Sulejman Rexhepi urrejtësi dhe i urryeri i pashoq

(Reth kollumnes të shkruar së fundmi nga Agim Mehmeti në emër të Sulejman Rexhepit, uzurpator dhe shkatërrues i BFI-së. Kollumna me titull “Urrejtja” u botua në portalet e paguara nga arka e BFI-së e që për një grusht lekësh kanë vendosur t’i shërbejnë djallit.)

Shkruan Mr.Zeqie Veseli

 

Një komentues në fokus.mk pasi e kishte lexuar këtë paçavër kishte shkruar se, Sulejman Rexhepi për të bëmat e veta vendin e ka në burg e jo nëpër faqet e portaleve, në të cilat, dy mashtruesit ordinerë, Avni Halimi dhe Agim Mehmeti, po botojnë shkrime në emër të Sulejman Rexhepit duke u munduar që të na e paraqesin Mulla Sulen si “intelektual”. Dhe ja mashtrimi! Ja mashtrimi i turpshem, mëkatar!
Krejt bota e di që Sulejman Rexhepi i ka dhënë vetes lirinë dhe të drejtën për t’u tallur me myslimanët e vendit dhe më gjërë, madje me vetë Allahun, Krijuesin Absolut. Të lutesh për t’u bekuar krimineli Nikolla Gruevski, është tallje me Zotin. T’i grabisësh të varfërit si dhe të goditurit nga fatkeqësitë natyrore, t’i vjedhësh fitrat, zeqatin, haxhin, të keqperdorësh dhe të vjedhësh kurbanët siç vepron Sulejman Rexhepi, është përpjekje për ta mashtruar Zotin dhe për t’u tallur me Të. Të mos i zbatoshë parimet dhe shtyllat e fesë islame, siç bën Sulejman Rexhepi, është urrejtje absolute kundër kësaj feje.
Krejt bota e di se çfare laneti është Mulla Sula. Mbarë opinioni i gjërë shqiptar e mysliman nuk i besojnë më Sulejman Rexhepit, nuk e llogarisin për mysliman dhe, pas botimit të memoareve të tij, nuk e llogarisin me as për shqiptar.
Sulejman Rexhepi po e ndjenë fuqishëm këtë urrejtje të popullit, po ndjenë se më askush nuk e do, ndaj dhe, ka porositur Agim Mehmetin që pikërisht kundër kësaj urrejtje t’ia shkruajë një kollumnë. Allahu xh. sh. thotë: “Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.” (En Nisa, 107)
Krimineli Agim Mehmeti, kryelustraxhiu që ka marrë më qafë njerëz patriotë duke mbrojtur kryespiunët e çështjes kombëtare (a thua pse ishte mbrojtësi më i madh i profesorit M.B. me nofkën “Magistar” dhe nuk denjoi ta lustrojë!!!), sa here që përçmohet duke i thënë që të heq dorë nga Sulejman Rexhepi, duke mos e mashtruar se është ndonjë intelektual, ai sillet po si “ai” për të cilin flet Allahu xh. sh. në Kuranin Madhështor:  “E, shoku i tij (djall) do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vetë ka qenë në humbje të madhe”. (Kaf, 27)

Agim Mehmeti për këtë kollumne spunto mundohet të marrë nga filmi maqedonas “Tallja me Krishtin” dhe, përmes Sulejman Rexhepit mundohet që të kërkojë që të qortohet autori i cili na u paska tallur me vlerën kombëtare UÇK-në. Kë dëshiron ta mashtrojë Agim Mehmeti kur urrejtjen më të tmerrshme kundër emblemës kombëtare UÇK-së e ka shprehur pikërisht Sulejman Rexhepi, duke e quajtur si “grup terroristësh” pas çka u detyrua që me familje të ikë e të strehohet në Ulqin. A i ka lexuar Agim Mehmeti memoaret e Sulejman Rexhepit që flasin për këtë ushtri të shqiptarëve të Maqedonisë. Le t’i lexojë dhe le të shikojë se kush është urrejtësi më i madhë i shqiptarëve: Jani Bojaxhi apo Sulejman Rexhepi!

Po sikur të bëhet një film për paratë e grumbulluara për hasanbegasit e vërshuar  nga shiu mitik dhe të cilat para, deri në cent të fundit, u vodhën nga Sulejman Rexhepi! Nga cili film do të shpërthente urrejtja dhe mashtrimi më i madh, më i keq e më i poshtër?
Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet mashtruar se kanë urrejtës dhe mashtrues më të madh se Sulejman Rexhepi. Në raport me urrejtjet e të tjerëve ndaj shqiptarëve Sulejman Rexhepi del monstër i paparë. Dhe monstërëza (monstrumçiqi) janë të gjithë ata që po e ndihmojnë Sulejman Rexhepin, përfshirë këtu edhe Avni Halimin dhe Agim Mehmetin, duke pranuar vullnetarisht që të shndërrohen në mjet kamufllazhi për ta maskuar tradhëtinë, mashtrimin dhe urrejtjen antishqiptare të Sulejman Rexhepit. Po a mund të mashtrohet edhe Allahu Fuqiplotë, i cili për këta monstra, thotë: “Ditën kur Ai do t’i tubojë të gjithë, do të thotë: “O tog i xhindeve! Ju keni mashtruar shumë njerëz!” – Ithtarët e tyre midis njerëzve do të thonë: “O Zoti ynë! Ne u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na e pate caktuar Ti”. Allahu do të thotë: “Zjarri është vendbanimi juaj. Atje do të qëndroni përherë.” (El En-am) .
Tipat e pashpirt që ju shërbejnë pushtetarëve kriminelë, urrejtësve dhe mashtruesve, manipulatorëve që në emër të një ideologjie i shërbejnë kauzave vetanake që nuk dalin jasht përmbajtjes së interesave meskine, pra, tipat e tille mbajne emrin Gebels. Për momentin në mesin e shqiptarëve Gebels më të madh se Agim Mehmeti nuk ka. Dhe, jo rastësisht, nga ideologjia naciste theksohen Hitleri dhe Gebelsi, pra, krimineli dhe manipulatori-Gebelsi që përpiqej që kriminelin-Hitlerin ta shpërfytyronte në “engjëll”! Jo rastësisht, në pushkatimin e kritikave njerëzore sa herë që nxirret Hitleri, krah tij, në pushkatim kritikash, e vënë edhe Gebelsin. Ky është fundi i çdo gebelsiani o Agim Mehmeti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *