Sulejman Rexhepi si sprovë

“A i vure re ata që mendojnë se besuan atë që të zbriti ty, dhe atë që zbriti para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykojë djalli, e duke qenë se janë të urdhëruar që të mos e besojnë atë. E djalli dëshiron t’i humbë në pafundësi.” (Nisa, 60)

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Shumë ajete kuranore, por edhe hadithe të Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s., dëshmojnë për sprovën me të cilën përballen myslimanët për ta testuar devotshmërinë e tyre, por që, dëshmojnë edhe për një lloj tjetër sprove që e shton tundimin dhe e ulë rezistimin deri në mëkat!

Sprova e llojit të parë i prekë ata besimtarë të cilët në çdo moment dëshmojnë se kjo e papritur ju vie nga Allahu Mëshirëplotë vetëm sa për t’ua matur devotshmërinë dhe besimin e tyre të sinqertë. Në këtë rast, të devotshmit do ta tejkalojnë këtë sprovë gjithjë në emër të Allahut Fuqiplotë, dhe, të tillët, pa dyshim që e kanë vendin në Xhenet.

Mbi krijesat e Zotit mund të bie ndonjë katastrofë natyrore, ndonjë sëmundje apo hata dhe, të shpëtuar do të jenë vetëm ata që me bindje të plotë do të dëshmojnë se këto janë sprova që vijnë nga Krijuesi Mëshirëplotë.

Zoti Mëshirëplotë krijesat e veta i vuri edhe para një sprove shumë fatale: njerëzimit ia la edhe një “udhërrëfyes”, një “drejtues”, një “lider” si dhe lirinë absolute për të gjithë ata që dëshirojnë ta pasojnë atë “lider” – djallin!

Së këndejmi, sprova e llojit të dytë i prek ata “besimtarë” të diskutueshëm, të cilët, nga joshjet djallëzore, pahetueshëm pranojnë që të bëhen banorë të Xhehenemit, sepse djalli ka nevojë për miq të tillë.

Pjesa dërmuese e myslimanëve të Maqedonisë momentalisht janë të prekur nga sprova e llojit të parë! Fatkeqësisht për “lider fetar” kanë kalibrin e djallit, Sulejman Rexhepin. Kjo është një sprovë e cila, meqë është e mëkatshme, pa dyshim që do të jetë shumë e dënueshme nga ana e Allahut xh.sh. A ka dënim më fatal se të jeshë banor i Xhehenemit?!

Fatmirësisht, pjesa dërmuese e myslimanëve të Maqedonisë nuk e pranojnë për “lider fetar” Sulejman Rexhpin; këta myslimanë nuk e pasojnë në asnjë hap, nuk e respektojnë, nuk e nderojnë, përkundrazi, e shajnë, e “gurëzojnë”, e mohojnë, e kritikojnë, e qortojnë, thjesht, nuk dëshirojnë t’i bëhen miq në botën tjetër që përvëlon më shumë se miliona llava vullkanësh.

Sulejman Rexhepi, djalli vetë, shpreh shumë isharete të cilat të bëjnë që ta kuptoshë se kush është dhe se duhet të ruhesh maksimalisht prej tij. Ai vjedh, ai shanë, ai ofendon, ai mohon Fuqinë Absolute, ai e ironizon Fuqinë e Krijuesit, ai e refuzon dhe e nëpërkëmbë Porosinë e Pejgamberit a.s.. Ai, nuk bën zikër, e as nuk lutet, ai kohën e kalon në “Konakun” e tij me këngëtarë e “pjevaçica”; ai shtrydhë djersën e punëtorëve për të plotësuar dëshirat e manjakëve, të hajnave, narkomanëve e narkodilerëve. Ai nuk përulet, modestia te ai është nocion i panjohur, mburrja djallëzore vetëm sa ia kompleton profilin prej psikopati. Ai shtrembëron ajete (sepse nuk i di), ai citatet marksiste-leniniste i shpallë si “hadithe” të Pejgamberit a.s.; ai refuzon miqësi me kategorinë më të dashur tek Allahu xh.sh. me hafizlerë, dhe për miq afron injoranë e pisa, tallës me fe dhe amoralë deri në pikë të fundit. Megjithatë, duhet pranuar një fakt të pamohueshëm: ai tashmë ka arritur të ketë një kontigjent miqësh – miq Xhehenem.

Sulejman Rexhepi, djalli vetë, është në gjendje të vjedhë kurbanin (jo mishin, por paratë për kurbanë, sepse nuk vidhet mishi kur nuk therret kurbani), ai vjedh fitrin, zeqatin, e shkatërron vakëfin, ai e vjedh haxhin, e vjedh ndihmën humanitare; ai nga buza e njomë ia vjedh kafshatën jetimit, bonjakut, nipërve të vetë bythëpalarë u blenë telefona të serive të fundit, u blenë makina, u ndërton shtëpi e villa. Sulejman Rexhepi, djalli vetë, e keqpërdorë tërë atë respekt islamik të myslimanëve të vendit ndaj Institucionit dhe detyrimeve fetare, duke berë qëjfe e zefe djallëzore, duke shpresuar se një ditë do të gufojnë myslimanët e vendit dhe do të dalin të revoltuar nga dini i tyre (duke i refuzuar të gjithë detyrimet fetare) si dhe do ta shkatërrojnë BFI-në si “bejtul mal-”in e tyre.

Natyrisht, në këto vepra të djallit Sulejman Rexhepi ka siguruar edhe përkrahje të paluhatshme prej disa individëve (myfti të mendermethënshëm) të cilët Allahu xh.sh. ia ka krijuar miq të paepur! Këta janë po ky soj i Sulejman Rexhepit, sepse, për t’u bërë mik me te, duhet paraprakiht t’i biesh mohit të gjitha diturive dhe mësimeve islame. Familja e tyre është në siklet të madh. Fëmijët e tyre janë po ata për të cilët flet ajeti 45 i sures Mejrem: “O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!”

Ndërsa këta “miq” të Sulejman Rexhepit, duke e refuzuar këtë ajet kuranor, në fakt, të joshur nga benifitet djallëzore të Djallit të tyre, femijëve që kanë frikë se baballarët po i bëhen mik djallit, ua mbyllin gojën me paratë e pista e haram që ua fut në xhepa i Mallkuari i tyre. Xhepat plotë dhe një jetë luksi po por, mjerisht, shpirtin bosh dhe “lëndë karburanti” për ta shtuar flakën e Xhehenemit ku do t’i vazhdojnë ndejat e Konakut të strukur rreth bythëve të djallit të tyre, Sulejman Rexhepit.

Ja dhe një cilësi jashtëzakonisht e theksuar e Sulejman Rexhepit, cilësi kjo që besimtarëve të devotshëm do të duhej t’ua shtonte vëmendjen dhe kujdesin! Ai në këtë botë nuk ka shokë! Ai, jo njëherë ka dëshmuar se është në gjendje që t’i djegë shokët e vet, duke i mohuar tërësisht, sa herë që është prekur interesi i tij pesonal. Ai është në gjendje që ta mohojë ngjarjen e ndodhur, është në gjendje që ta mohojë mikun, njohjen me një njeri, bashkëpunimin me ndonjë naiv. Në çdo moment, interesi dhe dalja e tij prej situatave të palakmueshme është në rend të parë, qoftë kjo edhe duke i mohuar dhe djegur të gjithë “miqtë” e vet, sepse në ndërdijen e tij e ka të qartë se të gjithë ata janë edhe ashtu të djegur, si banorë të Xhehenemit.

Ja se çka thotë për këtë cilësi të djallit ajeti 22 i sures Ibrahim: “E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)“. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *