Sulejman Rexhepit po i pëlcet qafa

Thonë që, Mamuthët, lloj elefanti, janë ndër qeniet e ralla që e ndjejnë vdekjen, ndaj dhe, pak para se të ngordhin shkojnë dhe e hapin vetë varrin e tyre! Kurse, këtë fenomen përkthyer në ngjarje njerëzore, do të duket ngjashëm si ajo kategori njerëzore të cilat sa më pranë vdekjes punët i bëjnë llugë e më llugë me synim per ta trashur sa me shume qafën. I kësaj kategorie mamuthiane është edhe Sulejman Rexhepi, uzurpatori dhe shkaterruesi i BFI-së

Shkruan Andi Rakipi

Sulejman Rexhepi si asnjëhere më parë kohëve të fundit e ka ndjerë fundin e vet. Por, meqë është soj mamuthian nuk ka hezituar që të shkaktojë një seri skandalesh të cilët kanë rritur mirëqenien e tij të mallkuar e përplot haram. Fatkeqësisht, kësaj radhe, Sulejman Rexhepi ka kërkuar që ta trashë qafën duke mos llogaritur se mund të ndodhë që t’ia përthakojë vetëm jaka e pixhamave të burgut, apo jaka e këmishës së çmendisë. Re të zeza po sillen rreth qafës së enjtur të Mulla Sulës.

 

Gradacioni i skandaleve

Sulejman Rexhepi, me intrigat e veta si dhe me etjet e zjarrte për të fituar sa me shumë, në skandal ka involvuar edhe qarqe ndërkombëtare. Organet përkatëse turke janë duke e hetuar rastin se si Sulejman Rexhepi arriti që të kontrabandojë një kontingjet vaksinash për haxhilerët e sivjemë. Ka zëra që pohojnë se për këtë hetim pala turke ka kërkuar edhe ndihmën nga pala maqedonase. Turqia sivjet zyrtarisht ka refuzuar qe ta ndihmojë Sulejman Rexhepin me vaksina, të cilat ai megjithatë i solli në Maqedoni duke ua llogaritur haxhilerëve në vlerë prej 100 euro. Zërat flasin se vetëm nga vaksinat sivjet buxheti familjar i Sulejman Rexhepit u shtua për rreth 10 000 mijë euro!
Sivjet numri i haxhilerëve që pranuan të udhëtojnë me Sulejman Rexhepin mezi e tejkaloi numrin 300. Ndërsa numrin i atyreve që kishin vendosur të shkojnë në haxh nën organizime të ndryshme ishte mbi 1000. Sulejman Rexhepi të gjithëve u shiti viza, prej 600, 750 e deri ne 1700 euro, varësisht se kë e kishte inat e kë e kishte për qejfi. Ata që pranuan të udhëtojnë me BFI-në, e që ishin haxhilerë të agjencisë së tij turistike, viza paguan nga 400 euro, por ama udhëtimi nga 750 euro iu pagua me 1200 euro. Plotë 450 euro për haxhi, kursi nga 630 haxhilerë që pranuan të shkojnë nën ombrellën e Mulla Sulës i sollën përfitim personal prej 270 mij euro shto ketu edhe 400-500 mij euro nga vizat e shitur.
Nga shërbimet intelegjente arabe deri në organet gjegjëse maqedonase kanë arritur disa marrëveshje, fatura por edhe deklarate nga shefat e hoteleve ku janë vendosur haxhilerët e Mulla Sulës e që flasin për një sërë mallverzimesh financiare. Për Sulejman Rexhepin çmimet janë fryrë për 700 riall kurse per shefat jane shfryrë për 1500 riall me qëllim që shefat e hoteleve të paguajnë më pakë tatime, kurse nga ky shërbim Mulla Sula ka pasur plus 20 për qind fitim prej tatimit të kursyer apo të vjedhur. Prandaj Mulla Sula ka insistuar që haxhilerët tanë të rrinë sa më gjatë, sepse fitimi personal i Sulejman Rexhepit do të jetë më i madh. Kurse ky qëndrim për dy javë më gjatë në BFI do të interpretohet si rast fatal për këtë Institucion “sepse solli shpenzime dhe për pasojë edhe humbje të parikuperueshme për buxhetin e BFI-së”.
Ky skandal u parapri nga manipulimi i diplomatëve arabë tek të cilët dërgoi emra për mysafirë të Mbretit e që i prezantoi si imamë e përgjegjës të jetës fetare, ndonëse në realitet ishin policë por edhe njerëz të nëntokës.
Një storie më vete është edhe fitimi qindra e mijëra euro nga kurbanët e sivjemë, të paguar në organet e BFI-së por që tashme janë mbledhur shume fakte që flasin se nuk janë therrur as 30 për qind e kurbanëve të paguar. Këtë vendim haram prej diktatori që i jep shkëpurdhjet e fundit, Sulejman Rexhepi po e justifikon si problem objektiv, meqë Medresja Isa Beu është mbyllur dhe vetëm një Zot e di se kur do te hapet dhe, për pasojë nuk ka nevojë të funksionoje guzhina e Medresesë.

 

A guxon të hapet një shkollë private pa leje! Po si guxon të mbyllet një shkollë pa procedurën paraprake të falimentimit?

Sulejman Rexhepi me aktin e mbylljes së Medresesë ka dëshmuar se është një kapadai i papërmirësueshëm i cili duhet të ndëshkohet nga organet përkatëse.
Si guxon Sulejman Rexhepi që ta mbyllë një shkollë me traditë të gjatë? Si guxon ta mbylle shkollën në emër të punimeve që kryhet jo në objektin shkollor por në konviktin e nxënësve. A ka vendim nga kolegiumi i profesorëve, nga këshilli i profesorëve, nga këshilli prindëror i shkollës, nga drejtoria e Shkollës, apo, Medresja Isa Beu është shkollë personale e tij ndaj dhe nuk ka nevojë për kurrfarë këshillash kur është në pyetje fati i kësaj vatre arsimore islame.
U hap një çerdhe private dhe krejt shteti u ngrit në këmbë! Kurse u mbyll një shkollë legale, kurse shteti fle? Kush është ai trim i cili guxon të luajë me arsimimin e nxënësve dhe me fatet e mësimdhënësve të kësaj shkolle? Si guxon ta ndërpresë shkollimin e nxënësve? Kush është ai që u është kërcënuar nxënësve që kanë provuar të protestojnë në heshtje kundër këtij vendimi “misterioz”. Sulejman Rexhepi duhet të përgjigjet dhe jo të ik prej spitali e në spital, duke u munduar t’i shmanget organeve kompetente, te cilët, dorën në zemër, janë trishtuar nga ky gjest kriminal i Sulejman Rexhepit.
Mbushja e gabzherrit me përfitime haram, duke i falimentuar institucionet e BFI-së, minimi i perspektivës me skandale nga më të rëndat, në fakt sikur po i japin shenjë Mamuthit që të ikë e ta hapë gropën, sepse po i vjen fundi. Tashmë fundin e ka më afër se kanatjeren e trupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *