Sulejman Rexhepit i pengon përkatësia kombëtare

(Lidhur me kollumnen e fundit të Agim Mehmetit të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, me titull “Mashtrimi si kod” e të publikuar në dy-tri portale që i kontrollon Sulejman Rexhepi e që i finanson nga paratë e dhuruara të myslimanëve për zhvillim të jetës ftare islame në vend)

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

 

Sulejman Rexhepi, përgjatë jetës së vet ka pasur shansin të luftojë dy nacionalizma: Me shpirt dhe praktikisht  ka luftuar “nacionalizmin shqiptar” të viteve 1980-1990 dhe, kohëve të fundit, formalisht dhe tërthorazi ka nisur ta luftojë nacionalizmin maqedonas, edhe atë duke shpresuar në ndonjë kundërsulm maqedonas që këtij do t’ia siguronte epitetin “viktimë e pushtetit maqedonas”! Në këtë vazhdë ishte edhe kollumna e fundit, të cilën e nënshkruan Sulejman Rexhepi kurse autori i vërtetë ëshët Agim Mehmeti! Nuk dihet nëse sinqerisht e ka këtë botëkuptim të pështjelluar mbi nacionalizmin Agim Mehmeti, apo, thjesht, e ka dëgjuar në ndonjë nga ndejat në Konak prej Sulejman Rexhepit dhe, për rrjedhojë është inspirur dhe e shkruan këtë tekst leckë! Nëse e ka skolastike, atëherë Agim Mehmeti duhet të dijë se Sulejman Rexhepi kurrë nuk i ka pasur punët mirë me “nacionalizmin”! Këtë term Sulejman Rexhepi për herë të parë e ka dëgjuar nga propaganda serbe që e luftonte të vetmin nacionalizëm në Europë, “nacionalizmin shqiptar”! Zatën, kësaj lufte serbo-sllave i ishte bashkangjitur edhe Sulejman Rexhepi, i cili nga KQ i PKM kishte detyrë “të shenjtë” për të organizuar dhjetra ligjerata nëpër xhami me qëllim për ta luftuar “nacionalizmin shqiptar”, i cili nuk ishte asgjë jetër përveç KOD I LIRISË DHE PAVARËSISË SHQIPTARE!

 

Nacionalizmi prodhon nacionalizëm

Sot Sulejman Rexhepi larg e larg e gjuan gurin kundër “nacionalizmit” maqedonas, të cilin e ngjalli, e projektoi dhe e forcoi miku-vëlla i Sulejman Rexhepit, Nikolla Gruevski, të cilin për këtë meritë do ta urojë duke e lutur Allahun e Madhëruar që ta bekojë! Nacionalizmi i Nikolla Gruevskit konsiston në përforcimin e kombit maqedonas duke ushtruar superioritet kundër popujve të tjerë që jetojnë në Maqedoni. Heshtja e këtyre popujve karshi kësaj tendence për supremaci nacionale do të thotë “integrim”, “asimilim”, zhdukje! Çdo përballje me këtë tendencë antihumane do të thotë mbijetesë, do të thotë mospajtim, konflikt, luftë dhe, deri te ky proces nuk mund të vie nëse nuk ngjallet brenda në shpirt “nacionalizmi”! Nacionalizmi prodhon vetëm nacionalizëm! Çka të bëjmë në rastin konkret sipas Mulla Sulës së Agim Mehmetiit? Të heshtim, të mos ushqejmë nacionalizmin pozitiv, të mos përpiqemi që integrimin apo lojalitetin ta imponojmë si gjakim të flaktë për bashkëjetesë, për bashkëqeversije, për drejtim të shteti dhe të shoqërisë bashkarisht! Sepse, edhe kombi shqiptar që kaloi me sukses sfida të ndryshme falë nacionalizmit kombëtar ka të drejtë dhe kapacitete për të bashkëqeverisur, për ta drejtuar këtë shtet.

Po, është më së e vërtetë, mospranimi për t’u nënshtruar si komb, mospranimi për t’u integruar në forma të asimilimit, është pasojë e nacionalizmit pozitiv, të cilin, shqiptarët e kanë KOD që i ka bërë të dallueshëm prej të tjerëve tash e 2000 vjet!

 

Sulejman Rexhepi gjithnjë në ballë të luftës kundër nacionalizmit shqiptar

Ja, veç tjeras,  çka thotë Agim Mehmeti e që e nënshkruan Sulejman Rexhepi: “Ka kohë që të gjithë ne po ndeshemi me format më të neveritshme të nacionalizmit i cili, me ose pa dashje po provokon kundër reagimin tonë që për,fat të keq, nuk po dallon shumë nga nacionalizmi i të tjerëve që aq shumë po na pengon. Dhe, gjithmonë kështu, në qarkun djallëzor po hyjmë të gjithë, të pavetëdijshëm se nacionalizmi duke qenë shprehje e një paranoje individuale dhe kolektive që drejtëpërsëdrejti buron nga frika e lakmia, në fakt po e sulmon rrezikshëm ndërgjegjen tonë individuale.” Reagimi ynë nuk po dallon nga nacionalizmi i të tjerëve?! Po si të sillemi ne nëse jo me naionalizëm! Të nënshtrohemi e të frikësohemi nga nacionalizmi maqedonas të cilin e bekon Sulejman Rexhepi! Dikur në ofensivë ishte nacionalizmi serb, kurse Sulejman Rexhepi po luftonte nacionalizmin shqiptar! Sot në ofensivë është nacionalizmi maqedonas dhe, a nuk po ju duket se sërish Sulejman Rexhepi po e lufton nacionalizmin shqiptar?

 

Çdo nacionalizëm i ka instrumentat e veta

Nacionalizmi zuri fill dhe shpërtheu atëherë kur nisën të krijohen shtetet-komb, pas humbjes së gjurmëve të Perandorisë Romake dhe, sidomos pas Traktatit të Paqes së Vestfalisë! U krijuan këto shtete dhe, sakaq do të nisin teoritë kundër kësaj praktike, sepse do të pengohej ideja e kolonializmit dhe e shfrytëzmit të tokave dhe komuniteteve të ndryshm në botë, deri në çerekun e parë të shekullit XX. Më vitin 1648 u arrit Traktati i Paqjes së Vestfalisë i cili në fakt solli për herë të parë krijimin e njësive territoriale sovrane. Kjo ndodhi kur princërit gjermanikë përqafuan Protestantizmin e iniciuar prej Martin Luther-it, me qëllim që të shkëputeshin nga sundimi i Papatit. Pas kësaj vjen Revolucioni Francez i 1789-ës icili pasoi ndjenjën e komunitetit të ngjallur gjatë tentativave të kolonive amerikane për t’u shkëputur nga sundimi i vendeve europiane. Gjatë fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të të nëntëmbëdhjetit Napoleonizmi u shfaq si doktrina atdhedashëse e Napoleon Bonaparte-it icili e ngriti idenë e komunitetit në një shkallë tjetër sasiore, të bashkësisë së njerëzve e cila mbushte republikën franceze. Kongresi i Vjenës dhe revolucionet nëpër Europë të 1848-ës i rinakatosën kufinjtë administrativë sërish. Vetëm pas kësaj periudhe u nis të ushqehej fryma se çdo popullsi “homogjene” (sipas konceptit të atëhershëm të homogjenitetit) meritonte një hapësirë gjeografike të cilën të mund ta vetëadministronte. Vetëm me fenomenin e “bashkimit të Italisë” dhe atë të “bashkimit të Gjermanisë” u nis të ngjizej koncepti i sovranitetit të një kombi mbi shtetin e vet.

Por, a mund të thuhet se nacionalizmi është pa KOD, pa shenja, pa instrumentet e veta? Jo, sepse nuk është nacioalizëm por është hajdutëri, kriminalizim i shoqërisë pa identitet e pa kod gjenetik! Së këndejmi, sa për dijeni të Sulejman Rexhepit që është edhe “hoxhë” dhe sa për dijeni të “integristit” Agim Mehmeti që për dehje parapëlqen jo “sulçe begun” por “o tope tope papagallo”, për ta luftuar nacionalizmin së pari duhet të luftohen këta instrumenta të nacionaizmit:

– foklori,

– veshja dhe arti foklorik,

– simbolet nacionale,

– akademinë kombëtare,

– teatrin, baletin, operën kombëtare,

– intitutet kombëtare,

– arkivin kombëtar,

– radion, televizionin kombëtar

– ekipin kombëtar,

-stadiumin kombëtar,

-policinë, uhtrinë kombëtare,

Dhe, ç’të keqe gjenë Sulejman Rexhepi dhe Agim Mehmeti nëse populli shqiptar, i provokuar nga një nacionalizëm, ngritet dhe me po të njëjtën nacionalizëm i mbronë këto vlera kombëtare?!

Le të supozojmë se (sipas botëkuptimeve të Sulejman Rexhepit dhe Agim Mehmetit) shqiptarët kanë nacionalizmin më pimitiv, më të egër, më të pakuptimtë, më të ashpër, më fatkeq, më të urryer, më të mëkatshëm… Por, pikërisht, falë nacionalizmi të shqiptarëve që nuk pranuan të mbisundojnë idetë dhe angazhimet e tipit Rexhepi-Mehmeti, shqiptarët do ta sendërtojnë gjysmën e rrugës së Rilindasëve tanë: çlirimin e Kosovës dhe daljen prej okupimi nga Serbia! Gjysma e rrugës tjetër që po e brengosë kaq shumë Agim Mehmetin e Sulejman Rexhepin, përfundon në gjirin e familjes së madhe të BE-së! Dhe kësaj rruge deri te ky qëllim nuk mund të hapërohet pa një nacionalizëm racional i cili i garanton dhe i avancon vlerat kombëtare dhe civilzuese.

 

Këshillë miqësore për Sulejman Rexhepin

Dhe, në fund të kollumnes Agim Mehmeti tallet me Sulejman Rexhepin! Duke e përçmuar kapacitetin intelektual të Sulejman Rexhepit, Agim Mehmeti sjell një citat të shpifur dhe thotë “kështu ka thënë Ajnshtajni! Vërtet, a e di Sulejman Rexhepi se cila është Toria e Ajnshtajnit e cila këtë shkencëtar do ta vë në piedestalin e gjenive në botë?! Slejman Rexhepi le të na tegojë se çka thotë për nacionalizmin një mysliman e jo një hebre!

Një rekomandim miqësor për Sulejman Rexhepin që herave të tjera t’i hapë sytë dhe mos të nënshkruajë deklaratë të tilla të Agim Mehmetit, si motoja që e vë në krye të kollumnes e që thotë: Janë për keqardhje ata të cilët të vetmin sukses në jetë e kanë përkatësinë kombëtare”!

Janë të bekuar nga Zoti të gjithë ata që kanë arritur sukses që nëpër sfida të ndryshme të ekzistencës së tyre të ruajnë përkatësinë kombëtare! Sipas teorisë së dyshes Rexhepi-Mehmeti, memoja më idiotike kombëtare na qenka “Jam krenar që jam shqiptar”! Ju qoftë për nder kjo pafëtyrësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *