Të gjitha paqartësitë e Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi ka shumë paqartësi të cilat madje tek ai shkaktojnë dilema, huti, shqetësime, rrënim të shëndetit mental e fizik, plogështi, degradim e duke shkaktuar situatë të panjohur në historikun e BFI-së gjashtëshekullore

Shkruan: Ajnishah Rashiti

 

Këto ditë, dikush është kujtuar që t’i përmbledhë të gjitha shkrimet e vitit 2018 (qindra të tillë) që janë botuar nëpër portale të ndryshme e që i dedikohen BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi.  Shkrimet dëshmojnë për një sensibiliitet të madh të opinionit si dhe një “rrebelim” të fuqishëm të opinionit kundër BFI-së si firmë private e Sulejman Rexhepit.

Kurse, nga ana tjetër, asnjë shkrim, asnjë reagim, asnjë sqarim dhe asnjë qëndrim të Sulejman Rexepit (e as të “bashkëpunëtorëve” të tij) për sa i përkt këtij aktiviteti të opozitës së kësaj strukture- uzurpatore të BFI-së, dhe që godet fuqishëm në nevojën e domosdoshme për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse në këtë Institucion që tashmë ka humbur edhe identitetin e vet.

Pa dyshim, Sulejman Rexhepi ka shumë paqartësi të cilat madje tek ai shkaktojnë dilema, huti, shqetësime, rrënim të shëndetit mental e fizik, plogështi, degradim e duke e shkaktuar këtë situatë krize të panjohur në historikun e BFI-së gjashtëshekullore.

Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se pse u krijua opozita e tij! Nuk e ka të qartë se pse tërë kjo fushatë kundër tij! Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se, reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse të parapara në Platformën e Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, janë të domosdoshme dhe që shkojnë ekskluzivisht në dobi të tij. Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se me këto reforma praktikisht shpëtohet Bashkësia Fetare Islame e cila, gjithësesi që do të kalojë nëpër një periudhë të vështirë por që në fund do të ngadhnjejë mbi interesat meskine të një grupi hijenash që në emër të fesë islame po shkatërrojnë gjithçka që i takon Islamit.

Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se kur ishte më i sinqertë: atëherë kur ishte “kryetar” i BFI-së (1991-1994) apo tani si uzurpatori BFI-së! Gjithësesi që ka paqartësi të mëdha edhe për sa i përket perceptimit të Islamit si fe! Nuk di a ta përceptojë si shkallë që të ngjisin drejt Portave të Xhenetit, apo ta përceptojë si trampolinë që të hedh në kënaqësitë e kësaj bote të servirur në sofrën e haramit.

Sulejman Rexhepi është i paqartë edhe me sjelljet e bashkëpunëtorëve të tij në shkatërrimin e BFI-së! Nuk e ka të qartë se pse ia mbajnë “iso”-n; nuk e ka të qartë se pse e përkrahin në këtë rrugë devijante; nuk e ka të qartë se pse janë kaq servilë; janë servilë në shenjë respekti apo janë servilë që të fitojnë edhe ata nga një copë prej tortës së haramit?!

Suejman Rexhepi nuk e ka të qartë se pse opozita e tij, e udhëhequr nga Afrim Tahiri, po përpiqen me aq ngulm për ta shpëtuar BFI-në nga rrënimi total! Kjo paqartësi po e nervozon shumë Sulejman Rexhepin, ndaj dhe, nuk e ka po atë “shpirtbutësi” siç e kishte në çastet e afrimit me oponentët e tij të më hershëm!  Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se pse dikur, rreth Bashkësisë Myslimane Ballkanike të Selimovskit, tuboheshin aq shumë hoxhallarë, ndërsa sot të gjithë i rrinë sus! Në fakt, dikur hoxhallarët vlonin në kabinetin e Suejman Rexhepit, ndërsa sot, ka muaj e muaj, ka vite që brenda nuk është futur asnjë hoxhë. Pra, janë po ata hoxhallarë që nuk e donin si në kohën e Jakup Selimvskit, porse sot, nuk ka një “Bashkësi”  tjetër alternative që t’i bashkangjiten asaj duke e poshtëruar Sulejman Rexhepin. Sot nuk i futen në kabinet, nuk i shprehin lojalitet publikisht sepse që të gjithë hoxhallarët e dinë që Sulejman Rexhepi është futur brenda BFI-së për ta rrënuar së brendshmi këtë Institucion, prandaj, hoxhallarët nuk dëshirojnë të përzihen e të kontriboujnë dhe të trajtohet si bashkëpjesëmarrës në këtë rrënim fatal, por rrinë sa më larg!

Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se pse, ata “myftinjë” kryesorë, që i llogaritë si shtylla të fuqishme në krimin e tij, po ia dekomponojnë me aq lehtësi dhe me aq vullnet të madh strukturat më besnike të tij! Nuk e ka të qartë se si po ia presin gjymtyrët, se si po ia nxjerrin sytë ndërsa po i duartrokasin për këtë gjymtim!

Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë se prej nga kjo xhelozi, prej nga ky gjakim i “bashkëpunëtorëve” të vet për ta hëngër njëri-tjetrin; nuk e ka të qartë se si me aq lehtësi i hyjnë aventurave për ta bindur se filani është armik e fisteku është spiun, ai tjetri është pederast e tjetri intelektual i kalibrit të madh ndonëse nuk ka lexuar në jetën e vet dy tituj librash (pra, jo dy libra, dy tituj!)

Kjo ndërkryerje, këto paqartësi, këto servilizma, këto cilësi hienash e gjarpinjësh, tek Sulejman Rexhepi kohëve të fundit kanë shkaktuar dilma të mëdha, madje dilema të përziera me doza të fuqishme të dyshimit: a ia vlenë tërë kjo lojë e cila në fund atë do ta nxjerrë palaço kurse bashkëpunëtorët e tij do t’i nxjerrë aktorë që do të stolisen me duartrokitje të çuditshme! A ia vlenë kjo lojë e cila Sulejman Rexhepin po e shpërfytyron në hajn klasik e në shkatërrues të BFI-së, kurse bashkëpunëtorët e tij po vetëtrajtohen si heronj e shpëtimtarë të BFI-së; Sulejman Rexhepi frikacak i cili dy javë rresht nuk erdhi në BFI, kurse bashkëpunëtorët e tij si shpëtimtarë që i rezistuan “puçit”!

Sulejman Rexhepi mund të jetë lojtar, por i duhet një trajner i shkëlqyeshëm dhe i sinqertë, i cili, edhe kur të marrë Sulejman Rexhepi karton të kuq, të dijë që ta mbajë në lojë! Edhe këtë fakt Sulejman Rexhepi nuk e ka të qartë, ndonëse është shumë lehtësisht e zbërthyeshme: të pednohet, të kthehet kah Kibla dhe të pranojë të bashkëpunojë me opozitën, qoftë ky bashkëpunim edhe si model i huzuar nga “Përzhino”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *