Sulejman Rexhepi vrasës i mësimit fetar islam në Maqedoni

Dje, Sulejman Rexhepi, fiks në ora 11, në BFI-në e uzurpuar, në mungesë kuorumi ka mbajtur formalisht një mbedhje, sa për t’u tallur me të pranishmit. Mulla Sula këtë mbledhje e ka përdorur sa për t’ua ngulur të tjerëve dhe për ta kamufluar diktatorllëkun ku është zhytur me dy këmbë. Mbledhja përfundoi me “vendimin kolektiv” për mbylljen e përkohëshme të Medresesë Isa Beu në Shkup

Shkruan Vehbi Pajaziti

 

Çka është Medresja dhe pse shërben ajo? Medresja është vatër e arsimimit të mesëm, profesional, e cila shërben për nxjerrjen e kuadrit profesioal për t’i shërbyer fesë islame dhe myslimanëve të vendit! Ky do të ishte definicioni kuptimplotë për Medresenë Isa Beu të Shkupit.
Nga dita e djeshme, zyrtarisht, kjo Medrese pushon së funksionuari! Se sa do të zgjatë ky pushim, këtë mund ta dijë vetëm Sulejman Rexhepi, ndërsa opinioni i gjërë e di fare mirë se, Sulejman Rexhepi, me këtë vendim, ka ngritur dorë kundër islamit dhe perspektivës së saj.
Në vendimin e vet tepër të dehidratuar, të pajustifikuar dhe shkatërrimtare, me pasoja të parikuperueshme, Sulejman Rexhepi informon se po mbyllet Medresja për shkak të punimeve që po zhvillohen në objektin e Medresesë!
Shtrohet pyetja: në cilin objekt të Medresesë? Me sa dimë ne punimet po zhvillohen në Konvikt dhe, nëse Sulejman Rexhepit i ka ngelur deri te feja islame, atëherë, mësimet mund t’i lejojë në klasat e Medresesë, kurse të organizojë udhëtim të përditshëm për ndjekësit e mësimeve. Mësimet nuk duhet ndërprerë me asnjë çmim. Mësimet mund të zhvilloheshin edhe në obektin e ish-Myftinisë së Shkupit, nëse nuk i është shitur (apo falur) hala Zeglul Rexhepit, djalit të Mulla Sulës!
Po pse pikërisht në prag të vitit akademik Sulejman Rexhepi vendosi që ta mbyllë qoftë edhe përkohësisht Medresenë Isa Beu në Shkup? Po çka bëri tre muaj verë Sula dhe TIKA? TIKA-së nuk i intereson problemi i arsimimit, sepse ajo është firmë e specializuar për ndërtim, rindërtim, meremetim, rikontruim, konzervim të objkekteve të kultit dhe të kulturës dhe, punës ia nisë në çdo moment kur të arrihet marrëveshje në mes të TIKA-s dhe “pronarit” të objekteve fetaro-arsimore.
Pse Sulejman Rexhepi, dy-tr ditë para se të nis viti i ri akademik ua jep lejen ekspertëve të TIKA-s për të intervenuar në një nga objektet e Medresesë? Ja disa arsye:
– Sulejman Rexhepi ka dështuar në të gjitha aksionet fetaro-financiare, do me thënë ka dështuar dhe është në prag të falimentimit të BFI-së.
– Sulejman Rexhepi është i bindur se Medresja është e stërmbushur me punëtorë si pasojë e nepotizmit dhe, shkon dhe e mbyllë pikërisht këtë organ që shpenzon tepër shumë. Në mungesë të buxhetit, Sulejman Rexhepi do t’i largojë një numër të madh të personelit të Medresesë, të cilët do t’i paguaj nga 50 për qind dhe do t’i mbajë sa më gjatë, deri sa ata nuk do të kërkojnë vullnetarisht të gjejnë punë të re, jashtë BFI-së, pa iu hidhëruar Mulla Sulës për largim flagrant!
– Sulejman Rexhepi paratë e zhvatura nga shitja e 900 vizave për në haxh, nga mosdorëzimi i mbi 400 mij euro zeqat nga myslimanët e vendit që ia kanë dorëzuar atij në katër sy, paratë e zhvatura nga mostherja e kurbanëve (prandaj edhe e mbyll mezen e Medresesë), paratë e zhvatur nga mostherrja e kurbanëve të haxhilerëve, nga paratë e vjedhur nga fryerja e çmimit të udhëtimit të 600 haxhilerëve, edhe atë mbi 500 euro në biletë udhëtimi, të gjitha këto, nuk ka ndërmend t’i dorëzojë në BFI me qëllim që të zhvillohet pa pengesa jeta fetare islame, por do t’i shpenzojë në ndërtime të pishinave katundareske, si dhe në blerje të “Formula1” të makinave për nipërit e tij,
– Sulejman Rexhepi nuk është i ndërgjegjshëm se çka do të thotë të shtyhet, apo të humbet 1-2 ditë shkollim e lërë me me muaj të tërë;
– Sulejman Rexhepit kurrë nuk i kanë interesuar as mektebet, as institucioni i hifzit e as shkollimi i lartë, qoftë në Medrese qoftë në Fakultet (ndryshe nuk do t’i turpëronte të dy organet duke i ekspozuar si vatra të krimit e të vjedhjeve, vetëm e vetëm t’i fshehë gjurmët e veta prej një krimineli e hajni të përkryer),
– Sulejman Rexhepit i intereson xhepi i vet dhe jo familjarët e të punësuarve në Medrese, e aq më pak vullneti i gjeneratave të reja për t’i shërbyer islamit në Maqedoni.

Sulejman Rexhepi nuk di se kur do të fillojë viti i ri akademik në Medresenë tonë. Kjo do me thënë se, mbyllja e Mederesesë do të jetë për një kohë të gjatë.
Të gjitha raportet arkivore flasin se Medreseja Isa Beu në Maqedoni është mbyllur disa herë, por asnjëherë për shkak të ideologjive, apo pushtuesve. Medresja është mbyllur me dekada pikrisht për shkak të krizave financiare.
Ky fakt do të duhej të ishte arsyetim i vetëm në atë vendim të Sulejman Rexhepit që e sjell në emër të “organit kolektiv” lidhur me mbylljen e Medresesë dhe dëbimin e një numri të madh të punëtorëve, ndaj të cilëve ka hak të madh për shkak të përkrahjes së verbër që ia kanë ofruar Mullait të tyre.
Lëvizja e myslimanëve për reforma në BFI, në krye me ish-sekretarin e përgjithshëm të BFI-se, Afrim Tahirit, tashmë është deklaruar për sa i përket nëpunësve të kësaj Medrese dhe fatit të saj, përgjithësisht: nuk ka forcë, nuk ka Sulejman e Sulejmanicë në botë që mund ta mbyllë këtë vatër të shenjtë arsimore. LËVIZJA e garanton fillimin e procesit arsimor në këtë vatër shkollore sapo të shporret Sulejman Rexhepi. Kjo kohë është shumë e afërt, kjo ngjarje do të shënojë gëzimin dhe lumturimin më të madh që do ta përjetojë popullata myslimane e Maqedonisë. Zoti ia theftë qafën këtij farë matrapazi që mbyllë shkolla shqipe-islame, qoftë edhe vetëm për një ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *