Tallje e dokumentuar e Sulejman Rexhepit me teologët dhe fenë

Këto ditë, në inboxin e faqes sonë ka ardhur një letër, ilustruar me një dokument dhe, nuk e botuam deri sa e verifikuam adresën dhe personin që na e ka dërguar. Adresa është e mikut tonë nga brenda BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi. Ky mik, përmes kësaj letre të dokumentuar na lutet që të kemi kujdes dhe mos t’i dëmtojmë kot e kot raportet në mes të Sulejman Rexhepit dhe “organit të tij”, Qenan Ismailit, jo i zgjedhur legalisht por i emëruar ilegalisht nga varësi i tij, Mulla Sula

Sulejman Rexhepi, duke mos iu kujtuar intervista në Zërin e Amerikës, përmes këtij dokumenti mundohet të mohojë se ka pasur ndonjë herë qëndrim negativ kundër FRI-së dhe se kurrë nuk i ka thënë “filiale” e shërbimeve sekrete maqedonase dhe se, si çdo herë, edhe këtë konstatim dikush ia paska nxjerrur nga konteksi i asaj që ka thënë.

Pra, miku ynë nga brendia  BFI-së së uzurpuar kërkon që mos t’ia prishim raportet me “myftiun” dhe mos të përpiqemi që t’ia destabilizojmë myftininë e Shkupit, të cilin ai historikisht e ka pasur shpëtimtar të vetin.  Miku në fjalë na e nis edhe një dokument të arkivuar në BFI, përmes të cilit mundohet ta amnistojë Sulejman Rexhepin dhe ta tregojë të vërtetën se kush ka qenë në fërkime permanente në mes të BFI-së dhe FRI-së, kryetar dege i së cilës ka qenë Qenan Ismaili deri sa nuk u emëru ilegalisht “myfti” i Myftinisë së Shkupit.

Nga nënrreshtat e letres së mikut vërejmë qartë se kjo kërkes që është direkt e Sulejman Rexhepit, na sugjeron që të paktën ta kursejmë dhe mos të fusim përçarje në prag të organizimit të haxhit, sepse, sivjet Sulejman Rexhepi pret përfitime të majme personale.

Nuk e kemi të qartë se pse me kaq lehtësi Sulejman Rexhepi e tradhëton aletin e tij, Agron Vojnikën, i cili, kur paska qenë shef kabineti i Mulla Sulës, paska nënshkruar një dokument përmes së cilës kërkon nga Myftinia e Shkupit që të merren masa kundër Qenan Ismailit i cili po i bën shumë dëm islamit në territorin e Myftinisë së Shkupit! Në fakt, nga ajo që ia paska thënë Sulejman Rexhepi mikut tonë, del puna se këtë qëndrim Agron Vojnika e paska ngritur që në momentin kur Qenan Ismaili nuk paska pranuar që ta fusë në listën e bursës studentore, si student i përjetshëm i “gazetarisë” në Tiranë!  

Por, ku qëndron edhe morali i këtij shkrimi! Agron Vojnika kritikon pasivitetin e Myftinisë së Shkupit dhe kërkon që të shpëtohet feja islame nga Qenan Ismaili?! Është kjo një lëvizje pë të dëshmuar se si është tallur Sulejman Rexhepi me elementin teologjik në Maqedoninë e Veriut, apo se si ka dashur ta degradojë fenë duke e lënë në dorë të pijanecëve, narkomanëve e vrasësve të derrave të egër.

Në dokumentin që na e nisë miku nga brendia e BFI-së, thuhet: “Duke parë gjendjen faktike nëpër xhamitë që janë nën kompetencë të Myftinisë së Shkupit, kemi vërejtje serioze, sidomos ndaj përgjegjësve të sektorit të Shërbimit Fetaro Arsimor, për mos kryerjen e detyrës së tyre duke mos i pasur në kontrollë xhamitë dhe lejimin me ose pa vetëdije  të individëve apo grupimeve që janë kundër Bashësisë Fetare Islame, që të veprojnë nga xhamitë e Mytinisë së Shkupit”, thuhet në pasuesin e parë të kësaj letre! Në fakt, ky pasus mund të jetë gjthçka por assesi komunikim serioz, profesional e i qartë i dërguar nga kabineti i Mulla Sulës, aq më tepër prej një “gazetari”.

Sa i përket xhamive të pakontrolluara, për të cilat jo njëhrë ka folur edhe Sulejman Rexhepi, duke kritikuar polici e shërbime sekrete, në fakt është përpjekje e Sulejman Rexhepit për t’u dukur si viktimë e “një dore të huaj” dhe jo si lojë personale e tij. Sepse, nuk ka imam në asnjë xhami që mund të veprojë pa dekretin e Sulejman Rexhepit. Sulejman Rexhepi, sa herë që ka hasur në imamë që nuk kanë punuar nën diktatin e tij, sakaq ia ka tërhequr dekretin dhe nga vendi i punës në xhami i ka larguar me intervenime policore. Ka dhjetra shembuj! Sot janë 47 xhami në territorin e Myftinisë së Shkupit që nuk ia çokin hiç Sulejman Rexhepit, porse ky i lë të qetë sepse nuk po ia turullojnë ujin!

Më tej, letra vazhdon me pasusin e dytë humoristik: “Reisul Ulema duhet të informohet nëse ndonjë xhami nuk është nën kontrollin e Myftinisë suaj, apo në ndonjë xhami vepron ndonjë forum, si Forumi Rinor Islame, i cili nuk është nën kontrollin e Bashkësisë Fetare Islame, ku si shkas përmendim ligjeratën e mbajtur nga Hasan Baftjari (Kryetar i FRI) ditën e xhuma në Xhaminë e Sulltan Muratit. Gjithashtu, në një kohë sa më të shkurtë duhet të pastrohet puna me Qenan Ismailin.

Nëse kjo zgjidhje nuk ndryshon, atëherë përgjegjësia dhe pasojat do të bien mbi Myftininë e Shkupit, gjegjësisht Sektorit përkatës”, thuhet në “Vërejtjen me shkrim” të cilin ia shqipton Myftinisë së Shkupit, Agron Vojnika, shef i kabinetit të Sulejman Rexhepit.

Nga ky pasus shihet se sa jo serioz ka qenë Sulejman Rexhepi ndaj problemeve fetare në Maqedoni. Si urdhëron që një pijanicë t’i drejtohet një organi më të madh të BFI-së prej të cilit kërkon që në çdo mënyrë të pastrohet puna me Qenan Ismailin i cili ka një organizatë që nuk qenka nën kontroll të Sulejman Rexhepit. Në momentin kur edhe kjo organizatë nënshtrohet dhe pranon të kontrollohet nga Sulejman Rexhepi, (kontroll ky qe nënkupton vetëm premtimin se organizata në fjalë do të sjellë para në xhepin e Mulla Sulës), sakaq Qenan Ismaili do të bëhet prej tij “myfti” i Myftinisë së Shkupit.

Nga nënshkrimi i këtij dokumenti vërtetohemi se, zyrtarisht, Sulejman Rexhepi kurrë nuk paska pasu diçka konkrete me Qenan Ismailin, nuk ekziston dokument i nënshkruar prej tij kunër këtij “myftiu”, por edhe ai dokument që është i nënshkruar nga Agron Vojnika flet për lojën që “disa nëpunes të BFI-së e kanë luajtur prapa shpinës së Sulejman Rexhepit”. Se ky farë malli kurrë nuk ka pasur asgjë kundër Qenan Ismailit, flet edhe fakti që, ja, në momente më të vështira, e thirri dhe e bëri “organ të tij”, e emëroi në mënyrë ilegjitime myfti të Myftinisë së Shkupit.

Dokument me një fjali kaq naive si kjo “në një kohë sa më të shkurtër duhet të pastrohet puna me Qenan Ismailin”, nuk është parë dhe nuk është dëgjuar, nuk mund të gjendet në asnjë arkiv të botës. Se për çfarë pune bëhet fjalë këtë e di vetëm Qenan Ismaili dhe Sulejman Rexhepi, kurse neve gjithnjë na shkon mendja se bëhet fjalë për “punë parashë”! Në fund Mulla Sula i mori këto para, sepse pa dyshim që ia shiti postin e myftiut Qenan Ismailit. Por, assesi të plotësohet ajo shumë për të cilën u dakortësuan gjatë marrëveshjes, prandaj edhe Sulejman Rexhepi është duke e mbajtur në komplluk Qenan Ismailin, të cilin, as e le të shkojë përpara dhe as nuk e le që të shkojë “rikverc” e t’i qaset problemit madhor të kësaj Myftinie – eliminimin e kontrollit, ndikimit dhe vjeljes së Myftinisë së Shkupit nga ana e Sulejman Rexhepit. /Opinione/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *