Sulejman Rexhepi po degjeneron në mungesë të “eshrefizmit”

(Rreth paçavrës së fundit të Agim Mehmetit që e shkruan si kollumne në emër të Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së, me titull “Qorsokaku i identiteteve”, botuar në disa portale që funksionojnë me paratë e fitrit dhe zeqatit e për të shpërndarë mjegullnaja në mesin e myslimanëve të vendit)

Shkruan Mesud Ismaili

 

Me këtë kollumnë të Agim Mehmetit dalin në pah dy probleme shumë të rëndësishme! Agim Mehmeti po tall menderen me Sulejman Rexhepin, duke shkruar kopalla e pallavra. Këto idiotizma Agim Mehmeti po i shkruan dhunshëm, në shenjë falënderimi pas kthimit të sërishëm në marëdhënie pune, edhe pse gazda Sula e kishte pensionar më herët. Në mesin e disa “letrave të dashnisë” ishte edhe premtimi se nuk do të ndalet së shkruari kollumne në emër të Sulejman Rexhepit me qëllim që ta paraqesë sa më intelektual! A bëhet prej m… lulja me i marrë erë! Problemi i dytë që e shpalosë një të vërtetë të madhe është fakti se sot Sulejman Rexhepi vuan nga mungesa e “këshillave eshrefiste”! Sikur të ishte gjallë sot, i ndjeri dhe i respektuari, ish-deputeti Eshref Aliu, nuk do ta lejonte që të gabonte kaq shumë Sulejman Rexhepi, madje aq shum sa të nënshkruante edhe të tilla kollumne që nuk kanë as shpirt, as mendje, e as profesionalizëm. Sulejman Rexhepi jo që di të shkruaj kollumna, por ai as që di të lexojë kollumna, sepse, sikur të dinte nuk do ta nënshkruante paçavra të këtilla.

Agim Mehmeti, në këtë kollumne i përzien të gjitha dukuritë dhe fenomenet, edhe integrimin, edhe asimilimin edhe globalizimin. Agim Mehmeti e fillon kollumnen me elemente të ëndërrave, apo të dehjes totale. Vetëm njeriut të dehur me raki mund t’i nodhë ajo që e shkruan si përjetim në fillim të kollumnes Agim Mehmeti. Nuk e besojmë se ndonjëherë Sulejman Rexhepi ka humbur udhën dhe, hop, e ka gjetur veten para ndonjë muri, veç nëse ka pirë bashkë me Agim Mehmetin!

Nisur nga përvoja vetanake, Agim Mehmeti e nënvizon vetëm një të vërtetë esull dhe thotë se, vetëm uniteti, qëndrimi në grup, na mban me identitet. Sepse, që ditën kur u shkëput nga ky trung i unitetit Agim Mehmeti rrëshqiti drejt asimilimit kah “o tope tope papagallo”!

Identiteti shqiptar nuk e ngërthen në vete vetëm fenë islame, kështu që, kjo tezë e Agim Mehmetit është tepër e pakuptimtë dhe shumë e djallëzuar. Identitete në qorrsokak nuk mund të ketë kurrë. Identiteti ose shuhet, ose jeton. Identiteti kombëtar nuk mund të marrë një rrugë dhe, sakaq të ndjejë se është në një qorrsokak dhe, o burrani, të kthehet prap në pikën fillestare. Bredhja nëpër identitete, nëpër kultura e zakone, mund të të duket si një qorsokak dhe të ta shtojë deshirën për t’u kthyer në pikën fillestare, ashtu siç të ka lindur nëna. Edhe Agim Mehmeti, por edhe Sulejman Rexhepi kanë bredhur nëpër identitete të ndryshme kombëtare, profesionale, fetare, kulturore, zakonore dhe, mbase tani, kah fundi i jetës kanë kuptuar se kanë qenë në dalalet dhe, turren të rrëfehen para “priftit” se kanë bërë mëkate dhe, ja, sot po dëshirojnë të rikthehen sërish në identitetin shqiptar! Le të provojnë dhe le të ritkthehen, ndonëse procesi rikthyes kërkon verifikim të plotë, kurse ky verifikim nuk zgjatë sa “lustracioni” por është një proces që zgjatë nga kjo pikë e pleqërisë ku gjenden Agim Mehmeti dhe Mulla Sula e deri në rikthim të çastit kur zë e nis të formohet gjeni i parë i kodit të tyre gjenetik! Më lehtë e kanë që mos të merren me të tilla tema dhe me të tilla procese, sepse vazhdimisht do të hasin në mure gjigante që flet për qorrsokakun e gjakut të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *