Sulejman Rexhepi sipas Zijadin Selës

Në një emision televiziv, më saktë, në “Oksigjen” të Besim Dinës”, Zijadin Sela, kur do të flasë për shqiptarin, veç tjerash, do të thotë: “Secili shqiptar lind dhe vdes shqiptar, por, shtrohet pyetja se, gjatë jetës së vet, sa ka punuar për shqiptari, sa ka qenë tamam shqiptar”

Shkruan Driada Sela

 

Sulejman Rexhepi, ky uzurpator klasik i BFI-së si dhe shkatërruesi i pashpirt i këtij Institucioni, që kur “u rrebelua” kundër shërbimeve sekrete serbo-maqednase të cilave u shërbeu me dekada, nisi ta ndjejë nevojën për ta shlyer atë pjesë të biografisë së tij. Mendoi se kjo do të arrihet përmes këngëve, përmes elementeve foklorike, përmes trumpetimit të identitetit të vet prej “shqiptar”, duke u përpjekur natë e ditë për t’i bindur shqiptarët se më shqiptar se ai nuk ka në botë etj. Po pse këtë nevojë kaq të madhe për ta dëshmuar përkatësinë e vet etnike? Askush kurrë nuk ka thënë se Sulejman Rexhepi nuk është shqiptar! Ai është lindur nga prindërit shqiptar, është rritur në mesin e shqiptarëve dhe, sot, është shumë i lumtur që është shqiptar! Rrahman Morina apo Haxhi Qamili, apo Esat Pashë Toptani, apo edhe Hamzë Kastrioti apo Mosi Golemi, të gjithë lindën dhe vdiqën si shqiptarë! Këtë fakt as hitoria nuk e mohon, por, shtrohet pyetja se, sa prej këtyre personaliteteve, përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin, janë zhvilluar si shqiptarë dhe kanë punuar për shqiptari!?
Sulejman Rexhepi qysh herët ka qenë i rekrutuar në shërbimet sekret të UDB-së! Edhe atëherë kur e ka rrahur gjoksin patriotik në fakt ka qenë provokim për të nxjerrë informata për raportime policore. Dhe këtë e ka bër shumë shpesh përgjatë karrierës së vet, fillimisht pa vetëdije pastaj me qejf, si nxënës, si student, si teolog, si “prijetar”! Nuk është e rastit punësimi i tij në policinë maqedonase siç nuk janë të rastit edhe avansimet e tij në karrierë! Në kohën kur avancohej në karrierë, kishte me dhjetra teologë më të mençur, më të aftë, më të urtë, më të përgatitur dhe më organizativë se Sulejman Rexhepi. Por, problemi ishte se të gjithë ata ishin më shqiptarë se Sulejman Rexhepi, të gjithë ata përpiqeshin me shpirt për shqiptari, dhe jo si Sulejman Rexhepi që “përpiqej për shqiptari” sa për ta kamufluar avancimin në karrierë të cilën ia siguronte shërbimi sekret UDB-ja!
Asnjë shqiptar i mirëfilltë, asnjë shqiptar i gjakut edhe i fesë, nuk do të pranonte si Sulejman Rexhepi që të ishte në krye të Institucionit fetar ndërkohë që për stategji ta kishte pasurimin e vet në dëm të interesit kombëtar e fetar; të merrej me ngjizjen dhe zhvillimin e kriminalitetit të llojit të veçantë që hedh baltë mby fytyrën e çdo shqiptari të mirëfillitë; të bëhej sinonim i shkatërrimit dhe rrënimit deri në themel të një institucioni që i jepet si amanet, që i besohet!
Asnjë shqiptar i mirëfillitë nuk do të pranonte që të shoqërohej me banditë dhe ta ushqejë krimin e organizuar, korrupsionin dhe hajninë siç e bën këtë “shqiptaromadhi” Sulejman Rexhepi!
Asnjë shqiptar i mirëfilltë nuk do të pranonte që të bëhej temë e përjetshme e shkrimeve negative në mediat kombëtare, siç është bërë Sulejman Rexhepi i cili, për ta fshehur këtë turp mundohet që të blejë “media” të diskutueshme për ndonjë fjalë miradie!
Pra, asnjë shqiptar në botë deri më sot nuk e ka vënë në diskutm përkatësinë e saktë kombëtare të Sulejman Rexhepit! Sulejman Rexhepi është lindur shqiptar dhe, pa dyshim që do të vdesë si shqiptar, natyrisht, nëse në prag të vdekjes nuk do të heq dorë nga përkatësia e vet kombëtare. Ai për momentin është shqiptar. Por, siç shtron pyetje kryetari i Aleanës shqiptare, z. Zijadin Sela, sa një shqiptar punon dhe zhvillohet si shqiptar?
Secili shqiptar që ka punuar dhe është zhvilluar duke kaluar në ahiret si shqiptar, ai ka zënë vend në historinë familjare, në historinë e mëhallës, të katundit, të qytetit, në historinë e shtetit, të shoqërisë, në historinë kombëtare! Kurse, pastaj shqiptari që lind dhe që vdes si shqiptar, ndonëse me një biografi fut të zezë, ai gjithësesi që nuk refuzohet nga varret kombëtare! Varroset si shqiptar! Por, te varrezat kombëtare do të ngritet një varr te i cili kurrë nuk do të pëshpëritet asnjë lutje për shpirt të tij, madje as prej anëtarëve të familjes. Për këtë lloj shqiptari foli Zijadin Sela në “Oksigjen” të Dinës, i cili, tërë kohës ndjehej i mrekulluar për faktin që në emisionin e vet kishte një shqiptar të padiskutueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *