Sulejman Rexhepi u tmerrua nga kërkesa njerëzore e Afrim Tahirit

Afrim Tahiri i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që sa më shpejt të fusë në Medrese Inspektoratin shtetëror të arsimit dhe të konkludojë vetë se si rrihen nxënësit nga pseudoprofesorët e  Mulla Sulës, dhe të shpëtojnë nga ky turp dhe kjo mizori profesorët e mirë dhe të ndershëm që janë me shumicë në këtë vatër arsimore që po lëngon për momentin nga sëmundjet e rënda të uzurpatorit Sulejman Rexhepit

Shkruan Sumea Shasivari

 

Nga veb faqa e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, mësohet se dje në vizitë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, na paska qenë Sulejman Rexhepi me “bandën e Bali Katravellës”! Që në këtë paraqitje, bie përdhe serioziteti i kësaj vizite! Na paska shkuar për ta lutur që ta shtyjë në ndonjë nga mbledhjet qeveritare propozimin për të financuar FSHI-në dhe për ta akredituar Medresenë Isa Beu! Natyrisht, kjo është rrena e radhës e Sulejman Rexhepit!

Po si shkon në Ministri për të folur për Medresenë e për FSHI-në ndërkohë që me vete nuk e ka as dekanin e Fakultetit dhe as drejtorin e Medresesë?

Po si po ia marrka mendja Sulejman Rexhepit që kjo çështje paska zgjidhje me shtyrjen e propozimit të tij në mbledhje qeveritare? Thua kaq naiv të jetë ky farë uzurpatori, apo, thua që kaq shumë është goditur nga skleroza? Po ata dy dylberat që i paska pasur me vete nuk e këshilluan që nuk shkon kështu, a?

Sipas Ligjit në fuqi për Arsim dhe Shkencë, shkollat e mesme dhe ato të larta të themeluara nga bashkësitë fetare janë institucione private arsimore dhe, përderisa kanë këtë trajtesë ligjore, FSHI apo edhe Medresja mund të shpresojnë në ndonjë ndihmë simbolike financiare nga ana e ministrisë apo edhe qeverisë që jepen kryesisht për ndonjë projekt dhe kurrësesi për rroga apo për t’ia mbushur buxhetin Sulejman Rexhepit që të ketë pastaj për të vjedhur sa më shumë!

Po pse tashmë Sulejman Rexhepi nuk e diskuton këtë çështje jetike për BFI-në së bashku me liderin e vet Ali Ahmeti, apo edhe me Zoran Zaevin! Kjo çështje nuk është në kompetenca të ministrit, apo, mendon Sulejman Rexhepi se ky ministër çunak mund ta hajë dhe po na i zgjedh problemin pa lejen e Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit! “Hyp këtu e shihe Stambollin”, do të thoshte Halil Kajolli!

Edhe Mulla Sula e di se kjo çështje kërkon Ligj të ri për Arsim dhe Shkencë, ndërsa ky ligj nuk mund të ndryshojë e as të sillet pa një marrëveshje paraprake në mes të koalicionit qeveritar LSDM-BDI! Zoran Zaev dhe Muhamet Zeqiri, partia e të cilëve e udhëheq koalicionin qeveritar, nuk mund që t’ia kënaqin oreksin Sulejman Rexhepit ndërkohë që të lihen në margjina edhe shkollat e tjera fetare, të komuniteteve të tjera fetare!

Më parë, për shembull, Medresja Isa Beu pranonte nxënës pa para, pa kurrfarë participimi, fitri, zeqati, haxhi ishin më të paktë se sa janë sot! Numri i kurbanëve ishte përgjysëm më i vogël se sot. Zeqati ishte simbolik, sepse nuk kishte bisnesmenë të fuqishëm myslimanë. Kurse sot, elhamdulilah, janë mundësitë për një buxhet fantastik si për Medresenë, ashtu edhe për FSHI-në dhe për mbarë BFI-në! Atëherë, ku çalon problemi? Sulejman Rexhepi, me bandën e vet po e vjedh me të madhe buxhetin e BFI-së! E sakatosi arkën, ndërkohë që në Rijasetin Shurdhmemec ka sjellë nga jasht një injorant, një polic financiar, i cili më tepër raporton në polici se çka po ndodhë në BFI se sa që shquhet për ndonjë ekspertizë në zgjedhjen e problemit financiar të BFI-së. Zotëri Saudi në BFI është vetëm për ta mbuluar vjedhjen e Sulejman Rexhepit si dhe për t’i shlyer gjurmët e më hershme të vjedhjeve marramendëse që i kanë bërë pjesëtart e tjerë të “Dinastisë Rexhepi”, duke mbuluar shpenzime xhudoje, duke dërguar xhudista maqedonasë nëpër botë me paratë e BFI-së, duke pompuar ma paratë e BFI-së në buxhetin e lidhjs së xhudistëve të Maqeodnisë sepse djali i Mulla Sulës, për ta rrëmbyer kryesimin e kësaj federate sportive duhet të paraqitet si shpëtimtar i xhudos në Maqedoni, ashtu siç paraqitet Mulla Sula “shpëtimtar” i BFI-së që po e vdes dit e më shumë.

Kërkesat e Sulejman Rexhpit nëpër institucione shtetërore nuk merren as seriozisht por as që regjistrohen dikun, përveçse në veb faqen e “ndërmarrjes” së tij. Vizitat e tij nëpër këto institucione, asnjë ministri nuk regjistro siaktivitete askund, sepse, nuk i marrin për vizita e takime serioze dhe, nuk çon kurrfarë peshe Sulejman Rexhepi në shoqëri. Sa për mastrubim të trurit të lodhur, sa për vetëkënaqësi, lëshon ndonjë dezinformatë në portalin e vet paçavër, siç ishte kjo  fundit! Po pra, fund e krye rrenë dhe dezinformatë, sepse, është një tjetër problem që e ka cytur urgjentisht të trokasë te dera e Ministrit Ademi!

Lutja e Sulejman Rexhepit deri te ministri Ademi ka qenë që me çdo kusht të pengohet realizimi i kërkesës së Afrim Tahirit, shprehur një ditë më parë përmes shumë mediave dhe rrjetit social.

Afrim Tahiri i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që sa më shpejt të fusë në Medrese Inspektoratin shtetëror të arsimit dhe të konkludojë vetë se si rrihen nxënësit nga pseudoprofesorët e Mulla Sulës, se si vidhet, se si keqpërdoret Medreseja, se si fallsifikohen diplomat, si shiten, si hiqen e shtohen lëndët sipas qejfit dhe tekeve të Sulejman Rexhepit.

Pra, Afrim Tahiri kërkoi që të hulumtohet rasti dhe të largohet manjaku dhe jo, për skaj tij, të turpërohen, të ofendohen dhe të etiketohen edhe profesorët e mirë dhe të ndershëm që janë me shumicë në këtë vatër arsimore që po lëngon për momentin nga sëmundjet e rënda të uzurpatorit Sulejman Rexhepit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *