Sulejman Rexhepi mysliman si gjeli i oxhakut, kah të fryjë era

Sulejman Rexhepi, ky uzurpator i pashpirt i BFI-së, funksionon me logjikën se, sa më keq të bëhet puna aq pa yndyrë do të jetë “gjella”, sa më fëlliqtë e më pis, aq më larg do të rrinë të tjerët, sa më shumë që të kutërbojë era e fëlliqësirës aq më shumë pështiroset mileti dhe nuk do t’i intereson “muti” asnjërit

Shkruan Fatmire Osmani

Kjo është logjika e Sulejman Rexhepit në raport me Bashkësinë Fetare Islame, prandaj dhe nuk i luan as qerpiku i syrit nga turpi dhe frika në tërë atë krim e haram që e ushtron në këtë Institucion dhe në emër të këtij Institucioni.

Haxhi 2019

A e mbajnë në mend myslimanët e Maqedonisë ndonjë haxh më të varfër se këtë të këtij viti? Më parë kishte me javë të tërë festë institucionale, aktivitete pompoze, vizita e takime, tubime e ligjërime institucionale, publike, mediale; me shumë informacione, detajisht për çdo Myftini, me shumë apele dedikuar haxhilerëve dhe familjeve të tyre, me mbledhje, tubime e me aminin kolektiv, me përcjellje siç u ka hije haxhilerëve. Dhe, të gjitha këto aktivitete përcjellëse u zbehën që kur u shpreh bekimi me loçkë të shpirtit nga ana e Sulejman Rexhepit e për antishqiptarin historik, Nikolla Gruevskin, në ditën e përcjelljes institucionale të haxhilerëve. Pas kësaj, i humbi lezeti angazhimit institucional dhe, nisi hilja, nisi vjedhja e haxhit, nisi pazarllëku, nisi shitblerja e vizave të haxhit, nisi shitja e vaksinave të donuara nga shteti i Turqisë, nisën që haxhilerët t’i shumzojnë me euro…

Sivjet nuk kishte asnjë apel kundër organizimit privat të haxhit, kundër shkuarjes me agjenci turistike, nuk kishte asnjë kërcënim me padi kundër “organizimit të egër”, askush nuk mori vesh asgjë! Kështu mendon Sulejman Rexhepi dhe shoqëruesi i tij që ia mbanë “iso”-n në vjedhjen e haxhit, Irsal Jakupi, trashëgiimtari i “Bagdatski llopovit”! Vjet i vodhën rreth 450 mij euro, të cilat i paraqitën si të vjedhura por që kurrë nuk u kap hajni!

Edhe sivjet deshti të luhet e njëjta lojë, plus që u shitën vizat e haxhit madje deri në 1600 euro për një vizë. Haxhilerë privat pati me thes, organizime të agjencive turistike plotë, të gjithë u “sajdisën” me viza nga Sulejman Rexhepi. Pa viza dalëse e me viza, pa vaksina e me vaksina, pa kontrolle mjekësore e pa përkujdes mjekësor, korrupsion sa të duash… Zoti na ruajt!

“M’u bëf kurban i qenit”

Të gjithë ata që e kanë përcjellë humorin shqiptar, sidomos atë të humoristit legjendar, Agron Llaka, shpesh e kanë dëgjuar prej tij frazën “M’u bëfsh kurban i qenit”! Këtë uratë e ka të përditshme Sulejman Rexhepi! Ata që japin kurbanë të gjallë në Medrese, të gjitha ato therren dhe, futen në dhomën frigorifer të Medresesë, por edhe ndonjë copë mish mund të jepen edhe për humanitet. Kurse, ato që paguhen, nga 120 euro, me shpresë se do të therren ngjashëm si ato në oborrin e Medresesë, të jenë më se të bindur paguesit myslimanë se nuk kanë kurban. Të paguet kurbani dhe ta therrë Sulejman Rexhepi? Kjo nuk mund të ndodhë kurrë! Mund të therren një sasi e vogël, sa për të shpërndarë formalisht para mediave disa pako humanitare, sa për t’i korruptuar disa media si dhelpër t’i njollosë shumicën e tyre si media që jetojnë për mish kurbani, e që me kaq shiten dhe vihen nën “kontrollon” të Mulla Sules! Çdo muaj e therrë nga një lopë për nxënësit e Medresesë dhe, kësisoj, i mban me mish të freskët, plus dhe që nuk paguan frigoriferë e dhoma për ngrirje, për ato mijëra kurbanë që duhet të therren e të mbahen të ngrira!

Por, çka u bë me mishin e kurbanëve që u therrën vitin e kaluar dhe që nuk u hëngër nga asnjë medresant i “Isa Beut” në Shkup? Sepse nuk funksionoi një kohë të gjatë, kurse asnjë nga nxënësit nuk u sistemu në Medrese, sepse konvikti renovohej, pra, rrjedhimisht, as guzhina nuk punoi, nuk u ushqyen medresantët. Atëherë, ku shkoi mishi i kurbanëve? Ka fakte dhe argumente të gjalla që flasin se, ai mish, me shumicë u shit dhe u konsumua në Restorantin Konaku si dhe u “fshi” nga zagarët e Sulejman Rexhepit! Ja pra pse lutet Sulejman Rexhepi “M’u bëfsh kurban i qenit”! Paguani kurbana për zagarët e Mulla Sulës, paguani, veç mos thuani “nuk e kemi ditur”…

Kush po gënjen dhe kush po shantazhon

Nga BFI-ja e uzurpuar nga Suejman Rexhepi, nuk ka ditë që nuk del nga një aferë, që nuk shfaqet nga një budallallëk, që nuk shpërthen nga një turp! Këto ditë prej këtij Institucioni doli një njohtim që thoshte “Agjencioni për Hallall Standard në RMV njofton opinionin e gjërë se nuk ka lëshuar Çertifikat për hallall standard në emër të IKL Gorni Pollog – Thertore, me adresë rr. Beliçica p.n. 1230 Gostivar. Çertifikata e lëshuar më datë 21.05. 2019, nr.01-04/16 në gjuhen angleze e përdorur në R. Turqisë, plotësisht është e falsifikuar dhe si e tillë nuk është valide.”

Nga ana tjetër, nga kjo therrtore me renome ndërkombëtare, e cila fare nuk ka nevojë për ta njollosur autoritetin dhe prestigjin e vet, këmbëngulin katërciprisht se çertifikatën e kanë origjinale, se ua ka sjellë një funksionar i lartë nga Gostivari që punon në BFI, se është me vulë të BFI-së, me nënshkrim të Sulejman Rexhepit, “reisit”, se ka edhe nënshkrimin e “drejtorit” të Agjencisë dhe se për këtë shërbim kanë paguar 6500 euro! Ia kanë dhënë në dorë këtij farë funksionari i cili u ka dhënë edhe arka pranon dhe falënderim origjinal për këtë anëtarësim dhe pajisje me këtë çertifikatë origjinale! Madje, një prej shefëve të kësaj Therrtore nga Gostivari ka dyshime se po shantazhohen madje edhe se i bëjnë presion vetë funksionarit të tyre që t’i dorëzojë paratë e vjedhura me të cilat e kemi paguar çertifikatën, por që, në këtë raport kriminal po njolloset fama ndërkombëtare e “Gorni Pollogut”!

A i ka ndodhur ndonjë Intitucioni në botë jo se jo, por, në një qytet, apo në ndonjë katund, që është përballur me aq shumë vërtetime, çertifikata e me dokumente fallse, ndërkohë që të gjitha mbajnë vulën e Institucionit si dhe nënshkrimin e të parit të Institucionit. Këtu ose kemi të bëjmë punë me kriminelë ordinerë ose me të sëmurë sklerotipë që nënshkruajnë e që vulosin por që kur t’ju vie veza te byca nuk ju kujtohet asgjë!

Mjaft me me vehabizëm, të provohet pak edhe me shi’izëm

Kur i prishi punët Sulejma Rexhepi me autoritetet si dhe me vetë popullin e Arabisë Saudite, sakaq turrej në Ambasadën Irianiane nëpër manifestime për nderë të shtetit iranian apo për ndonjë festë fetare. Dikur e pa që Arabinë Saudite duhej mbajtur për bisnes, sepse pa këtë shtet si do ta organizonte haxhin privat Mulla Sua? Sërish iu kthye Arabisë Saudite, madje puna vajti deri në atë masë sa, këto ditë, publikoi përkrahjen ne emër të popullit mysliman të Maqedonisë së Veriut që ia jep autoriteteve shtetërore arabe në aktivitetet e tyre ushtarake kundër agresionit iranian! Pra, Sulejman Rexhepi, është në gjendje që ta organizojë krejt popullatën myslimane dhe ta nisë në luftë kundër Iranit, natyrisht, nëse do t’ia kërkonin autoritetet arabe. Dhe, këtë përkrahje e bëri në prag të dhënies së kuotës, gjegjësisht, të vizave arabe për haxh! Nuk dëshironte që të ketë probleme me autoritetet shtetërore arabe si viteve të mëparshme, prandaj dhe “u rreshtua patrioti” në radhën e gjeneralëve arabë!

Këto ditë, nga Ambasada Iraniane në Shkup, ia kanë bërë një vizitë Sulejman Rexhepit prej të cilit kanë kërkuar sqarime më të hollësishme lidhur me këtë gjest prej abdalli që turret në futet brenda një konflikti që me asgjë nuk e prek Sulejman Rexhepin dhe as familjen e tij (sepse, ndryshe, për myslimanët e vendit nuk i ha bytha kashtë)! Natyrisht, tërë këtë letër perkrahje Sulejman Rexhepi e ka ironizuar para iranianëve duke u tallur me atë përkrahje që ua jep arabëve! Po flitet se Sulejman Rexhepi ju ka thënë se kështu duhej vepruar sepse kjo i është kërkuar ndryshe nuk do të mund t’i niste haxhilerët pasi që tash e sa kohë janë duke e mbajtur në “listën e zezë”! Thjesht, u ka thënë se arabët i duhen për bisnes, për ta zhvilluar jetën fetare islame në vend, për t’i mbajtur institucionet fetare-arsimore të vendit dhe, nëse këtë ndihmë do ta kishte nga shteti iranian, kurrë nuk do të merrej me Arabinë Saudite! Sulejman Rexhepi ka thënë se po duhet të notoj nëpër të tillë ujëra vetëm për të mirën e islamit në vend, i cili tash e dhjetë vjet nuk po ndihmohet nga askush! Natyrisht, këto pallavra as që u kanë bërë përshtypje diplomatëve iranianë ndaj dhe, në fund, ia kanë tërhequr vërejtjen që të jetë më i kujdesshëm, duke i thënë që le ta trashë sa të dojë miqësinë me Arabinë Saudite por mos të bëhet armik i hapur i Shtetit Islamik të Iranit!

Uh, po Sulejman Rexhepi kur ka pasur nevojë personale është kruar me armikun numër një të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut! Irani për Mulla Sulën nuk është asgjë! Kush e shpëton Mulla Sulën e ka përkrahjen e tij! A nuk e luti Allahun e Madhërishëm që ta bekojë Nikolla Gruevskin, kur ky i mbante nën dyzgina gjyqtarët dhe nuk i linte që të merren me Mulla Sulën?! Sulejman Rexhepi është mysliman “kah të fryjë era”, si gjeli i oxhakut maje pullazi!    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *