Sulejman Rexhepi në panik të madh

Pas letrës përkrahëse përmes së cilës Sulejman Rexhepi shpreh solidarizim me vrasësit e gazetarit Kashogi, BFI dhe personalisht vetë ai do të izolohen ndërsa nga vetë Mbreti Saudit por edhe nga “mbreti turk” do të luftohet deri në mënjanimin e tij të tërsishëm nga BFI-ja e mjeruar. As Arabisë dhe as Turqisë nuk do i duhet një përkrahës i krimit si Sulejman Rexhepi. Prandaj, në këtë kontekst, Sulejman Rexhepi duhet të largohet një orë e më parë duke e shfrytëzuar këtë letër-kurth si pretekst që ia bënë “mentorët” e tij! Pas kësaj letre të turpit Sulejman Rexhepi duhet të llogaritet si një surrogat i rrezikshëm për komb, për fe e për atdhe

Shkuan Haxhi Isa Xhaviti

Tërë bota e lexoi “letrën përkrahëse” dhe e kuptoi se Sulejman Rexhepi është në anën e krimit! I dha përkrahje kriminelëve që e ekzekutuan gazetarin Kashogi! E tmerruar nga ky rast i pandodhur në botë, këto ditë u distancua edhe vetë Mbretëria Saudite duke premtuar se fajtorët do të dalin para drejtësisë. Ndëshkimi veçmë ka ardhur, kështu që, mbi njëzet persona nga personeli i Konsullatës Saudite në Turqi do të përgjigjen penalisht! Vetëm Sulejman Rexhepi nuk distancohet dhe, nuk kërkon falje publike, duke marrur masa konkrete edhe ai ndaj këshilltarëve dhe njerëzve të tij që e futën në këtë kurth ku po i del shpirti nga paniku! Mund ta kapë “diagnoza baragoniane” bartësit të të cilit i ka hak në këtë dhe në dynjanë tjetër.
Sulejman Rexhepi nuk e pati dert se mbi këtë përkrahje të tij antinjerëzore shkruajtën dhjetra portale si dhe pati mijëra reagime nëpër rrjetet e ndryshme sociale si në shqip ashtu edhe në turqisht. E kapi paniku sapo nisën të shkruajnë mediat maqedonase. Menjëherë u paraqit me një “reagim-sqarim” të tij, i cili nuk i kalonte kufijtë e një budallakie tjetër të radhës. Ata që do ta lexojnë tekstin e letrës përkrahëse në gjuhën arabe dhe të përkthyer në gjuhën shqipe e maqedonase, menjëherë do të kuptojnë se Sulejman Rexhepi në “reagimin-sqarimin” e vet mundohet që të rrejë edhe më shumë opinionin e gjërë. “Nuk kam shkruar ashtu siç e lexoni ju por duhet ta lexoni ashtu siç them unë”! Pa asnjë gram turpi vazhdon të gënjejë e të hedhë hi në sytë e opinionit. “Reagimi-sqarimi” i Mulla Sulës është aq i zbehtë, është aq i pakuptimtë, është me aq shumë gënjeshtra sa, ajo përmbajtje përveç këtyre abdallëqeve shpreh edhe panikun e tij të madh. Sepse, më në fund, doli në shesh shpirti i zi i Sulejman Rexhepi për të cilin tash e katër vite nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI ka publikuar mbi 1800 shkrime (4200 faqe A4), analiza e komente, që të gjitha mbi veprimtarin kriminele, hajdutërie e mafioze të Sulejman Rexhepit. Më kot shpenzoi qindra mijëra euro nga fitrat dhe zeqati duke paguar portale e media që ta bllokojnë të vërtetën mbi shpirtziun që e plasonte kjo Lëvizje. Më në fund, i tradhëtoi të gjithë mediat që u vunë në shërbim të tij, duke u zbërthyer vetë, si dashamirë i krimit.
Sulejman Rexhepi i jep përkrahje të parezervë likuidimit të gazetarit Kashogi, pikërisht për faktin se publikonte shkrime kritike kundër Mbretit dhe Princit Saudit. Sulejman Rexhepi është ithtarë i mbytjes së fjalës së vërtetë. Ka shpenzuar qindra mijëra euro nga buxheti i BFI-së vetëm që të bllokohet e vërteta rreth tij, ka paguar “hakera” që t’i bllokojnë portalet dhe të gjitha ato media që shkruajnë Sulejman Rexhepin, ka shpenzuar qindra mijëra euro nga arka e BFI-së duke paguar “policë”, duke kontrolluar kompjutorë, duke thyer pasworda të të punësuarve, duke instaluar “çimka” nëpër kompjutorë të tyre, ka paguar “argatë” që të instalojnë mikrofona e kamera nëpër veturat e kritikuesve dhe oponentëve të tij, ka larguar punëtorë duke i akuzuar se po e spiunojnë atë dhe, çka nuk ka bërë tjetër për ta bllokuar të vërtetën për Mulla Sulën. Pa dyshim, ka kërkuar edhe ndihmën e shërbimeve intelegjente maqedonase duke ua dhënë listën me emrat e portaleve të cilat i pengojnë Sulejman Rexhepit dhe duhet që të mbyllen të gjitha. Asnjëherë nuk ka pasur guximin dhe kurajon që t’i demantojnë shkrimet, por ka pasur gatishmërinë që t’i zë e t’i vrasë me “llovaçkë” kritikuesit e tij! Dhe, meqë e konsideron veten “mbret” i bombarduar nga mediat, duke e diturë peshën e kësaj “dhembje” shkon dhe i shpreh përkrahje Mbretit Saudit i cili prej një gazetari arab kritikohet dhe që sulmohet prej nja dy shteteve, siç janë SHBA dhe Turqia!
Një është e sigurtë: pas kësaj letre përkrahje të Sulejman Rexhepit që ia jep krimit, personalisht ai por edhe Institucioni i BFI-së të cilën e ka uzurpuar dhe po e zhvatë pa shpirt, nuk do t’i kenë punët mirë. BFI dhe personalisht vetë ai do të izolohen ndërsa nga vetë Mbreti Saudit por edhe nga “mbreti turk” do të luftohet deri në mënjanimin e tij të tëresishëm nga BFI-ja e mjeruar. As Arabisë dhe as Turqisë nuk do i duhet një përkrahës i krimit si Sulejman Rexhepi. Prandaj, në këtë kontekst, Sulejman Rexhepi duhet të largohet një orë e më parë duke e shfrytëzuar këtë letër-kurth si pretekst që ia bënë “mentorët” e tij! Pas kësaj letre të turpit Sulejman Rexhepi duhet të llogaritet si një surrogat i rrezikshëm për komb, për fe e për atdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *