Sulejman Rexhepi prototip unikal i antihumanistit të përbotshëm

Në një aktivitet të përbashkët të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysëmhënës së Kuqe, organizuar në FSHI, paska ligjëruar edhe Sulejman Rexhepi në temën me titull “Mëshironi në tokë që të jeni të mëshiruar në qiell”! Këtë e thotë – njeriu më i pamëshirshëm dhe pa asnjë gram humanitet në shpirt – uzurpatori klasik i BFI-së, Sulejman Rexhepi

Shkruan Esma Shaqiri

 

A ka njeri më të pacipë, më të pamoralshëm dhe më të pafytyrë se Suejman Rexhepi! Hala pa u tharë plagët e gjuhës së urrejtjes që e përdori si mahluk vetëm sa për t’i fyer shqiptarët dhe myslimanët e Maqedonisë së Veriut, futet në një mexhlis dhe jallah për të folur se sa “humanitar” që është!

Po a mund të jetë edhe humanist edhe spiun, edhe humanist edhe urrejtës, edhe humanist edhe hajn, edhe humanist edhe shkatërrues! Jo, në asnjë mënyrë.

Mundohet ta gënjejë mbarë opinionin e vendit dhe më gjërë, do që t’i gënjejë edhe organet e drejtësisë duke u pjekur që të flasë për humanitet para një audotiriumi gjysma të sinqertë e të ndershëm e gjysma hajna e hipokritë.

Me këtë ligjeratë Sulejman Rexhepi dëshiron të rrëfehet se sa “humanist paska qenë me mbi 1 milion refugjatë sirianë”! A është në vete dhe a kupton se çka fletë ai apo jo! Një milion refugjatë sirianë paskan kaluar nëpër Maqedoni! Mos dëshiron që të vjedhë në emër të një milion sirianëve për të cilët mund të ketë marrur ndonjë donacion? A ua fali xhenazet disa refugjatëve që vdiqën në këtë marshutë nëpër Maqedoni dhe a i varrosi me dinjitet? A ka bërë Sulejman Rexhepi si institucion më shumë se sa ka bërë, për shembull, humanisti efendi Jasmini me bashkëshorten e vet, aktiviteteve të të cilëve nuk mund t’ju ofrohet as te gishti i vogël i këmbës! Me cilin aktivitet humanitar do të mburret? Me bartjen e tyre tri-katër ditë me atobus? Sa vjedhi në emër të tyre përmes këtij donacioni nga myslimanë anonim! Nuk i shkoi shumë gjatë, sepse, nuk e kishte në mendje që të merret me humanitet, sakaq u imponuan shoqata më të fuqishme, madje Shoqata Nënë Tereza e Kumanovës ka qenë shumëfish më e organizuar dhe më humaniste se sa organizata fiktive “humanitare” e Sulejman Rexhepit.

Sulejman Rexhepi po gënjen, nuk ka kurrfarë shënimi apo evidence, nuk ka kurrfarë raporti apo dosje mbi aktivitetet humaniare në raport me refugjatët sirianë që kanë kaluar nëpër territorin e Maqedonisë për në Serbi e tutje në Europë.

Sulejman Rexhepi “do të gjejë mëshirë në qiell”! Po çka ka mëshiruar ai në tokë? Sa vetë ka marrur më qafë? Sa veta i ka hedhur në rrugë vetëm e vetëm se nuk janë pajtuar me shpirtin e tij të ngjizur përplot me elementë hajnie, korrupsioni, spiunimi, shkatërrimi, zhvatje, shkelje e pasurimi mbi kurriz të të pafuqishmëve, të ngratëve, të varfërve, të prekurve nga fatkeqësitë natyrore. Ky të gjejë mëshirë në qiell, ndërkohë që në tokë lëshon tubetin e kanalizimit të shpirtit të tij prej nga rrjedh vetëm urrejtje e antihumanitet?!

A mund të flasë për humanitet Sulejman Rexhepi, i cili bashkë me Mustafa Dautin vjedhin tonelata ndihma humanitare të donuara nga turqët e për familjet e varfëra në Maqedoninë e Veriut. A mund të flasë për humanizëm Sulejman Rexhepi i cili ua merr myslimanëve paratë për kurbanë dhe nuk i therr ato, ose i therrë simbolikisht sa për të nxjerrë nja dy-tri pika gjakë! A mund të flasë për humanitet Sulejman Rexhepi i cili i zhvatë haxhilerët, ata myslimanë të cilët nisen dhe kthehen me lotë në sy nga gëzimi se Zoti ua krijoi mundësinë që ta kryejnë haxhin! A mund të flasë për humanitet Sulejman Rexhepi, njeriu që i zhvatë nxënësit e ngratë të Medresesë Isa Beu!

More, a mund të flasë Sulejman Rexhepi për humanitet ndërkohë që “i zhduku” mbi 400 mij euro të grumbulluar si ndihmë për familjet shqiptare nga Hasanbegu që e përjetuan vërshimën tragjike. Në vend se të ngushëlloheshin për humbjet katastrofale duke ua shpërndarë këto nbdihma finansiare të ardhura nga mbarë vëllezërit shqiptar, ato i fshiu Sulejman Rexhepi duke shtuar pasurinë e vet pesonale dhe familjare.

Sulejman Rexhepi është prototip i antihumanistit të pashembullt në botë, për më tepër kur të kihet parasysh përgatitja e tij profesionale.  Edhe humanist edhe zhvatës, plus dhe hoxhë?!? Pa dyshim, kjo do të zbërthehet shumë shpejt përmes proceseve gjyqësore të organeve të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *