Sulejman Rexhepi si borxhli

(Sulejman Rexhepi po ndanë dekorata të personalizuara dhe pa kurrfarë peshe institucionale. Sulejman Rexhepi po i dekoron të gjithë ata ndaj të cilëve ndjenë borxhe një jetë të tërë. Ëshë mirë që Sulejman Rexhepi t’ua kthejë personalitetin e nëpërkëmbur, dinjitetin hijerëndë, paratë dhe vakëfin dhe jo të tallet edhe më tej me të tillët)

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

 

Dekoratomani, Sulejman Rexhepi, ka vite që tallet shumë keq si me Institucionit e uzurpuar të BFI-së ashtu edhe me personalitete të ndryshme të vendit. Çdo gjë ka personalizuar dhe është imponuar si diçka që duhet të jetë mbi çdo rregull, mbi çdo ligj e mbi çdo parim. Është shumë i vetëdishëm se gabon por kështu ia do bytha!
Ja për shembull, ka krijuar një çmim në kuadër të Institucionit që e ka uzurpuar e që po e shkatërron dhe, atë çmim e ndanë sikur të ishte e “Familjes Rexhepi”! Këtë çmim e ndanë në manifestimin organizuar për nderë të ngjarjes madhështore islame, Hixhrit. Kurrë nuk ka respektuar një procedurë të vetme për ndarjen e këtij çmimi. Kurrë nuk ka vendosur organi, kurrë nuk ka të sjellur një vendim të organit, kurrë nuk ka një konsultim në Rijaset, kurrë nuk ka një vendim qoftë edhe formal, nuk ka një procesverbal nga mbledhja kur është vendosur për t’i dekoruar personalitetet e ndryshme. Thjesht, Sulejman Rexhepi çmimin e tillë e nxjerr nga xhepi, jo çmimin si vlerë, sepse ai nga xhepi nuk nxjerr asgjë por i mbush xhepat natë e ditë, por, thjesht, i nxjerr si emra, si propozime fiktive!
Në manifestimin cirkusiadë të fundit kushtuar Hixhrit, Sulejman Rexhepi, paska vendosur që t’i dekorojë të gjithë ata ndaj të cilëve ju kishte borxh një jetë të tërë dhe, me këtë gjest sikur kishte kërkuar hallallëk. Kthimi i vonuar i borxhit, që të gjenë buzë vdekjes, nuk është asgjë tjetër përveçse një frikë nga vdekja dhe një gjest hallallëku!
Çfarë vlerë shoqërore është Murat Hyseini, “myftiu” i Kërçovës? Për familjen e vet është një vlerë e madhe por për Sulejman Rexhepin nuk ka qenë asgjë tjetër përveçse një lidhje sekrete në mes të tij dhe shërbimeve sekrete maqedonase. Gjtihmonë ka thënë se, po e emërtoj sërish myfti Muratin se më duhet!!! Sulejman Rexhepi është ai që e ka përhapur tash e tridhjetë vite se, Murat Hyseini më imponohet për myfti nga shërbimi sekret maqedonas. Është Sulejman Rexhepi i cili gjithnjë e ka vërtetuar faktin se Murati është bashkëpunëtorë i UDB-së, kurse këtë e ka verifikuar edhe përmes gazetarit të vet, Agim Mehmetit i cili dikur ishte zëvendësdrejtor në Agjencinë për lustrim dhe, nga kjo pozitë ai ka vërtetuar se Murat Hyseini është bashkëpunëtor i UDB-së, për ç’gjë pastaj, e di mbarë opinioni se, Murat Hyseini desh e therri me thikë Agim Mehmetin në mes të “ploshtadit” të Shkupit. Pra, Sulejman Rexhepi ndaj Murat Hyseinit ia ka borxh këtë propagandë, ndaj dhe, kah fundi i jetës së vet vendos që ta dekorojë me çmimin që mbanë emrin e një prej patriotëve më të mëdhenj shqiptar. Ironi dhe turp!
Sulejman Rexhepi paska vendosur që t’i kërkoj hallallëk edhe ish-myftiut të Tetovës, Alifikri Esatit, të cilin e pat gozhduar në kryq të propagandës gebelsiane si një bashkëpunëtorë të UDB-së, si njeri i Selimovskit, si përçarës i unitetit fetar dhe trungut kombëtar dhe si vjedhës i financave të BFI-së. Po pra, Sulejman Rexhepi plotë një dekadë e ka zhvilluar këtë luftë kundër Alifikri Esadit, një prej hoxhallarëve tanë më të respektuar në vend por që për Sulejman Rexhepin nuk ishte asgjë tjetër përveçse udbash. Akuzë shumë e rëndë, akuzë që nuk të lë të qetë as të vdesësh, akuzë që të gërryen së brendshmi edhe dyzetë ditë pasi të vdesësh. Prandaj dhe, duke e ndjerë si borxh që peshën mbi supet e Sulejman Rexhepit si pesha e malit Vodno me gjithë kryqin gjigant, vendos që t’i dalë borxhit duke e vlerësuar ish-myftiun më të urryer nga Mulla Sula, me çmimin “Haxhi Vehbi Dibra”!
Nuk dekorohet ish-myftiu i Strugës Mushteba Shehu, patriot për t’u marrur shembull, pinjoll i familjes së ndershme e patriotike, bir i një nga myslimanët më të devotshëm që ka pasur nënqielli ynë, por, shkon dhe e dekoron Haxhi Azmiun, një mysliman i mirë e i manipulueshëm, sa herë që ia ka dashur shpirti Mulla Sulës të hajë mish të pjekur nëpër Strugë. Ndryshe, kontributi i këtij myslimani strugan nuk i tejkalon kufijtë e shtrimit të drekave e darkava për Mulla Sulën. Aq shumë e ka manipuluar sa as sytë nuk i mbyllen pa i kërkuar një të falur publike dhe një kthim të borxhit përmes një dekorate që nuk ka kurrfarë peshe institucionale.
Janë një dyzinë emrash në BFI që e dinë fort mirë raportin e Sulejman Rexhepit ndaj Universitetit të Tetovës. Kontributi i Sulejman Rexhepit për UT-në konsiston në po atë kontribut që e ka dhënë miku i tij i ngushtë, prof. M. B. i njohur me nofkën “Magistar”, të cilët kanë pasur urdhër që të involvohen në të gjitha projektet kombëtare me qëllim që të shërbejnë si informatorë nga brenda. Ky është borxhi i tmerrshëm që i dhemb shumë Sulejman Rexhepit, si dhe këmbëngulja e tij për ta dëbuar Rektoratin e parë nga një pronë e vakëfit të Myftinisë së Tetovës, pasi hetoi se strukturat e Universitetit të Tetovës kanë konstatuar që përforlja e emrit të Sulejman Rexhepit në UT veçsa e njëllosë këtë vatër të shenjtë të arsimit kombëtar. Prandaj edhe e ka përfshirë një profesor shumë të respektuar nga ky Universitet në dekorimin me çmim personal të udbashit Mulla Sula, i cili lojën që ia ka bërë kësaj vatre e ndjenë si barrë që po e fundos në shtresat më të ulëta të xhehenemit.
Me trika e me sehiribazllëqesh nuk blehet autoriteti o Mulla Sulë. Andërr të vështirë e të parealizueshme e ke të mësosh të paktën ta lexoshë mirë e drejtë Kuranin e jo ta nxësë përmendësh, prandaj dhe ke një simpati të veçantë ndaj hafëzlerëve, siç e ke edhe ndaj njërit prej hafëzlerëve më të njohur në vend, Afrim Tahirit, të dekoruar e parë me çmimin “Myfti Vehbi Dibra”!
Sa mirë do të ishte që të vetëdijësoheshin të gjithë të dekoruarit me këtë çmim të personalizuar të Sulejman Rexhepit dhe t’ia kthenin mbrapsht, sepse, një dekoratë e tillë e ka po atë peshë të tiketave shenjëzuese që t’i mbyllë të gjitha dyert dhe ta lë hapur vetëm derën e turpit! A ka turp më të madh se sa të dekorohet për shembull Murat Hyseini dhe jo ndonjë teolog të mirëfilltë i cili mund të jetë edhe autorë i dhjetra e dhjetra librave shumë të rëndësishmë për myslimanët e Maqedonisë. Natyrisht, personalitetet e tillë as që kishin pranuar të njollosen me dekorata të Sulejman Rexhepit që i nxjerr nga xhepat e veta të pista.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *