“Tanku” i Gruevskit dhe “Tanket” e Mulla Sulës

Thënë shkurt, “Tanku” i Gruevskit është çikërrimë për sa i përket “Tankeve” të Sulejman Rexhepit, por, ku të gjendet ajo prokurori e pakorruptuar politikisht për ta hetuar këtë park “tankesh”. Kjo aferë gjithësesi që do ta linte në hije dhe do ta margjinalizonte “tankun” e Gruevskit, të cilin, me sa duket, akoma po e ruan lutja e Mulla Sulës drejtuar Allahut të Madhërishëm për ta bekuar

Shkruan: Ilir L. Meta

Rasti “Tanku”, i inicuar nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë, hedh dyshime mbi dy persona (ish-ministrja Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i atëhershëm për prokurim publik Gjoko Popovski) që ngarkohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe autorizimeve në periudhën nga muaji shkurt deri në tetor 2012 e “për të plotësuar dëshirën e kryeministrit të atëhershëm” (Nikola Gruevski v.j) për blerjen e “automobilit special”.

Sipas kësaj Prokurorie Speciale, në kushte të fuqisë së zvogëluar ekonomike dhe blerëse të Ministrisë, është vepruar kundër Ligjit për furnizime publike. Në bazë të përgjimeve telefonike shihet qartë se si është favorizuar një kompani me atë që në dokumentacionin e tenderit janë përmendur më shumë specifikime teknike që tregojnë prodhimtari konkrete dhe modele tregtare gjegjësisht të një modelit konkret të automobilit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i dytë në procedurën për furnizime publike edhe pse ka qenë i vetëdijshëm për privilegjimin joligjor të një operatori të caktuar ekonomik, megjithatë ka marrë vendim për përzgjedhjen e ofertës më të volitshme dhe ka lidhur marrëveshje për furnizim publik të automobilit në vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro”, thuhet në njoftimin e PSP-së, e që ka të bëjë me super makinën “Mercedesin e blinduar”.

Shtrohet pyetja se, çka nëse nuk do të ekzistonte një “bombë” e tillë e Zajevit? A do të ngriste dikush proces për ta hetuar se si u zhvillua ky furnizim dhe, pse fare ishte i nevojshëm! Ndryshe, pas vendimit për ta inicuar këtë blerje megallomane, tërë procedura është kryer sipas rregullave të parapara.

Po nëse një prokurori, çfarëdo qoftë ajo, i futet BFI-së për të hetuar furnizimet me makina për teke megallomane të Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të këtij Institucioni, do të hasë jo vetëm në shkelje ligjore, jo vetëm në mospërfillje të rregulloreve por, do të hasë edhe në veprime që do të cilësoheshin si vepra penale të vjedhjes.

Vetëm një “Tank” i Nikolla Gruevskit po e tund shoqërinë e vendit, por, çka do të ndodhte nëse do të zbardheshin të gjitha ato afera të makinave që përbëjnë “Tanket” e Sulejman Rexhepit? Pa dyshim që, do të merrte fund një herë e mirë abuzimi me paratë aromë djerse e dhembje të myslimanëve të vendit.

Sulejman Rexhepi me urdhër të prerë, apo me sugjerim të anëtarëve të familjes së tij, e ka pajisur BFI-në me super makina, për të cilat nuk ka pasur nevojë. Janë tri makina zyrtare, dy mercedesë dhe një audi xhip, të gjitha këto për nevoja të familjarëve të tij të frustruar) të cilat janë blerë në katër sy, pa përfillur kurrfarë rregullore që parasheh, të paktë formim të komisioneve si dhe procedura të tjera ligjor.

Sulejman Rexhepi ka lejuar që me grumbull parashë të dilet jasht shtetit, vetëm pse djemtë e tij kanë parë makina në internet nëpër shtete të ndryshme, dhe nga atje t’ia sjellin “babuçit” makinën zyrtare! Nuk ka kurrarë dokumenti, kurrfarë fature e kurrfarë transakcioni të parave me dedikim përkatës.

Makina të tjera, që kanë qenë të parkut të BFI-së, vetëm një Zot e di se ku janë dhe si kanë përfunduar. Pa kurrfarë procedure ligjore, pa kurrfarë komisoni e procesverbali, janë shitur apo janë dhuruar ndërkohë që, po ashtu, pa kurrfarë  vendimi e komisioni ka vepruar edhe me tjetërsimin e makinës së donuar si dhuratë për “Hilal”-in nga një donator turk (Sulejman Mutlluxhan). Ka shitur xhipin e dhurur ndërsa në oborr të BFI-së vërehet një makin e shkatërruar të cilën na e paska blerë më paratë e xhipit të shitur që paskësh shpenzuar shumë naftë!

Sulejman Rexhepi, edhe me këto “Tanke” na dëshmon se pasurinë dhe pronën e përgjithshme të BFI-së ai e konsideron si pronë të veten personal, prandaj dhe shkelë të gjitha procedurat dhe ligjet për furnizime publike, të gjitha rregulloret e BFI-së për këtë qëllim, me të vetmin synim që gjatë shitje-blerjeve të “tankeve” t’i ngelë diçka për në xhep, pa pasur nevojë që të marrin vesh komisione e sektore gjegjëse në BFI.

Thënë shkurt, “Tanku” i Gruevskit është çikërrimë për sa i përket “Tankeve” të Sulejman Rexhepit, por, ku të gjendet ajo prokurori e pakorruptuar politikisht për ta hetuar këtë park “tankesh”. Kjo aferë gjithësesi që do ta linte në hije dhe do ta margjinalizonte “tankun” e Gruevskit, të cilin, me sa duket, akoma po e ruan lutja e Mulla Sulës drejtuar Allahut të Madhërishëm për ta bekuar atë. Por lutja e Gruevskit për ta ruajtur Mulla Sulën po del më e përshpirtshme. Nuk ka fuqi e shenjtë apo e thjeshtë që mund ta prekë Mulla Sulën e “bekuar” nga Nikolla Gruevski dhe nga klani i korruptuar i gykatësve dhe prokurorëve gostivarasë që manipulojnë në emër të Ali Ahmetit që shpesh shihet nëpër foto tek e shqepë qengjin e pjekur me Mulla Sulen dhe bastardët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *