Sulejman Rexhepi shpëtimin e pret nga protestat e parakohëshme nën regjinë e tij

Pas takimit të fundit të Sulejman Rexhepit me myftinjtë në KONAKU-n e tij, sakaq ka vazhduar bisedimet me “hallallët” e tij, në shtëpinë e vet. Ky takim ka vazhduar deri në orët e hershme të mëngjesit dhe, ka përfunduar me konstatimin: i vetmi send që mund ta shpëtojë Sulejman Rexhepin është një protestë masovike e myslimanëve të vendit

 

Shkruan Bekim Elezi

 

Skenari vmroistë është lëvizja më adaptabile për jetëgjatësinë e një pushteti përballë “çmendurive”  të opozitës. Sa herë që opozita protestonte, Gruevski i fërkonte duart, sepse, ishte i kënaqur me aktorët që po ia luanin skenarin e tij dhe, sepse do ta udhëhiqte edhe një palë “zjedhje të lira e të ndershme” me çrast e thellonte humbjen edhe më shumë të opozitës! Kështu vazhdoi më se një dekadë, me dhjetra protesta anti-VMRO dhe kundër Nikolla Gruevskit dhe, po aq zgjedhje nën regjinë e Gruevskit të cilat gjithnjë i fitonte.

I cytur nga kjo filozofi, Sulejman Rexhepi e thurri mirë strategjinë bashkë me ata Lula e Avnia, Blerima e Usama, Sabria e zagarë të tjerë, të cilët morën detyrë që ta stimulojnë një protestë, mundësisht masovike, e cila, për dy orë do të pushonte dhe, bashkë me pushimin e protestës do të heshtnin të gjitha zërat kritikë në pritje të rezultatiit, i cili, paraprakisht dihet: vazhdimi i pushtetit pirat të Sulejman Rexhepit!

Opinioni shqiptar, që nga dita e djeshme është dëshmitar i një “thirrje publike” për një protestë kundër Sulejman Rexhepit, një protestë alla-gruevskiane, gjithçka nën regji perfekte dhe të kontrolluar. Një protestë të tillë masovike Sulejman Rexhepi e pat organizuar dhe përjetuar edhe më vitin 1999 dhe, fillë pas kësaj proteste të opozitës së atëhershme të drejtuar nga Mulla Jakup Asipi dhe Mulla Zekerija Bajrami, të pasuar nga qindra hoxhallarë të vendit, u heshtën të gjitha zërat kritikë si dhe u bënë më të zëshëm përkrahësit e Sulejman Rexhepit, sepse, protesta lind protestën, kështu thoshte Sulejman Rexhepi.

Sulejman Rexhepi mendon se, me një protestë kundër tij, në fakt, do të heshte edhe Muhamet Zekiri, edhe Zoran Zaevi, edhe Menduh Thaçi, edhe tërë shteti. Do të anuloheshin sërë vendimesh për kontrolle të inspektorëve të punës, të financave, do të shtyheshin e anuloheshin edhe sërë procesesh gjyqësore. Me këtë rast, do të nisnin të trimërohen përkrahësit e Sulejman Rexhepit dhe të bëheshin gjithnjë e më të dhunshëm në mbrojtje të pushtetit të tyre.

Nga ana tjetër, çka nëse protestat do të përfundonin me arritjen e qëllimit – largimin e Sulejman Rexhepit?

Pikërisht, një largim të këtillë e parapëlqen Sulejman Rexhepi, sepse, largimi i tij do të interpetohej si presion i “opinionit të manipuluar” nën regjinë e “elementeve sllavo-kumuniste”! Ky largim për Sulejman Rexhepin do të ishte faqebardhë.

Megjithatë, është mirë që mos të manipulohet oponioni nga misionarët e Sulejman Rexhepit, sepse, protestë nuk duhet të ketë para se të dalin rezultatet konkrete nga inspektimet dhe proceset gjyqësore. Ikja e Sulejman Rexhepit duhet të bazohet në rezultate institucionale.

Koha për ikjen e Sulejman Rexhepit për momentin është e ngrirë! Duhet të kryhen inspektimet nga DAP-i, nga policia financiare, duhet të përfundojnë të gjitha ato procese gjyqësore që janë në prag të fillimit dhe, tek pastaj, pas rezultateve dhe aktgjykimeve, tek atëherë duhet të organizohen protestat për largimin e Sulejman Rexhepit, sepse ky pa një presion të justifikueshëm nuk do të largohet.

Për momentin, nuk duhet ta ketë fjalën “opinioni i gjërë” por, fjala i takon prokurorisë publike, policisë financiare dhe institucioneve të tjera gjegjëse.

Fundi i Sulejman Rexhepit duhet të mbajë vulën e institucioneve të drejtësisë – pensionim për shkak të burgosjes dhe jo pushim për shkak të protestës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *