Sulejman Rexhepi t’i lirojë nga qeraja dyqanxhinjtë e të gjitha dyqaneve të VAKËFIT

Bashkësia Fetare Islame në RMV disponon me qindra dyqane, të cilat menaxhohen nga qytetarë të ndryshëm të vendit. Për momentin janë të mbyllura si pasojë e masave kundër përhapjes së Corona Virusit. Ndaj, do të ishte hap i pastër islamik sikur Sulejman Rexhepi të sillte vendim që t’i lirojë nga qeraja të gjith qeraxhinjtë. Po ashtu, në tagrin e tij, si “reis” i masave të dhunshme është edhe hapi që sa më parë të kërkojë mësim online për Medresenë dhe FSHI-në, dhe jo të shesë kopalla prej shtetari, sepse është një hiç absolut

Shkruan Mr. Fatbardha Ajeti, juriste

Natën vonë, urgjentisht qenka mbledhur gjysma e “Rijasetit” dhe paska analizuar gjërësisht vendimin e Presidentit të Shtetit për sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në kuadër të masave institucionale për ta penguar përhapjen e virusit Covid 19! Paramendoni, lexues të dashur, në këtë mbledhje paska marrur pjesë dhe paska kontribuar me diskutimin e vet edhe “reisi” Sulejman Rexhepi! A janë more në vete këta bilmesa që shkruajnë të tilla informata paçavër! Paska kontribuar edhe Mulla Sula? Kushtetuta e BFI-së thotë se me mbledhjet e Rijasetit udhëheq Reisul Ulemaja! Pra, në këtë mbledhje idiotike nuk ka kontribuar Sulejman Rexhepi, porse ka udhëhequr!
Po pse vetëm gjysma e Rijasetit? Sepse ishte në pyetje Presidenti i Shtetit a! Po kur është në pyetje përkrahja e dhunshme dhe e manipulueshme për Sulejman Rexhepin, aty duhet të jenë të gjithë anëtarët e Rijasetit, ë!? Po kush janë këta abdallë që i japin vetes të drejtën për të diskutuar mbi vendimin e presidentit shtetëror për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë rast, nuk ka diskutim, as debatim, as analizë, ka vetëm nënshtrim dhe zbatim! Nuk është kurrfarë faktori Sulejman Rexhepi që të pyetet dhe t’i merret mendimi nëse është për gjendje të jashtëzakonshme apo jo, ndaj dhe, ama bash hiç, hiç bre, nuk është i rëndësishëm diskutimi i tij dhe as i sahanlëpirësve të tij!
Shiheti ti, shihe! Pas analizave të këtyre dudukve të Rijasetit qëndrim unanim i tyre paska qenë se “vendimi i Presidentit të RMV, z. Pendarovski, u vlerësua se është i sjellur për të mbrojtur shëndetin e popullatës”! Eu, mos me pas qenë kjo mbledhje e gjysëmrijasetit dhe sikur të mos ishte konstatimi i tyre, popullata e Maqedonisë së Veriut nuk do të dinte se pse është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Aferim për gjysmërijasetin tërësisht të diskutueshëm!
Nëse shihen pjesëmarrësit në këtë gjysëmerijaset tërësisht të diskutueshëm, sakaq do të përfundojmë se, janë hajnat, miratuesit e hajnisë dhe, përkrahësit më të mëdhej të dëmtimit deri në shkatërrim të Bashkësisë Fetare Islame në RMV. Prandaj, për ta kamufluar veprimtainë e tyre kriminale, ata do të konstatojnë edhe këtë: “… BFI e RMV do të jetë dukshëm e dëmtuar nga masat e jashtëzakonshme”, prandaj edhe shpresojnë në mirëkupim nga shteti dhe në dëmshpërblim, të cilit ata i thonë “solidarizim të shtetit në këtë situatë të krijuar”!
Gjendja e jashtëzakonshme e Presidentit Stevo Pendarovski vetëm sa do të kontribuojë në shëndetin e BFI-së, në parandalimin e do virusave të tmerrshëm, të cilëve do t’u kishte lakmi edhe vetë Corona 19 për sa i përket përmasave shkatërrimtare. BFI-në tashmë dukshëm e ka dëmtuar:

  • vjedhja e vakëfit nga Sulejman Rexhepi;
  • duartorkitjet e Rijasetit prej kukullave në përkrahje të kësaj vjedhje;
  • përvetësimi i bonove me vlerë dhe shpenzimi i tyre në të mirë të shtimit të pasurisë së jashtëligjshme të Sulejman Rexhepit dhe disa sahanëlëpirësve të tij;
  • nepotizmi më i madh dhe i pashembullt në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë në rajon;
  • korruptimi i organeve të drejtësisë si dhe shpenzimet enorme për të mirën partiake duke blerë garantime e premtime se do të jetë i paprekshëm dhe i pandalshëm në shkatërrimin e BFI-së, si e vetmja mënyrë për t’i zhdukur të gjitha gjurmët kompromituese që do t’ia sigurojnë një vend të turpshëm margjinave të historisë.
    Me tërë këtë bagazh të veprimeve kriminale, çdo analizë çdo kontriut, çdo rekomandim, çdo premtim është joserioz, i pavlefshëm dhe, aspak i rëndësishëm dhe, pa dyshim që kundrohet si përpjekje e bandave kriminale në situata të jashtëzakonshme për t’u bërë një me institucionet e shtetit! (Pablo Eskobare, kur në shtetin e vet u përhap varfëria si pandemi e papërballueshmë, jepte para e shpërndante ndihma në financa, më shumë se sa institucionet përkatëse shtetërore!!!) BFI-ja shpreson dhe kërkon që shteti edhe në praktikë të funksionojë si shtet juridik! Bëje Zot, sepse, në momentin kur Maqedonia e Veriut edhe në praktikë do të funksionojë si shtet juridik, atëherë, Sulejman Rexhepi me do puthadorë të tij do të jetë në ndonjë “karantinë burgu” në RMV!
    Le t’i rekomandojmë diçka njerëzore Sulejman Rexhepit! Ai në mbledhjen e gjysëmrijasetit të vet paska thënë se përkrah çdo vendim që shkon në të mirë të popullatës, pavarësisht përkatësisë nacionale e fetare. Atëherë, le ta dëshmojë këtë qëndrim Sulejman Rexhepi në:
  • le të sjellë vendim që mos t’ua marrë qeratë qeraxhinjëve të Vakëfit për këta muaj sa do të jenë dyqanet e mbyllura;
  • le të dorëzojën letrat me vlerë të shoqatat humanitare të myslimanëve të vendit (jo “Hilalit”, portofolit personal të banditit, Mustafa Dautit) me gjithë planin e ndihmave humanitare për personat dhe familjet në nevojë;
  • le t’i shpërndajë urgjentisht pakot me ndihma që do t’i vijnë si çdo vit me radhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Dijanetit të Turqisë në prag të Muajit të Ramazanit
  • le të fillojë mësimet online për medresantët dhe studentët e fakultetit;
    Për këto masa duhet të mblidhet Rijaseti dhe jo të humbë kohë kot e kot me vendime për gjendje të jashtëzakonshme të Presidentit të Shtetiit, të cilat vendime nuk kërkojnë as debat, as diskutim e as analiza, aq më pak prej subjekteve aspak të rëndësishme të cilat, si të gjithë në shtet, duhet t’i nënshtrohen dhe t’i zabtojnë me përpikmëri. Përndryshe, kush nuk i zbaton, e ha t’n…!

Leave a Reply