Sulejman Rexhepi me këmbë të ngatërruara nëpër fitra e zeqat, nëpër haxhilerë e kurbana

Haxhilerët e BFI-së në haxh mund të shkojnë vetëm përmes agjencisë turistike të Sulejman Rexhepit, i cili dikur e pat bërë haram shkuarjen në haxh përmes agjencive turistike duke e kualifikuar si udhëtm turistik të thjeshtë! Tani mund t’i dërgojnë edhe të tjera agjenci, por pasi t’i blejnë vizat e haxhit nga Mulla Sula. Duhet të jenë të devotshëm ata myslimanë që paguajnë kurbanin në BFI dhe t’ju therret kurban! Nuk therren më shumë se nja 5-6 qind kurbanë. Paratë e mbi 4500 kurbanëve (mbi gjysëm milioni euro) përfundojnë në xhepin e Sulejman RexhepitShkruan

Dr. Rilind Dalipi

Këto vite të fundit, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, vazhdimisht ka përsëritur të njëjtin refren: ja, sapo t’i kryejmë aksionet fetare, fitrin, zeqatin, haxhin, kurbanët, lëkurat e kurbanit dhe, menjëherë do të të jap dorëheqje dhe pastaj në të samës ju pafsha…

Pra, Sulejman Rexhepi vazhdimisht largimin e vet nga BFI-ja e sheh pas mbledhjes së buxhetit vjetor të BFI-së dhe, assesi më parë, apo, në mes të vitit të llogaritur nga buxheti në buxhet! I mbledh të gjitha taksat fetare, dhe pastaj, seç na joshet Sulejman Rexhepi dhe, e harron dorëheqjen, vazhdon edhe më tej, deri në taksat e ardhshme që duhet prap t’i mbledh ai dhe, kështu, deri në “infinit”!
Ky është i vetmi aktivitet që e aktivizon Sulejman Rexhepin. Prandaj nuk ka kurrfarë aktiviteti tjetër që e avanson jetën fetare islame në vend, që e begaton këtë jetë, nuk ka kurrfarë aktiviteti për ta lartësuar identitetin fetar të popullatës islame në vend; nuk ka kurrfarë debati për ta dëshmuar devotshmërinë, vlerat e larta akademike, kulturore, humane; nuk ka kurrfarë aktiviteti humanitar me qëllim për ta shtuar kënaqësin e Krijusit me vullnetin dhe përkushimin tonë për ta arritur pozicionin më të lartë që na takon në shoqrinë tonë.
Nuk ka të tilla aktivitete, sepse asnjëra prej tyre nuk gjeneron para, asnjëri prej këtyre aktiviteteve nuk e shton buxhetin prsonal e familjar të Sulejman Rexhepit.
Aktivitet është vetëm ai që sjell të mira materiale, si për shembull tubimi i fitrit, i zeqatit, organizimi i udhëtimit për në haxh (jo për Umre, sepse fitimet janë minimale e kjo nuk e kënaq Mulla Sulën), tubimin e parave për therrje të kurbanëve dhe mbledhjen e lëkurave të kurbanëve – të gjitha aktivitetet e tjera për Sulejman Rexhepin janë pordha të ftohta! Si?
Kot që pyesin myslimanët e vendit, sepse, kjo është ekskluzivisht punë për Sulejman Rexhepin. Kushdo që pyet do të trajtohet si trdhëtarë, si sabotues, si i infiltruar nga shërbimet e huaja. Prandaj, të gjithë duhet të angazhohen për mbledhjen e këtyre parave, por askush nuk duhet të kërkojë raport se si u shpenzuan ato, askujt nuk guxon t’i interesojë se sa u mblodhën prej fitrit, prej haxhit, prej kurbanëve, prej zeqatit. Në fakt, këto të dhëna nuk i di asnjë organ i BFI-së, me përjashtim të vetë Sulejman Rexhepit. Sepse, që të gjitha do të përfundojnë në “arkën” e tij personale. Reisi vuan dhe lodhet shumë, shahet shumë, kritikohet shumë, akuzohet shumë, prandaj edhe duhet të paguhet shumë. Aq shumë sa myslimanët e vendit duhet ta bindin në secilin aksion finansiar që mos të ikë, ndryshe, do të ngelin pa reis!
Myslimanët nuk guxojnë të pyesin dhe askush nuk ka nevojë të dijë se pse Haxhi nën organizimin e Sulejman Rexhepit është më i shtrenjti në rajon! Pse duhet që Sulejman Rexhepi të fitojë personalisht minimum nga 1400 euro për secilin mysliman të Maqedonisë së Veriut që do të shkojë në haxh! Pse tash e pesë vjet BFI-ja me 1000 haxhi nuk ka mundur të arkëtojë më shumë se 3-4 mij euro nga organizimi i haxhit!
Të hyshë në WC-të e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, aty ku nëpunësit fetar por edhe qytetarët e rastit marrin abdest, është trishtim i madh, duhet të përgatitesh për t’i nxjerrë zorrët jashtë. BFI-ja nuk ka para për t’i rregulluar WC-të të paktën si ato të kafe-bareve më të shkreta por gjithësesi me tualete bashkëkohore. Kurse, Sulejman Rexhepi, nga shtëpia me wc në qosh të oborrit, tani ka prona e pasuri të paimagjinueshme të arritura ekskluzivisht me buxhetin vjetor të përvetësuar nga BFI-ja që e mbanë nën okupimin klasik.
Këto ditë doli me apel që myslimanët të përgatiten për t’i paguar kurbanët në vlerë prej 120 euro copën në BFI, sepse, sipas shpjegimit idiotik, nga mishi i kurbanëve do të ushqeheshkan nxënësit e medreseve tona, kurse pjesa tjetër do t’ju shkuaka fukarave të vendit!
Muslimanët e vendit duhet të dijnë se, BFI-ja nuk therrë më shumë se 100 kurbana, mishi i të cilëve, i futur në nja 500-600 qese u jepet të varfërve në Shkup e gjetiu. Nuk therren më shumë se dy lopë për t’ju dhënë nga një pako nëpunësve fetarë si dhe nja 100 pako “gazetarëve”. Me këtë mish blihen nja 5-6 gazetarë, kurse nja 90 pako përfundojnë te një person, në frizin e të cilit mund të gjeni mish kurbani të dy-tre viteve më parë.
Paramendoni sikur vitin e kaluar të ishin therrur të gjithë kurbanët! Ku do të shkonte tërë ai mish? Mish nuk ia hëngër dhëmbi asnjë nxënësi të medresesë përveçse atyre 60 medresantëve të Shtipit. BFI-ja nuk ka magaze të veta të ngrira për mishin e kurbanit! Ku ngeli tërë ai mish, ku do të ngelë mishi i sivjemë që paska me e therrë Sulejman Rexhepi! Nuk therren të gjithë kurbanët, jo! Në fakt, edhe kur ka punuar menza e Medresesë, për këtë restorant therret nga një lopë në muaj. Gjatë vitit gjithësej 12 lopë plus dy lopë për nëpunës e “gazetarë”, plus nja dhjetë-pesëmbëdhjetë për fukarenjtë! Pra, BFI-ja nuk therrë më shumë se 30 kafshë të mëdha që nënkuptojnë 200-250 kurbanë, prej mbi 4-5 mij kurbanë të paguara nga muslimanët anekënd Maqedonisë së Veriut si dhe nga diaspora! Pra, Sulejman Rexhepi çdo vit “i kursen” nga nja 4500 kurbanë të paguar nga 120 euro. Pra, më shumë se gjysëm milioni euro në vit ngelin në xhepin e Sulejman Rexhepit nga kurbanët e patherrur por të paguar nga ana e myslimanëve tanë. Këtë e di edhe “komisioni i përjetshëm” që angazhohet në këtë bisnes, porse asnjëherë nuk e raporton, sepse komisioni në fjalë përbëhet nga familjarët e ngushtë të Sulejman Rexhepit.
Ja pse Sulejman Rexhepi sapo të përfundojnë muajt e tubimit të parave të myslimanëve nga të cilat përbëhet buxheti vjetor i BFI-së, e gris dorëheqjen qe e mbanë të shkruar që nga mesi i çdo viti. Çdo vit ai ju thotë “organeve” të tij se, po iki e ju shkoni në të samës, kurse sapo t’ia sjellin të gjitha “taksat fetare” ai joshet ëndshëm nga shuma, i merr ato, i fut në xhepin e vet dhe, si nën dhëmbë ju thotë “organeve” të veta: shkoni more në të samës… A duhet unë të paguaj gjykatës e prokuror, policë e shërbëtorë, politikaj e gazetarë… e shikoni që po punoj për ju e jo për vete! Sepse, nëse eci unë të gjithë ju do të shkoni në të samës! Çup… pssst… shshsht… ë-hëëë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *