Teoria e Agim Mehmetit mbi relativitetin e Mulla Sulës

Teoria e relativitetit sipas Agim Mehmetit është që urrejtja gjithëkombëtare kunder Mulla Sulës të sillet në “mosmarreveshje komshinjësh”. Nëse dhezë kjo teori atëherë edhe tërë ai haram i Agim Mehmetit mund të kalojë në hallall

Shkruan Kreshnik Jakupi

Në një kolumne të fundit të Agim Mehmetit të nënshkruar nga bilmesi i tij, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, uzurpatori i BFI-së, ishte munduar që ta shpalosë qoftë vetëm një anë të vooogël fetare të tij. Nuk ka! Madje as që i kishte hije tërë ai tekst fetar të nënshkruhet nga Sulejman Rexhepi, i cili në asnjë çast nuk shquhet as për hoxhë, as për teolog, as për praktikues i fesë, as i veprave humanitare, as i namazit e as i i adeteve. Sulejman Rexhepi, thjesht, mund të jetë i vetmi teolog në botë të cilit fare nuk i ka hije të flasë për hoxhallëk.
Sulejman Rexhepi i Agim Mehmetit thotë se tani na vjen Ramazani muaji kur sulmohet BFI, respektivisht, Sulejman Rexhepi.
Agim Mehmeti është një bastard i cili nuk i përton punës për ta injoruar dhe minimizuar tërë atë fushatë, tërë atë luftë të pandërprerë që është zhvilluar dhe po zhvillohet ekskluzivisht kudër shkatërruesit të BFI-së. Që nga viti 1991 kurrë nuk kanë pushuar përpjekjet për ta larguar Sulejman Rexhepin si e vetmja e keqe e BFI-së. Krahas këtij janë kritikuar edhe shumë organe shtetërore, UDB-a e KOS-a që mos ta ndihmojnë dhe mos ta përkrahin këtë të keqe për tërë shoqërinë. Në këtë fushatë permanente gjithnjë është pasur kujdes ndaj BFI-së, gjithnjë është dëshmuar se i vetmi shqetësim i protestuesve dhe i opozitës së Mulla Sulës është “TË GJITHË PËR ÇLIRIMIN E BFI-së…”
Të thotë sot ndokush se në muajin Ramazan nisë lufta kundër këtij Institucioni, është thjesht insinuatë nga goja e keqe. Ose Agim Mehmeti asnjeherë nuk është esull, gjithnjë i dehur dhe nuk mund të informohet mbi luftën dhe fushatën shumë të nevojshme kundër Mulla Sulelës që do të zhvillohet pa ndërprerë deri në largimin e tij, ose qëllimisht mundohet që ta relativizojë tërë këtë përpjekje gjithëpopullore. Dhe, sa për dieni të Agim Mehmetit, po këta myslimanë që janë kundër këtij fare uzurpatori, po këta janë ata që i kryejne detyrimet financiare fetare, duke kontribuar në mirëmbajtje te organeve fetare arsimore si dhe në avancimin e jetës fetare islame. Askush nuk jep për Sulejman Rexhepin, të gjithë japin për BFI-në ndonëse të gjithë e dinë se ato kontribute vidhen pa hesapë nga Mulla Sula.
Teoria e relativitetit sipas Agim Mehmetit është që urrejtja gjithëkombëtare kundër Mulla Sulës të sillet në “mosmarreveshje komshinjësh”. Nëse dhezë kjo teori atëherë edhe tërë ai haram i Agim Mehmetit mund te kalojë në hallall. Mallo morgen Agim Mehmeti i Mulla Sulës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *