje, në fakt, do të qëndrojnë në Arabinë Saudite më së paku dhjetë ditë më vonë se të gjithë haxhinjtë e botës dhe, ky qëndrim do të kushtojë për haxhilerët, të paktën për një vakt ushqimi si dhe për ndonjë kafe apo ujë!
Sulejman Rexhepi kësaj radhe haxhin e pati bixhoz! Në mungesë të parave, meqë arkën e BFI-së e ka zero, ka nisur me regjistrimin e haxhilerëve duke ua kufizuar afatin e regjistrimit, me qëllim që sa më shpejt të mblidhet një buxhet dhe, me ato lekë të iket në Arabinë Saudite dhe të paguhen të gjitha shpenzimet paraprake me qëllim që të hapet sistemi për aplikim të haxhilerëve. Kjo vonesë fatale për buxhetin e BFI-së, ka ndikuar që pagesa të jetë më e shtrenjt se e haxhilerëve të botës që kanë standardin tonë. Veç kësaj, në mungesë të numrit të haxhilerëve BFI-ja e Mulla Sulës nuk ka pasur mundësi dhe guxim të nënshkruaj kontrata me aviokompani. Në momentin e fundit, në katër sy, përfaqësuesi i aviokompanisë dhe i biri i “bagdatski llopovit”, Irsal Jakupi, pa kurrfarë ofertash apo tenderi paraprak, ka nënshkruar kontratë fluturimi për fiks 500 euro më shtrenjtë se sa çmimi i realtë për fluturim Shkup-Xheda dhe anasjelltas. Autoi i këtij shkrimi ka marrur ofertë fluturimi individual në këtë relacion me çmim prej 727 euro! Për shkak vonesës së kësaj kontrate, haxhilerët e Maqedonisë do të ndëshkohen edhe me nëntë ditë qëndrim më të gjat, sepse nuk ka termin kthimi më të hershëm! Pra, Sulejman Rexhepi shkon në “të sigurtë”: fillimisht i regjisron haxhilerët, ua merr lekët, pastaj me ato lekë bën pagesat e nevojshme, vjedhjen e nevojshme në fluturim, në vaksinim si dhe në kurbana. Veç këtyre vjedhjeve Sulejman Rexhepi këtë vit ka ralizuar një vjedhje spektakoloare, si asnjë vit më parë – ka bërë shitje masovike të vizave për në Arabinë Saudite. Pra, Mulla Sula haxhin e llogarit bisnes personal dhe privat, dhe jo mundësi arkëtimi për kacën e BFI-së.
Për skandalin e shkaktuar, pas gënjimit të Mbretërisë dhe diplomacisë arabe duke nënshkruar dokumente se po dërgon “mysafir të Mbetit” imamë, në fakt po dërgonte policë e fajdexhinjë tepër të rrezikshëm, tashmë në Ministrinë e punëve të Jashtme të Maqedonisë duhet të ketë arritur një notë proteste shumë e ashpër nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite, nga Ministria e Haxhit, si dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për faktin që Sulejman Rexhepi po nis për në mbretërinë arabe persona me identitet të rrejshëm!
Ndërsa nga Ministria e Punëve të Bredshme të Maqedonisë, në bazë të numrit të vizave dalëse, kemi të dhëna se, BFI-ja e Sulejman Rexhepit është interesuar për 1227 viza dalëse! Pra, nuk bëhet fjalë për 672 haxhinjë sa e liferuan lajmin në Anadaly Agenci, por për 1227 persona, plus që janë dhënë edhe 237 viza të tjera të cilët do të udhëtojnë nën organizimin e diasporës sonë.
Nëse i referohemi fakteve dhe shifrave, do të vërehet fare lehtë se, me BFI-në e Sulejman Rexhepit sivjet do të udhëtojnë vetëm 317 haxhilerë, aq sa kanë paguar nëpër myftinitë e vendit, qo do të thotë se, sivjet nën organizim të Sulejman Rxhepit do të jenë fiks 550 haxhilerë më pak se vitin e kaluar! Me qëllim që ta kamuflojnë këtë të vërtetë fatale për Sulejman Rexhepin, ai ka preferuar që t’i përfshijë nën obrellën e vet edhe 360 haxhilerë me aranzhmane të ndryshme dhe jo kompatibil me atë të BFI-së, që kanë qenë të gatshëm të udhëtojnë përmes firmave të ndryshme private, të cilët kanë qenë të shtrënguuar që të paguajnë vizat nga 500 euro vetëm e vetëm që mos të dështojnë e ta turpërojnë emrin e “kompanië”! Megjithatë, në bazë të listës dhe në bazë të të dhënave të sektorit përkatës të MPB-së, shihet se janë marrur 1227 viza dalëse, që do të thotë se, Mulla Sula ka shitur plus mbi 600 viza të tjera të haxhit, gjithësej diku rreth 900 viza. Ky është një krim mirë i organizuar dhe i realizuar nga dy-tre persona më të besueshëm të Sulejman Rexhepit, për sa i përket organizimit të vjedhjes së haxhit të sivjemë, ndryshe Sulejman Rexhepi nuk ka miq shpirti!
Bartës i kësaj vjedhje të haxhit si dhe i kësaj tregëtie të paligjshme është “teologu” ndër më të komprementuarit në BFI, Rexhep Ziberi, i cili ka kohë që ka humbur besimin dhe miqësinë e Sulejman Rexhepit dhe, Sulejman Rexhepi, duke e nuhatur nevojën e Ziberit për t’u rrëfyer konkretisht si njeriu më lojal i tij në BFI, e ngarkon me organizimin e haxhit, ndërsa ky, në mënyrë shumë perfide ka realizuar gjithçka që ka kërkuar Sulejman Rexhepi, i cili, nuk ka denjuar që ta shpërblejë qoftë me një 100 euro. Prandaj, po flitet se këto ditë Rexhep Ziberi është tepër shumë i mërzitur, shumë i irituar nga kjo sjellje jofalënderuese dhe injorante e Sulejman Rexhepit, i cili, nga ky haxh po del të paktën me nja 500-600 mij euro përfitime personale, ndërkohë që fitimi nga 300 haxhilerët që kanë paguar në BFI-në e Sulejman Rexhepit, do të shpenzohet duke paguar plus dhjetë ditë fjetje në hotel si dhe dy vaktet për 600 haxhilerët që do të ngelin të fundit për ta lëshuar Arabinë Saudite. Kjo do të thotë se, haxhi 2018 në fakt do të jetë pusi gllabërues dhe fatalist i Institucionit të myslimanëve të Maqedonisë që për momentin është i uzurpuar nga Sulejman Rexhepi dhe familjarët e tij.
Institucionet përkatëse të vendit tashmë kanë fakte dhe argumente të dokumentuara lidhur me keqpërdorimin e pozitës zyrtare të Sulejman Rexhepit i cili jo që kontrabandon haxhilerë por edhe i nisi pa vaksina, ndonëse me viza haxhi. Vaksina janë blerë vetëm 800 nga 17 dollarë, ndërkohë që e kanë gënjyer Ministrinë e Shëndetësisë se vaksinat janë donacion. Ka shitur mbi 900 viza ndonëse që të gjitha janë falas, ndërkohë që në arkën e BFI-së kanë hyrë vetëm pak mbi 300 pagesa sipas aranzhmanit të BFI-së prej 4100 euro! Është koha e fundit për organet e drejtsisë për të vepruar në “krehje” të Sulejman Rexhepit i cili, për momentin, është shndërruar në ekspert i vjedhjes, i zhvatjes dhe i përfitimeve të jashtëligjshme dhe të zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *