TAKSAT FETARE QË USHQEJNË ÇARTJEN ANTIFETARE

Editorial nga Levizja Myslimane për Reforma në BFI

Sulejman Rexhepi tashmë e ka shkatërruar sistemin ekonomik të BFI-së, i ka rrënuar të gjithë burimet financiare që e krijojnë buxhetin qendror të BFI-së. Ky Institucion, si asnjëherë më parë në historikun e vet nuk ka qenë në pozita aq të rënda finansiare se sa sot. Kjo jo për faktin se Sulejman Rexhepi jo vetëm që e keqmenaxhoi këtë Institucion, jo vetëm që e keqpërdori pozitën zyrtare, jo vetëm që vodhi, që zhvati, që e grabiti vakëfin por, mbi të gjitha, ai ndikoi si asnjë propagandë antiislame që të arrihet prishja e raporteve të devotshme, prishja e beslidhjes myslimanë-institucion. Sot, për shkakun e Sulejman Rexhepit ka rënie të fitrit, të cilin myslimanët nuk po e paguajnë për Medresenë por po ia japin Elvis Naçes, Halil Kastratit, shoqatave të ndryshme si dhe vetë familjeve të varfëra. 

Sot bisneset e kanë humbur besimin se zeqati i tyre po shkon ne vendin e duhur, sepse gjithnjë po duhet Sulejman Rexhepit t’ia dorëzojnë në zyren e tij, në katër sy, për të përfunduar në xhepin e tij dhe jo në buxhetin e avansimit të jetës fetare islame në vend. Avansim po njeh vetëm shtimi i kapitalit të Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi është shkaktari i vetëm që po i detyron myslimanët e vendit që sa më pak të paguajnë kurbanë në BFI e në Medrese, sepse tashmë është dëshmuar katercipërisht se ai nuk i therrë kurbanët e paguar, madje as që blihen. Blihen vetem një numër simbolik sa për “adet”, të tjerat përfundojnë në xhepin e Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi ka vite që nuk ka sjellë vendime për komisione rreth organizimit të haxhit, i vetëcakton ca myhybë të vet, anëtarë të familjes së vet dhe, gjithçka në konfidencë totale, punë sekrete e të paraportueshme. Sepse Institucioni nuk duhet të dijë se sa haxhilerë udhëtuan, sa ishte kontrata, sa viza u shitën, sepse tërë përfitimi nga ky aktivitet fetar duhet të përfundojë në xhepin e Sulejman Rexhepit. Kështu, sot kemi një sistem financiar tërësisht të rrënuar, një Institucion të falimentuar, një vatër mësimore që nuk arrinë të sigurojë buxhet të vetin, një “reis” super të pasur dhe të kompleksuar deri në makineri prodhuese të gafave e aferave si pasojë e presionit psikik që po vjen nga mosdenjimi i besimtarëve që të bijnë pre e babëzitjes së tij.
Sulejman Rexhepi i ka harxhuar paratë e BFI-së, e ka futur këtë Institucion në borxhe të frikshme dhe, sot, nuk po arrinë t’i paguaj rrogat, honoraret dhe mëditjet e profesorëve të Medreseve, te cilët, të ndodhur para faktit se për ta nuk ka më rroga, po detyrohen ta pranojnë ultimatumin e Sulejman Rexhepit, duke mos kuptuar se pafajësisht po bëhen bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e sistemit financues të Medresesë! Po dalin nëpër xhami e nëpër xhemate me vazi-nasihate kushtuar tubimit të fitrit, të cilin po e kërkojnë me dhembje, sepse tash e sa muaj nuk kanë marrur rroga si profesorë të Medresesë të ngelur pa kokërr leku! Drejtor Ekonomik i kësaj vatre arsimore fetare është djali i Sulejman Rexhepit, Zuhejr Rexhepi, kurse arkatar është vëllai i Sulejman Rexhepit, Qani Rexhepi. Dhe, po pyesim pastaj naivisht se ku ngeli buxheti i Medresesë për të cilën kontribuonin tërë popullata myslimane e vendit. Sullara e Epërme tashme e ka edhe lagjen elitare të përberë nga super të pasurit e familjes Rexhepi! Popullata myslimane, anekënd Maqedonisë Veriore, është skajshmërisht e trishtuar nga propaganda e profesorëve të Medresesë që kërkojnë fitra për rrogat e tyre të prapambetura e jo për mirëmbajtjen e Medresesë dhe për zhvillimin e jetës edukativ-fetare. Myslimanët e Maqedonisë tashmë e kanë shumë të qartë që edhe profesorët e Medresesë sikundër edhe myftinjtë e vendit, janë shndërruar në mjet propagandistik për pasurimin sa më të madh të Sulejman Rexhepit. Sa më shumë fitra e zeqat aq më shumë i pasur Sulejman Rexhepi. Kurse, kësaj propagande i jep shpirt i gjori i Myftinisë së Tetovës, “amkademiku” Qeni Nesimi, i cili vjedhësin e fitrit nuk e sheh te Sulejman Rexhepi i cili nuk e fali qofte vetëm një teravi apo një xhuma me xhematin e vendit por, e sheh te disa “thirrësa në islam”, të cilët përmes faljes së namazeve në xhemat, mundohen “t’i vjedhin” fitrat e xhematit, të cilit, sipas të ngratit Qani Nesimi, nuk e paskan kabullë namazin e falur me këta “thirrësa”. Pse a qenka kabullë namazi i falur pas Qani Nesimit, i cili xhematit të Tetovës i prinë si përfaqësues dhe mbrojtës i interesave meskine të Sulejman Rexhepit. Është shumë e trishtueshme humbja e besimit të xhematit në Institucionet fetare. Megjithatë, në këtë dhembje e në këtë trishtim, ka një detaj që nuk e vret shpresën për të ardhmen: duke e evidentuar fajtorin, në këtë rast Sulejman Rexhepin, përçohet mesazhi se, me ikjen e Sulejman Rexhepit dhe myhybëve të tij, sërish ka gjasë të rikthehet vetëdija kolektive e besimtarëve tanë se, Institucionet fetare varen në mënyrë direkte nga djersa e shenjtë dhe aq e shtrenjtë e besimtarëve. Nëpërkëmbja e kësaj djerse nënkupton ngulfatje të jetës fetare islame. 
Këtë ngulfatje nuk mund ta bëjnë askush tjetër përveç djersëthithësit dhe armiqtë e çartur të islamit. Çdo taksë fetare që u falet këtyre është kontribut në ushqimin e kësaj çartjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *