Synimi djallëzor i Sulejman Rexhepit

Të gjithë të emëruarit nëpër organet dhe institucionet e BFI-së së katandisur si mos më keq, e dinë fort mirë se Sulejman Rexhepi i ka përfshirë në vjedhje të vakëfit, e dinë fort mirë se Sulejman Rexhepi ka dokumente për vjedhje nga ana e tyre, prandaj dhe i rrinë urtë, duke u ndjerë inferiorë e të margjinalizuar deri në të pavlerë.  Patjetër që i ka Sulejman Rexhepi këto dokumente, sepse, si mos t’i ketë edhe “pushteti” kur tashmë i ka edhe opozita e tij, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI!

Shkruan Ajtene G. Curri

 

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, me vite ka pritur këtë moment: t’i korruptojë, t’i kapë në hajni dhe t’i nënshtrojë të emëruarit prej tij nëpër organet e BFI-së! Arsyeja e vetme është që, asnjëri prej tyre të mos lëvizë nga vija që do t’ua vizatojë Sulejman Rexhepi e që përfundon në theqafje kolektive si organe! Sulejman Rexhepi ka qenë dhe është shumë i vetëdishëm se do të jetë vula e degradimit deri në shkatërrim të BFI-së, por, gjithësesi që tinëzisht është angazhuar që ky faj të mos i zihet ngojë nga të emëruarit e tij të cilët, si të nënshtruar përdhe e me “kiçmë” të thyer, të jenë  luajalistë, besnikë dhe amortizues të goditjeve publike që do të vijnë nga “armiqtë” e tij!

Sulejman Rexhepi ka dokumente se si të emëruar të tij nëpër organet e BFI-së kanë vjedhur vakëf, kanë vjedhur dhe akoma vjedhin qeratë e dyqaneve, ka dokumente për vjedhje të zeqatit nga ana e myftive që i fusin nëpër xhepa të tyre dhe jo në arkën e BFI-së; Mulla Sula ka dokumente se si të emëruarit e tij kanë vjedhur kurbanë, lëkura, nga haxhi! Prandaj dhe, sot, Sulejman Rexhepi, vjedh në emër të të gjithëve, vetëm ky aq sa kanë vjedhur të gjithë të tjerët “ngapak”! Të gjithë të emëruarit nëpër organet dhe institucionet e BFI-së të katandisur si mos më keq, e dinë fort mirë se Sulejman Rexhepi ka dokumente për vjedhje nga ana e tyre, prandaj dhe i rrinë urtë, duke u ndjerë inferior e të margjinalizuar deri në të pavlerë.  Patjetër që i ka Sulejman Rexhepi këto dokumente, sepse, si mos t’i ketë edhe “pushteti” kur tashmë i ka edhe opozita e tij, Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI!

Sadizmi i Sulejman Rexhepit nuk përfundon këtu! Ai përpiqet që tërë fajin e dështimit t’ua lë të emëruarve të tij dhe jo të mendohet se fajtor për falimentimin e BFI-së është Sulejman Rexhepi!

Këto ditë, falimentimi i BFI-së dhe i organeve e institucioneve të saj ka prekur pikun e kulmit! Fajtori duhet të gjendet! Fajtorin e dinë të gjithë myslimanët, me përjashtim të “imamëve” dhe “myftive”! Sulejman Rexhepi ka kërkuar në mënyrë ultimative që myftitë t’i urdhërojnë imamët që të kërkojnë ndihma nga xhemati për të shpëtuar Medresetë dhe FSHI-ja! Gjithandej kërkesa po shtrohet “jo për individë të BFI-së por për hirë të jetëgjatësisë së Medresesë”! Ndërsa xhemati ka përgjigjen e vet: nuk i japim lekët tona që Sulejman Rexhepi t’i shpenzojë nëpër kafe me pjevaçica e me meze me raki! Do me thënë, imamët e dinë se pse po ju dështon ky aksion, e dinë se ku është faji! Këtë fakt e heshtin por vetëm ua raportojnë myftive dhe operativës së myftinive, të cilët, meqë e kanë mizën nën kapuç, e heshtin këtë fakt, duke e pranuar dështimin si personale dhe duke e amnistuar Sulejman Rexhepin! Asnjë nga imamët dhe asnjë nga myftitë nuk i thonë Sulejman Rexhepit: zotëri, aksioni për mbledhjen e parave për Medresenë dhe për rrogat e nëpunësve ftarë po dështon për shkak të babëzitjes tënde, por, i rudhin krahët, duke u sharë e ofenduar para Sulejman Rexhepit dhe, kësisoj, duke u shpallur zyrtarisht si njerëz të dështuar. Ky është synimi djallëzor i Sulejman Rexhepit. Ma mbani kopilin sa nuk më ka ngelur në dorë, do të thoshte e përdala!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *