Sulejman Rexhepi një “nacionalist” me bateri

Një patriot i vërtetë nuk denjon kurrë të bëhet horr sepse kjo do e njolloste tërë kombin, një patriot i madh kurrë nuk i lejon vetes të shpërfytyrohet në kriminel, në hajn, në gënjeshtar, në manipulator, në bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete antikombëtare, sepse me këto cilësi do ta njolloste tērë kombin. Kurse, Mulla Sula mund t’i lejojë vetes që të jetë antinjeri në dëm të shqiptarisë

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

“Sekretarica” e Sulejman Rexhepit, Muzemil Osmani, alias Zymbyl aga, vendosi që të dalë në mbrojtje të boss-it të vet, pas nijetit të deputetit shqiptar, Muhamet Zekirit që të ngris iniciativë deri te Prokuroria Speciale që të merren pak edhe me Sulejman Rexhepin si keqpërdorues i poziës zyrtare.
Në shoqëritë normale kur duhet të flasë drejtësia heshtin të tjerët, ndryshe, zhurma para fjalës së drejtësisë nënkupton përpjekje për ta fshehur fajësinë. Reagimi diletant i Muzemil Osmanit veçsa e vulosi fajësinë e Sulejman Rexhepit.
Sulejman Rexhepi na paska qenë shtyllë e shqiptarisë së BFI-së! Askund nuk paska pasur shqiptari perveçse në BFI të Sulejman Rexhepit? Ky Institucion është themeluar si pararoje e jetës fetare apo si bastion i nacionalizmave të ndryshëm, të cilët të gjithë qenkan të kotë përveç nacionalizmit shqiptar!
Në fakt katundi që shihet nuk do kallauz! Sulejman Rexhepi në mandatin e parë e paskësh demonstruar nacionalizmin e vet për t’i kamufluar dy urgjenca! Për ta kamufluar veprimtarinë e vet prej spiuni dhe udbashi nën nofkën “Zhika” dhe “Zharko”! Janë spiunë të paktë në botë që kanë vepruar nën dy nofka policore, apo, të vepruarit me më shumë nofka dëshmon për momente dekonspirative të spiunit. Dhe, urgjenca e dyte e Sulejman Rexhepit “nacionalist” paska qene përfitimi i simpatisë së gjërë dhe mbyllja e syve para veprimtarive të më vonshme abuzive.
Sot, nën petkun e grisur lecka lecka të nacionalizmit Sulejman Rexhepi kërkon që t’i falen të gjitha tradhëtitë, hajnitë, komplotet, shantazhet, zhvatjet, korrupsionin, nepotizmin, talljen me institucionet kombëtare, rrënim te vakëfit dhe të jetës fetare përgjithësisht. Zymbyl aga është shumë i ri për ta pasur një profil gjeneral të boss-it të vet, ndaj dhe ngutet për ta mbrojtur nga këndi i nacionalizmit, kënd ky fatal për Sulejman Rexhepin.
Si për inat të Zymbyl agës, sakaq u publikua dokumenti i Sulë “patriotit” i cili, si një “nacionalist i madh” i jep vetes të drejtë të gënjejë dhe të tallet me Mbretin e Arabise Saudite, i cili tashme që para dy viteve e ka futur në listë të zezë. Një patriot i vërtetë nuk denjon kurrë të bëhet horr sepse kjo do e njolloste tërë kombin, një patriot i madh kurrë nuk i lejon vetes të shpërfytyrohet në kriminel, në hajn, në gënjeshtar, në manipulator, në bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete antikombëtare, sepse me këto cilësi do ta njolloste tērë kombin. Kurse, Mulla Sula mund t’i lejojë vetes që të jetë antinjeri, sepse që moti na e paska siguruar myhyrin e nacionalistit. Dhe, çuditërisht, të gjitha veprimet e Sulejman Rexhepit janë në dëm të kombit shqiptar dhe të fesë islame. Vetëm Sulejman Rexhepi mundet që sot hoxhallarët t’i shpallë pederastë e bashkepunëtorë të policisë maqedonase, kurse policët maqedonasë t’i shpallë për hoxhallarë. Sot, të gjithë, edhe shqiptarēt edhe ndërkombëtarët sapo ta shohin  Sulejman Rexhepin e pëshpërisin më vete atë konstatimin e famshëm “mal pa ujk nuk ka”!
Sot sulejman Rexhepi është në pozita të Ujkut të Kësulkuqes kah fundi i rrëfimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *