Sulejman Rexhepi në Ambasadën Amerikane futet duke i shqelmuar dyert?!

Sulejman Rexhepi jo që  nuk ka respekt por nuk është as mirënjohës! Ka lëshuar në gjah të propagandës “sekretareshën” e vet të kabinetit, e cila, tërë ditën e kalon duke thirrur në telefon imamë e nëpunës të ndryshëm dhe mundohet që t’ua tërheqë vërejtjen  që mos t’i besojnë Raportit shtetëror turk mbi veprimet kriminale të Sulejman Rexhepit dhe mbi kiminalizimin e BFI-së nga ana e tij. Kush i beson Raportit është armik i “reisit” pa çka që mund të jetë “mik” i Turqisë

 

Shkruan Besiana Bexheti

 

Një gjunjëzim total po ndjehet në BFI-në e uzurpuar nga “reisi” i keq Sulejman Rexhepi, sidomos pas publikimit të Raportit të institucioneve shtetërore turke që ka të bëjë me krimin dhe kriminalizimin e BFI-së nga ana e këtij uzurpatori. Sado që përpiqet të mbaj moral, duke “sponsorizuar” edhe ndonjë takim eventual me ndonjë palë nga komuniteti turk, megjithatë, Sulejman Rexhepi e di fare mirë peshën, rëndësinë dhe pasojat e këtij Raporti. Sikur nuk i mjaftonte kjo goditje ndërkombëtare, sakaq po shfaqen shenja edhe nga drejtësia dhe gjyqësori i Maqedonisë së Veriut. Zinxhiri rreth qafe po i ngushtohet hallka-hallka!

Faktet dhe argumentat për një “reis” tepër të keq kanë mbërritur në çdo instancë me relevancë, si ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të vendit! Pika tmerrësisht më e dhimbshme është përpjekja për të ngulfatur mendimin e lirë, mendimin alternativ të organizimit të BFI-së dhe përpjekja për ta ngulfatur zërin që e përçon këtë mendim dhe të vërtetën absolute mbi atë se çka po ndodhë brenda dhe rreth BFI-së.  Veç kësaj, mjaft shokuese është edhe trajtimi i vakëfit dhe i të gjitha aseteve që i përkasin vakëfit të BFI-së! Në këtë pikë, të gjithë kanë të njëjtin shqetësim: çka është bërë me ato para që kanë hyrë si shpagim i denacionalizimit të objekteve me interes shtetëror? Kanë hyrë miliona euro? Dihet qëndrimi i islamit, por edhe i Kushtetutës së BFI-së për sa i përket të hyrave nga vakëfi? A u shpenzuan me dedikim apo, të gjitha përfunduan në shtimin e pronës dhe pasurisë personale të “reisit” të keq!

Brengat e institucioneve të vendit por edhe i atyre të ndërkombëtarëe, mbi qafën e Sulejman Rexhepit po pezullojnë si “Shpata e Demokleut”!  Këtë shqetësim e ka edhe Sulejman Rexhepi, sidomos pas shpërndarjes së Raportit të institucioneve shtetërore turke mbi veprimet kriminale të “reisit” si dhe të kriminalizimit të BFI-së nga ana e tij! E përkthyer në shumë gjuhë dhe e distribuar në më shumë faktorë në vend, Sulejman Rexhepi ka zgjedhur ta relativizojë dhe ta shpallë “nult” këtë raport duke e diktuar zhvillimin e rrëfimeve legjendare mbi të, si për një “Jusuf Xhelil arushë e maleve”!

“Shefi i kabinetit” të tij, ka marrur obligim që të thërrasë imamlerë, hoxhallarë, e nëpunës të ndryshëm të BFI-së e të organeve dhe institucioneve të saj, duke ua tërhequr vërejtjen me ton prej diktatori të shpifur, që mos t’i besojnë atij Raporti, sepse, të gjithë duhet ta dijnë që nëse nuk e përkrah Sulejman Rexhepin Turqia, është një faktor që e përkrah, që e ka bashkëpunëtorë, partner e mik të ngushtë! Sipas këtij farë “shefi”, partner e bashkëpunëtor i ngushtë i Sulejman Rexhepit dhe i BFI-së qenka Ambasada e Amerikës në Shkup!  “Reisul Ulema është miku më i madh i amerikanëve. Ja ku po ju tregojmë se, atë e përkrahë Amerika, BFI-ja është nën mbrojtjen e amerikanëve dhe nuk munden të na bëjnë asgjë as shteti dhe as pushteti. A e keni parë se si futet Sulejman Rexhepi me makinën e vet në oborrin e Ambasadës amerikane, shkon dhe ndalet drejt e te dera e zyres së ambasadorit. Kur futet brenda nuk i hap dyert me dorë, por i shqelmon…” kjo është një nga bisedat e regjistruara të “shefit” të jeshiltë të “reisit” të keq!

Fillimisht asnjë nuk mund të jetë mik, bashkëpunëtorë, apo partner amerikan, aq më pakë individë, organizata apo shoqata, madje edhe shtete! Të gjithë mund të jenë të paraparë dhe të përfshirë nëpër projektet amerikane, dhe kjo nuk do të thotë as “partnritet”, as “miqësi”, as “bashkëpunim”, thjesht, element i rastësishëm i paraparë me shumë kujdes nëpër projektet amerikane!

Nga ana tjetër, Sulejman Rexhepi nuk është mirënjohës dhe nuk shpreh kurrfarë respekti ndaj faktorëve që e respektojnë organizatën dhe titullin dhe jo personin! Sulejman Rexhepi e di që një ditë do të ulet në bankën e të akuzuarve! Atëherë, me çfarë fytyre miklohet si macë e zgjebosur për Amerikën? Nëse e do Amerikën dhe qenka kaq “bashkëpunëtorë” i sinqertë, duhet t’ju thotë që, ka frikë se një ditë do të turpërohen që e kanë pranuar në ambasadë! Duke qenë i pasinqertë dhe mosmirënjohës Sulejman Rexhepi manipulon dhe i njollosë faktorët e ndryshëm për hesapë të vet! Shumë keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *