Teatri është i gjallë!

Nga Klodoaldo Lamçaj

Letër e Hapur për Publikun…

 

 I / E nderuar,

Teatrit ka humbur rolin ndërgjegjësues tek publiku sepse publiku nuk di rolin e tij që ka në teatër. Tashmë ka një “ krizë teatrit ” e cila lidhet me sjelljen e publikut, ku vjen me tutat sportive, ku ha kokoshka, pi koka kola etj. Vjen për të prishur një shfaqe ose për të bezdisur aktorin që me të mirat e të këqiat e tij e edukuon publikun. Kësa duhet tit hemi STOP nuk vazhdohet më kështu po kulmi është kur të gjithë hynë në Teatër 10 minuta para se të filloi shfaqja, kulmi, në asnjë vend të botës nuk ndodh që shfaqja të për faj të publikut filloi me vonesë, kur duhet të tjetë e kundërta që duhet të vij më herët edhe shfaqja të filloj si dukur në orarin fiks të saj.

Sa për kulturë, që çdo kush nga publiku duhet ta di pak histori :

Teatri vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë : τό θέατρον, Theatron ‘ vëndi për shikim’ dhe θεάομαι theaomai. të shikosh është një nocion që nënkupton rrëfimin e një ngjarjeje të inskenuar, që e realizojnë regjisorët, artistët, aktorët, me komunikimin e gjallë që përçojnë tek publiku mesazhin e pjesës.

Vetë teatëri nënkupton artin teatror, vëndin ku realizohet ai, si dhe aktin shoqëror të pranisë dhe të përcjelljes së shfaqjes. Teatri ëahtë art i fjalës së të folurit. Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve krijohet arti teatror. Ngjarjet vendosen në një hapsirë të caktuar që quhet

Por le ti rrikthemi temës sonë, publiku duhet të dijë disa parime apo rregulla para fillimit të shfaqes që fillon që nga marrja e biletës e deri në uljen në karrige e të parit Teatër. Rregullat bazike janë, bota i ka kurse ne jo.

Kur të hyni në teatër, ju duhet të dini këto gjëra:

  1. Ju duhet të jeni në kohë. Teatri është i gjallë! Që ndodh në këtë moment. Nuk mundesh që ta rikthesh atë pas. Ju ( Publiku ) jeni një pjesë e rëndësishme e shfaqjes dhe ju duhet të jeni atje që në fillim. Aktorët janë atje, stafi i teatrit është aty e të pret ty, kështu që ti duhet të jesh aty, Arritja në teatër duhet të jetë minimallisht 20 minuta para shfaqjes, ky është një rregull standard në gjithë botën.
  2. Nëse jeni vonë, ju duhet të presin deri në një pushim, apo një veprim në skenë për t’u ulur. Mirë do ishte që të zbuloni vëndi tuaj para shfaqjes, sepse nëse ju do hynit në fillimin apo mesin e shfaqes kjo do shkaktoj një shqetësim tek aktorët në fillim por edhe tek publiku. Përvoja e teatrit nuk është si në filma. Njerëzit janë të gjallë në skenë. Ata mund t’ju dëgjojnë ashtu si ju mund t’i dëgjoni ata.
  3. Ju duhet ta shikoni shfaqen për të mirën tuaj. Ju po ndiqni një shfaqje që ka marrë shumë kohë, lekë dhe talent për tu prodhuar. Ju duhet të tregoni respekt dhe vetëm respekt për aktorët e veten tuaj.
  1. Ju duhet të përdorni tualetin para fillimit të shfaqjes për të mos u ngritur dhe prishur
    ndërsa ajo luhet apo shikohet.
  1. Ju nuk duhet të flisni ose pëshpërisni gjatë shfaqjes. Ndalohet të pëshpërisni me miqtë tuaj gjatë shfaqes, sepse bezdisni ata që janë pran jush, por dhe aktorët.
  1. Nuk duhet të flisni me të aktorë gjatë shfaqes. Shfaqja është live apo direkte dhe aktorët janë të përqëndruar në dhënien e performancës sa më të mirë të mundshme.
  1. Duhet të fikni të gjithë telefonat celular, lojërat, si dhe pajisje e tjera që mund të bëjë zhurmë ose dritë gjatë shfaqjes. Asnjë kufje nuk ka ! Këto janë shumë shqetësuese për aktorët!
  1. Nuk duhet të bëni gjatë shfaqes fotografi ose të bëni video, këtë janë të ndaluara gjatë shfaqes. Këto rregulla janë sepse ekziston e drejta autorit, dhe për këtë arsye mbrohet me ligj, nëse duhet të bëni foto,video, apo të xhironi shfaqen më parë duhet të merrni lejen me shkrim.
  1. Nuk duhet të hani apo pini gjatë shfaqjes se kjo do sjell shqetësim tek të gjithë. Nuk duhet të hani as karamele sepse mbështjellësit bëjnë më shumë zhurmë se sa mendoni ju gjatë një momenti të qetë në skenë, dhe zhurma është shumë e vëmëndshme tek publiku e aktorët.
  1. Ju duhet mbajtur duart lart për veten tuaja. Prekja e njerëzve të tjerë gjatë shfaqjes është jo etike, dhe mund të çojë në debate të panevojshme.
  1. Duhet të mbani këmbët tuaja në dysheme. Nëse këmbët vendosen vazhdimisht në vendet  dhe krahët e karrigeve kjo nuk do ishte një gjë e mirë sepse do bezdisje të gjithë, të jeni të sjellshëm dhe respektoni ambientin tonë të përbashkët.
  1. Në fundi, sapo të mbyllet perdja ju duhet të duartrokisni aktorët. Ky është gjesti i fundit i juaji për aktorëve në fundin e performancës. Është mundësia për të treguar vlerësimin tuaj për atë që ata kanë ndarë me ju. Ju lutemi prisni derisa të gjithë aktorët të kenë marrë duartrokitjet e fundit dhe më pas të dilnin nga salla edhe teatëri.

Në fund fare me shumë dashuri ju them #EjaNëTeatër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *